Shëndet

Një mëngjes i pasur i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës suaj

Published

on

Nga serumet dhe lëvozhgat e niveleve të larta e deri te kremrat hidratuese, duket sikur ekzistojnë produkte pafund të cilat ju ndihmojnë që ta keni një lëkurë më të re.

Por ne ua ofrojmë një informacion të thjeshtë që mund t’iu kursejë shumë të holla, në kujdesin tuaj ndaj lëkurës. Ajo çfarë hani mund të ketë ndikim jashtëzakonisht të madh në mënyrën se si duket fytyra juaj.

Plakja është pashmangshme për secilin, por hulumtime të shumta kanë vërtetuar se shumica e vitaminave, mineraleve dhe substancave tjera që gjenden në ushqimin tuaj, mund t’iu ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Ekzistojnë disa arsye biologjike pse pamje e lëkurës suaj ndryshon me moshën. Fillimisht, pasi ta kaloni moshën 20-vjeçare, trupi prodhon 1 për qind më pak kolagjen çdo vit dhe të gjithë e dimë se kolagjeni luan rol të rëndësishëm në parandalimin e rrudhave të lëkurës. Por gjatë të dyzetave, lëkura juan ndalon së prodhuari kolagjen dhe kështu e humb elasticitetin, si dhe rrudhat fillojnë të shfaqen më shpejtë.

Po ashtu ekspozimi ndaj rrezeve UV dhe faktorëve tjerë të mjedisit që na rrethon, mund të shkaktojnë edhe më shumë dëme në lëkurë.

Padyshim se përdorimi i kremit kundër diellit në çdo kohë, shmangia e pirjes së duhanit dhe kufizimi i kohës së ekspozimit në diell, janë masat që mund t’i ndërmerrni për ta mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimi.

Por sidoqoftë, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, konsumimi i një diete mirë të balancuar dhe të mbushur me fruta dhe perime, gjithashtu ndihmon në parandalimin e plakjes, derisa ushqimi i pasur me sheqerna dhe karbohidrate të rafinuara, e përshpejton këtë proces.

Këtu janë disa lloje ushqimesh kundër plakjes, të cilat patjetër duhet t’i përfshini në pjatën tuaj të mëngjesit:

Smoothie prej frutave

Avokado

Puding me fara Chia

Vezë

Domate

Boronicat

Patatet e ëmbla

Pra pse të mos e filloni ditën duke e përforcuar lëkurën tuaj? Sidomos kur e dimë se ekzistojnë disa ushqime të mëngjesit, që ju ndihmojnë të dukeni më të reja, dhe të cilat janë të mbushura me lëndë ushqyese që e forcojnë dhe përmirësojnë lëkurën tuaj.

Shëndet

Mos i hani pa i lexuar! E vërteta pas çokollatave proteinike

Published

on

Çokollatat me proteina janë një zgjidhje e shpejtë dhe praktike për të mbajtur energjinë, sidomos pas stërvitjes apo gjatë ditëve të ngarkuara.

Por, sa të shëndetshme janë në të vërtetë?

Sipas Samantha Dieras, specialiste nga Mount Sinai, ato janë të dobishme falë përmbajtjes së lartë të proteinës dhe lëndëve ushqyese.

Megjithatë, jo të gjitha janë cilësore – disa janë më shumë si çokollata të zakonshme të marketit, por të maskuara si produkte fitnesi.

Si të zgjidhni një çokollatë proteine të shëndetshme?

Përdor përbërës natyralë dhe të pak të përpunuar.

Ka burime cilësore proteine (qumësht, sojë, arra).

Përmban pak sheqer dhe yndyrna të shtuara.

Ofron përfitime shtesë si fibra, vitamina apo minerale.

Sa shpesh mund t’i konsumoni?

Një shumë njerëzve u mjafton një çokollatë në ditë.

Dy janë të pranueshme vetëm për personat shumë aktivë, por nuk duhet të zëvendësojnë vaktet kryesore.

Kur janë më të dobishme?

Për të rritur marrjen ditore të proteinës.

Si snack i shëndetshëm mes vakteve.

Pas palestrës, për rikuperim dhe ndërtim muskulor.

Rreziqet e mundshme:

Shumë prej tyre kanë sheqer dhe yndyrna të ngopura.

Konsumi i tepërt mund të shkaktojë probleme me tretjen, dehidratim ose shtim në peshë.

Në çdo rast, kontrolloni etiketën për makronutrientët, sasinë e sheqerit dhe burimin e proteinës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti bimor që ul sheqerin në gjak dhe frenon shtimin në peshë

Published

on

Një dietë e shëndetshme me bazë bimore mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin, duke ulur kolesterolin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Një studim i ri mbi më shumë se 113,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se këto përfitime shfaqen vetëm kur shmangen ushqimet e përpunuara dhe të pasura me sheqer.

Sipas analizës 12-vjeçare, personat që konsumonin më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota kishin peshë më të ulët, kontroll më të mirë të sheqerit në gjak dhe rrezik më të vogël për diabet – madje edhe ata me predispozitë gjenetike.

Studiuesit theksojnë se një dietë bimore e shëndetshme përmirëson funksionin e mëlçisë e veshkave, gjë që ul rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas ekspertëve, këto gjetje tregojnë se njerëzit me rrezik të lartë mund të mbrohen ndjeshëm përmes përzgjedhjes së ushqimeve të duhura. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Debat në SHBA! Ekspertët heqin rekomandimin e hershëm për vaksinën e hepatitit B

Published

on

Një panel amerikan i këshilltarëve për vaksinat (ACIP) ka votuar për t’i dhënë fund rekomandimit që të gjithë të sapolindurit të marrin menjëherë vaksinën kundër hepatitit B, nëse nëna është negative për këtë virus.

Tani, vaksinimi do të vendoset rast pas rasti.

Vendimi vjen pasi sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., zëvendësoi anëtarët e panelit me persona më kritik ndaj vaksinave.

Ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të rrisë hezitimin ndaj vaksinimit dhe rasteve të infeksionit.

Disa anëtarë kundërshtuan propozimin që fëmijët të mos e marrin vaksinën para moshës dy muajsh.

Sidoqoftë, paneli vijon të rekomandojë vaksinim të menjëhershëm për foshnjat e lindura nga nëna që janë pozitive për hepatitin B. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Zgjohesh me kafe? Shëndeti yt thotë “ndalo!”

Published

on

Shqiptarët konsumojnë shumë kafe dhe një person pi mesatarisht 3.1 kg në vit.

Megjithëse zakonisht pihet në mëngjes, shumë njerëz e pijnë me stomak bosh – gjë që ekspertët e konsiderojnë të dëmshme.

Kafeja e konsumuar pa ngrënë rrit prodhimin e acidit në stomak, çka mund të shkaktojë irritim të mukozës, fryrje, inflamacion të zorrëve dhe probleme me tretjen.

Ajo rrit gjithashtu nivelin e kortizolit, duke e vënë trupin në stres dhe duke e bërë më të vështirë kthimin në gjendje normale.

Sipas ekspertëve, koha më e mirë për të pirë kafe është rreth një orë pas zgjimit, pasi të jetë konsumuar pak ushqim.

Nëse dikush e pi domosdoshmërisht me stomak bosh, rekomandohet të shtojë pak qumësht ose ta shoqërojë me një biskotë për të ulur efektet negative. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara