Lajmet

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi gruan dhe djalin

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit F.B, për dhunë në familje.

Gjyqtari i procedurës, Gani Kastrati, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 26 janar 2021 deri me datën 25 shkurt 2021.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri, dyshohet me datë 25 janar, në shtëpi në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike dhe fizike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që i pandehuri shkon i dehur në shtëpi, fillon ta fyej të dëmtuarën me fjalë ofenduese, dhe pastaj fillon duke e kanosur me fjalët “Unë jam egjeli yt, kam te ta nxjerr unë burgun ty”, e dëmtuara largohet nga shtëpia, pastaj kthehet pas 30 minutave, ku përsëri i pandehuri vazhdon me fyerje dhe fjalë ofenduese, aty ndërhyn djali i të pandehurit dhe e largon të pandehurin F.B., nga dhoma.

“Po ashtu, më datë, 26 janar në shtëpinë e tyre, i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike dhe fizike të dëmtuarit – djalit të tij në atë mënyrë që, deri sa i dëmtuari – djali i tij, ishte duke biseduar me nënën e tij, në ato momente ndërhynë i pandehuri, në prezencë të anëtarëve tjerë të familjes duke e kanosur se “të mbys me thikë” me ç ’rast tek i dëmtuari – djali i tij ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masat e tjera përpos masës së paraburgimit si arresti shtëpiak apo masa e paraqitjes në stacion policor, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale, ambientin e kryerjes së veprës penale, marrëdhëniet e acaruara ndërmjet të pandehurit dhe viktimës, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm./UBTNews

Lajmet

Tifozët e Sunderlandit i këndojnë Xhakës pas barazimit me Arsenalin

Published

on

Sunderland bëri një tjetër paraqitje të mirë në Premierligë, duke e barazuar rezultatin me liderin aktual, Arsenalin.

Futbollisti që e ka marrë tërë vëmendjen te “Macet e Zeza” është pa dyshim Granit Xhaka, i cili me paraqitjet e tij fantastike ka bërë që ai të shndërrohet në futbollistin e preferuar të gjithë tifozëve të Sunderland.

Madje dje pas ndeshjes, tifozët edhe i kënduan këngë Xhakës, duke kënduar njëzëri “Sepse ne e kemi Granit Xhakën”./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Senati çon përpara projektligjin që mund të hapë Qeverinë amerikane

Published

on

Senati amerikan e ka çuar përpara një projektligj që synon hapjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përfundimin e mbylljes 40-ditore që ka prekur pagat e shumë punëtorëve federalë, dhe i ka vonuar ndihmat ushqimore.

Senatorët e kanë miratuar një projektligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, i cili do të amandamentohet për ta financuar Qeverinë deri më 30 janar, dhe përfshin një paketë të tri projektligjeve për financim të agjencive federale.

Nëse Senati e miraton dokumentin me ndryshime, ai duhet të miratohet sërish nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe duhet t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump për nënshkrim, proces që mund të marrë disa ditë.

Nën marrëveshjen e arritur me disa demokratë, që janë ndarë nga partia për këtë çështje, republikanët janë pajtuar të votojnë në dhjetor për t’i vazhduar subvencionet për sigurimet shëndetësore për një kategori të shoqërisë.

Këto subvencione, të cilat u ndihmojnë amerikanëve me të ardhura të ulëta për të paguar sigurim shëndetësor privat, skadojnë në fund të vitit, dhe kanë qenë në krye të betejës së demokratëve për financim të Qeverisë.

Dokumenti ka përparuar me votim të thjeshtë, gjithsej 60 vota.

“Duket se jemi shumë afër përfundimit të mbylljes së Qeverisë”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të mbahej votimi.

Projektligji do t’ua pamundësonte agjencive federale që të largonin nga puna punëtorë deri më 30 janar, një fitore kjo për sindikatat e punëtorëve dhe aleatët e tyre.

Kur senatorët të mblidhen të hënën, liderët republikanë do të tentojnë të arrijnë marrëveshje dypartiake për t’i shmangur disa rregulla të Senatit dhe për ta çuar përpara në shpejtësi projektligjin.

Përndryshe, Senatit do t’i duhet edhe java tjetër për t’i përmbushur të gjitha procedurat para votimit përfundimtar, që do t’i jepte fund mbylljes fundjavën tjetër.

Nëse Qeveria amerikane do të mbetet e mbyllur për një periudhë më të gjatë, rritja ekonomike mund të marrë drejtim negativ në çerekun e katërt, sidomos nëse trafiku ajror nuk i kthehet normalitetit deri për Festën e Falënderimeve, sipas këshilltarit ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hasset.

Festa e Falënderimeve shënohet këtë vit më 27 nëntor./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Zyra e BE-së ka mirëpritur zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve në Kosovë

Published

on

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka mirëpritur zhvillimin e procesit zgjedhor në Kosovës.

Në njoftimin e Zyrës, Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës.

Në njoftim, po ashtu thuhet se balotazhi i 9 nëntorit shënoi përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë në Kosovë.

“Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës që shënoi përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë në Kosovë”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Rezultatet preliminare në balotazhin e 9 nëntorit

Published

on

Pas përfundimit të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit, partitë dhe kandidatët i kanë shpallë fitoret nëpër komunat përkatëse, kurse kundërkandidatët që kanë humbur kanë uruar rivalët e tyre.

Në bazë të rezultateve preliminare, nga dy rundet e këtyre zgjedhjeve, dy parti kanë dalë me nga 7 komuna të fituara.

Lëvizja Vetëvendosje  konsiderohet fituesja më e madhe, pasi në mandatin e kaluar ajo qeveriste me gjithsej katër sosh, ndërkaq tani ka 7 komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës gjithashtu do të qeveris në nivel lokal me gjithsej 7 komuna, kurse pas tyre është Partia Demokratike me 6 komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë nga këto zgjedhje me me gjithsej 5 kryetarë fitues dhe Nisma rikonfirmoi Malishevën.

Mamusha është fituar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), ndërsa Lista Serbe është partia me më së shumti komuna, gjithsej 10.

LVV-ja, në zgjedhjet e 12 tetorit fitoi pa balotazh në tri komuna: Podujevë, Shtime dhe Kamenicë, ndërsa në rundin e dytë u shpall fituese edhe në Mitrovicë, Gjilan, Fushë-Kosovë e Obiliq. /S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara