Lajmet

Një i vdekur dhe 780 raste të reja me COVID-19

Ndërsa 1.562 të tjerë janë shëruar.

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2.279 testime prej të cilave 780 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit, një person ka vdekur si pasojë e COVID, ndërsa, 1.562 të tjerë janë shëruar.

Po ashtu, sipas raportit në vendin tonë janë 7.221 raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë, brenda 24 orëve 58 persona kanë marrë vaksinën anti-COVID.

Lajmet

ShBA paralajmëron Rusinë për ‘pasoja katastrofike’ nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë

Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës.

Publikuar

nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan Moskën për “pasoja katastrofike” nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë pasi Rusia premtoi mbrojtje për rajonet ukrainase pas referendumeve.

Qytetarët në katër rajone të Ukrainës po votojnë për të katërtën ditë radhazi të hënën në referendumet e organizuara nga Rusia, të cilat Kievi dhe Perëndimi i kanë cilësuar si të rreme.

Por duke përfshirë katër rajonet – Luhansk dhe Donetsk në lindje dhe Zaporizhzhia dhe Kherson në jug – Moska mund t’i portretizojë përpjekjet e Ukrainës për t’i rimarrë ato si sulme ndaj vetë Rusisë, një paralajmërim për Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe e ka paralajmëruar Moskën rreth “pasojave katastrofike” me të cilat do të përballet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Një rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi në këtë 24 orësh të fundit.

Publikuar

nga

Një rast i ri me COVID-19 është regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi në këtë 24 orësh të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë janë 41 raste aktive me koronavirus kurse shtatë persona janë shëruar.

Nuk është dhënë asnjë vaksinë kundër COVID-19. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Azemi paralajmëron protesta të përditshme

Azemi tha se nëse greva e arsimtarëve vazhdon sindikata që ai udhëheq s’do të hyjnë në grevë.

Publikuar

nga

Kryetar i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha që në këtë muaj do ta vendosin datën se kur do të mbajnë grevën.

Por sipas tij, ky sektorët në këtë fazë do të fillojë me protesta të përditshme. Ai gjithashtu shtoi që protestat do të mbahen në ditët në vazhdim, por nuk ka bërë të ditur datën e saktë.

Ndoshta do të ndërrojnë kahje dhe do të mbajmë protesta të përditshme pasi që tani nuk është koha e duhur për greva sepse i gjithë sistemi arsimor po mbajnë greva”, tha Azemi.

Azemi shtoi se nëse greva e arsimtarëve vazhdon sindikata që ai udhëheq s’do të hyjnë në grevë.

E sa i përket kontakti me Qeverinë Azemi shtoi se i kanë dërguar tetë kërkesa por nuk ka marr përgjigje, duke numëruar kërkesat karshi ekzekutivit.

Nuk e shoh të arsyeshme që të dërgojmë kërkesa pasi sipas të gjithave gjasave nuk i ndjen që këta punëtorë të sektorit privat janë qytetar të Republikës së Kosovës. Kërkesat për Qeverinë janë që të kenë rritje të pagave edhe sigurime shëndetësore, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, gjykata e punës fondi për punëtorët të cilit humbin vendin e punës dhe shumë kërkesa të tjera”, tha ai.

Gjithashtu Azemi tha se nëse vazhdon që Qeveria të mos na plotësoj kërkesat atëherë të rinjtë do ta lëshojnë Kosovën.

Sigurisht që mbas  dy vite nuk do të munden që të gjejnë punëtorë të rijnë por vetëm mosha 50 vjeçe”, përfundoi i pari i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Sllovakia kundër strehimit të rusëve që i largohen mobilizimit

“Sllovakia do të vlerësojë çdo rast”, tha dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Juraj Tomaga.

Publikuar

nga

Fqinja e Ukrainës, Sllovakia, ka hedhur poshtë propozimin për të strehuar të gjithë qytetarët rusë që largohen nga vendi për shkak të urdhrit të mobilizimit. “Sllovakia do të vlerësojë çdo rast”, tha dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Juraj Tomaga.

Sllovakia në parim lëshon viza për arsye humanitare, por nuk ka një rregull të qartë sipas të cilit kundërshtimi i urdhrave të mobilizimit mund të jetë një arsye e mjaftueshme. Zëdhënësi tha se arsyeja pse disa qytetarë rusë mendojnë se Sllovakia po vonon qëllimisht lëshimin e vizave, jo vetëm për arsye humanitare, por gjithashtu, për qëllime studimi, ishte kryesisht për faktin se Rusia kishte reduktuar stafin e përfaqësive sllovake në Moskë dhe Shën Petërburg në një vendim të pabazuar.

Sipas tij, po aludohet një mosmarrëveshje diplomatike midis Sllovakisë dhe Rusisë. Në fund të marsit, Sllovakia dëboi 35 punonjës të ambasadës ruse të dyshuar për spiunazh, ndaj të cilit Moska reagoi reciprokisht. Presidenti çek, Milos Zeman është distancuar nga qëndrimi i qeverisë çeke.

“Një person që largohet nga Rusia nuk është një rrezik sigurie për ne”, tha Zeman në një intervistë televizive. Ai tha se rusët që nuk duan të luftojnë në luftën e Ukrainës duhet të pranohen në të njëjtën mënyrë si refugjatët nga Ukraina.“Ata që ikin nga vendi i tyre sepse nuk duan të përmbushin detyrimet ndaj shtetit të tyre, nuk i përmbushin kushtet për dhënien e vizës humanitare”, tha ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky./atsh/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara