Kronikë e zezë
Një muaj paraburgim ndaj një personi nga Prizreni për dhunë në familje
Published
5 years agoon
By
Betim GashiGjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit A.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, dhunë në familje.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake–Vjollca Buzhala, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 30.11.2020 deri me datën 29.12.2020″, thuhet në njoftimin e Themelores.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.L., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri me veprimet e tij ka shkaktuar dhunë në familje, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri A.L., me datë 30.11.2020 rreth orës 18:40, në shtëpinë e përbashkët familjare, me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, i ka shkaktuar dhunë psikologjike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, deri sa e dëmtuara ishte e shtrirë për të pushuar për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, i pandehuri A.L., e fyen dhe e poshtëron të dëmtuarën, me forcë tenton ta zgjon të dëmtuarën për ti përgatitur kafe, i pandehuri e kap për krahu duke e zgjuar dhe i drejtohet me fjalët “nuk ki qare pa u qua, ec kur të thamë unë”, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim të madh emocional dhe ndjenjë të frikës dhe pasigurisë.
“Duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurit A.L., faktin se i njëjti edhe më parë ka qenë i përfshirë në veprime të njëjta për vepër penale të dhunës në familje, si dhe duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethana në të cilat është kryer vepra penale, faktin se kjo vepër është kryer në shtëpinë e tyre të përbashkët, si dhe rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale dhuna në familje, kur dihet fakti se veprat penale të kësaj natyre kohëve të fundit janë shpeshtuar në Republikën e Kosovës, ekziston rreziku se me lënien e të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë veprën e njëjtë penale, por që mund të ketë pasoja edhe më të mëdha, prandaj qëndrimi i të pandehurit nën masën e paraburgimit është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë zë procedurës”, thuhet më tej në njoftim./UBTNews
Vendi
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
9 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Aktualitet
Tri raste të dhunës në familje brenda një dite
Published
16 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se janë regjistruar tri raste të dhunës në familje. Rastete janë regjistruar në qytetet Shtërpcë, Pejë dhe Skenderaj.
Në qytetin e Shtërpcës, policia ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.
Lidhur me këtë rast, policia bën të ditur se “me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Pejë rreth orës 20:20, ku burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër.
Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka njoftuar se “i dyshuari ndodhet në kërkim policor” dhe se hetimet po vazhdojnë për lokalizimin e tij.
Rasti i tretë ka ndodhur në Skenderaj, ku një person është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Pas marrjes në pyetje të palëve të përfshira, “me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
Vendi
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve
Published
16 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.
Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.
Lajmet
Katër raste të dhunë në familje brenda një dite
Published
2 days agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor njofton se janë regjistruar katër raste të dhunës në familje. Rastet e raportuara janë shënuar në Gjakovë, Vitomericë dhe dy në Fushë Kosovës.
Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona për dy raste të ndara për veprën e njëjtë penale- dhunë në familje.
Në rastin e parë arrestimi i të dyshuarit erdhi pas një mosmarrëveshje e cila përfundoi në sulm ndaj viktimës grua.
Sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa në rastin e dytë, i dyshuari është arrestuar pasi ofendoi dhe sulmoi viktimën grua.
Gjithashtu, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Edhe në Gjakovë është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale- dhunë në familje ndaj viktimës grua.
Lidhur me rastin i dyshuari nën përcjellje të policisë është dërguar për trajtim mjekësor dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndërsa, në Vitomericë është arrestuar një grua shtetase e Shqipërisë e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqik dhe fizike ndaj viktimës burrë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
