Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj gruas e cila e sulmoi fizikisht bashkëshortin e saj

Prokurori i rastit ndaj të pandehurës V.N., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurës V.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Dhuna në familje”.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 14 janar 2021, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pikërisht në repartin e neurologjisë, ku e pandehura me dashje i shkakton lëndime të rënda viktimës së ndjeshme, të dëmtuarit bashkëshortit të saj A.N.

I dëmtuari përderisa ishte duke u trajtuar në spital, e pandehura e revoltuar se duhej të kujdeset për të, e sulmon fizikisht të dëmtuarin dhe e godet me shuplakë në fytyrë, e në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu nga kohë e pacaktuar e deri më 18 janar 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura shkakton dhunë në familje, keqtrajtim fizik dhe psikik, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N, duke e ofenduar ne mënyrë të vazhdueshme, kanosur dhe duke e goditur fizikisht, ku tek i dëmtuari ka shkaktuar dhembje fizike dhe shqetësim të madh emocional.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurës V.N., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.

E pandehura me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 18 janar 2022.

Lajmet

Zhduket një grua bashkë me fëmijën e saj në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje dhe fëmijës së saj në Prizren, të cilët janë larguar nga shtëpia dhe prej ditës së djeshme nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar të enjten rreth orës 13:30.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin në procedurë hetimore për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur vendndodhjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Podujevë, vdes një person

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Podujev.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se ka goditur një motoçikletë që drejtohej nga një burrë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga njësitë përkatëse.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim” në Graçanicë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 15 nëntor rreth orës 15:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar gjatë ditës së djeshme, më 19 nëntor.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona në pranga për së paku tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, të dyshuar për kryerjen e së paku tetë rasteve të vjedhjeve të rënda në banesa gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026.

Sipas Policisë, A.B., F.H. dhe M.K. janë arrestuar pas një hetimi dymujor. Operacioni policor është zhvilluar më 18 nëntor, ndërsa dëmi fillestar material nga vjedhjet vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në katër lokacione, policia ka sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi të dyshuar të marihuanës.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor. Ndërkaq, një sasi tjetër ari është lokalizuar dhe sekuestruar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për “Vjedhje të rëndë”, “Posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara