Lajmet

Një muaj paraburgim për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të pandehurit S.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Gjykata vlerësoi se caktimi i paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të ikë dhe të arratiset, pasi ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Si pasojë e një përleshjeje mes disa personave të mërkurën në Zllakuqan të Lipjanit njëri nga ta ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur. 57-vjeçari ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Konflikti ka ndodhur mes dy familjeve për motive të ulëta./UBTNews/

Lajmet

​Real Madrid pësoi humbje nga Celta Vigo

Published

on

Futbollistët e Real Madridit kanë pësuar humbje të papritur në luftën e tyre për vendin e parë në tabelë, duke pësuar si vendës nga skuadra Celta Vigo me rezultatin 0:2.

Klubi mbretëror kështu humbi rastin t’i afrohet liderit Barcelona, e cila ka 40 pikë, katër më shumë se madrilenët e tronditur.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 16-të të La Ligës spanjolle në futboll.

Celta Vigo erdhi në epërsi me golin e mesfushorit Williot Swedberg në minutën e 53-të, pas asistimit nga Bryan Zaragoza.

Real Madrid mbeti pa dy lojtarë më pak në fushë. Fran Garcia u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 64-të dhe Alvaro Fernandez Carreras u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e dytë të kohës shtesë.

Vetëm një minutë më vonë, minuta e tretë e kohës shtesë, Celta Vigo vulosi fitoren e madhe me golin e dytë të Williot Swedberg, pas asistimit të Iago Aspas, i cili hyri në lojë vetëm pesë minuta më herët.

Celta Vigo pas kësaj fitoreje, e katërta në këtë edicion të ri të garave në La Liga, renditet e dhjeta në tabelë me 19 pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Napoli i Rrahmanit mposht Juventusin e Zhegrovës

Published

on

Skuadra e Napolit ka rikthyer kreun e tabelës në Serie A, pasi në derbin e madh si vendës kundër Juventusit, ku arriti të shënojë fitore me rezultatin 2:1.

Hero i takimit ishte danezi Rasmus Hojlund me dy gola të shënuar në minutat 7’ dhe 78’ për fitoren e madhe që mban napolitanët në garë për titullin e radhës, raporton KosovaPress.

Juventusi shënoi golin e vetëm përmes Kenan Yildiz pas asistimit të Weston McKennie në minutën e 59-të.

Edon Zhegrova hyri në pjesën e dytë në minutën e 82-të në vend të Khephren Thuram, ndërsa Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napolin që kryeson tabelën me 31 pikë, një më shumë se Inter në pozitën e dytë dhe tetë më shumë se Juventusi në vendin e shtatë pas 14 xhirove të zhvilluara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trump i zhgënjyer nga Zelensky: Nuk e lexoi propozimin e paqes

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump tha se është i zhgënjyer nga presidenti ukrainas, Zelensky pasi sipas tij ai nuk e ka lexuar propozimin për paqe.

Trump gjithashtu tha se mendon se Rusia është dakord me propozimin.

“Atyre u pëlqen, mendoj se Rusia është dakord.Po flasim me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn. Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin”, tha Trump.

Donald Trump e tha këtë në përgjigje të atyre që e pyetën për zhvillimet e fundit në negociatat e paqes në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

35 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Published

on

Janë bërë 35 vjet nga nata e 8 dhjetorit 1990, ku rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës.

Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, ku marshimi i tyre ndaloi mes qytetit dhe bulevardit të Tiranës me radhët e tyre që turma kishte mbërritur deri në një mijë persona.

Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën, duke bërë që Lëvizja Studentore në ditët në vijim të rritej.

Të nesërmen më 9 dhjetor, studentët konfirmuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat do të vazhdonin deri në mbrëmjen e 11 dhjetorit, kur në takim me Ramiz Alinë u konfirmua pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë te para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara