Siguri & Kibernetikë

Një haker pretendon se ka vjedhur të dhënat e qytetarëve kinezë

Dyshohet se ai ka vjedhur tëd hënat e një miliard qytetarëve kinezë.

Publikuar

Një haker që pretendon se ka vjedur të dhënat personale nga qindra miliona banorë kinezë tani po i shtet informacionet në internet.

Një mostër prej 750 mijë informacionesh të postuara në internet nga hakeri, shfaqin emrat e qytetarëve, numrat e telefonit, numrat e ID-së, adresat, ditëlindjet dhe raportet e policisë që ata kishin paraqitur.

AFP dhe ekspertët e sigurisë kibernetike kanë verifikuar disa nga të dhënat e qytetarëve si autentike, por shtrirja e të gjithë bazës së të dhënave është vështirë të përcaktohet.

Reklamuar në një forum në fund të muajit të kaluar, por që u mor nga ekspertët e sigurisë kibernetike këtë javë, baza e të dhënave prej 23 terabajtësh – për të cilën hakeri pretendon se përmban të dhënat e një miliard qytetarëve kinezë – po shitet për 10 bitcoin (afërsisht 200 mijë dollarë)./UBTNews/

Siguri & Kibernetikë

Perëndimi po rekruton hakerë për operacione kundër Moskës, thotë zyrtarja ruse

Kështu është shprehur Irina Tyazhlova.

Publikuar

nga

Vendet perëndimore po rekrutojnë hakerë për të kryer operacione kundër Moskës, ka cituar agjencia ruse e lajmeve TASS të ketë thënë përfaqësuesja e Kremlinit, Irina Tyazhlova.

Zonja Tyazhlova akuzoi Perëndimin për fshehjen e “aktiviteteve shkatërruese” të veta në hapësirën kibernetike.

“Ne besojmë se qëllimi i përpjekjeve të SHBA-së dhe aleatëve të saj për të nxitur çështjen e ‘hakerëve rusë’ dhe ‘kërcënimit kibernetik rus’ nuk është më sekret për askënd”, tha ajo.

“Qëllimi i vetëm është të fshehin aktivitetet e tyre shkatërruese në hapësirën kibernetike.

Në fakt, vendet e NATO-s haptazi kërkojnë të militarizojnë hapësirën kibernetike, duke rritur në mënyrë aktive aftësitë e tyre sulmuese dhe duke përmirësuar mënyrat për të kryer sulme kibernetike.

Ka prova të shumta dokumentare për këtë, duke përfshirë zbulimet publike të zbulimeve publike të zyrtarëve të lartë të akteve të sabotimit kibernetik kundër Rusisë”.

Ajo vazhdoi të pretendonte se në fillimin e “operacionit special ushtarak” të Rusisë, vendet perëndimore “filluan një fushatë të plotë kundër Rusisë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hakohen radiot e Krimesë, lëshohet himni kombëtar i Ukrainës

Bëhet fjalë për radiot, Sputnik dhe Vera.

Publikuar

nga

Dëgjuesit e dy stacioneve radiofonike në Krime do të jenë ngatërruar këtë mëngjes pasi u hakuan, dhe atyre iu transmetua himni kombëtar i Ukrainës dhe një fjalim nga kreu i inteligjencës ushtarake të vendit.

Radio stacionet ruse Sputnik dhe Vera u hakuan në një numër rajonesh të Krimesë herët sot, tha agjencia e lajmeve RIA.

Programi i planifikuar u ndërpre nga regjistrimi i një mesazhi nga Kirill Budanov, shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i cili dyshohet se përmbante “kërcënime”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Grupi kriminal rus akuzohet për hakerimin e llogarive bankare të banorëve të vdekur të Mariupolit

SBU tha se kishte ndaluar “në shkallë të gjerë” skemën që kishte tentuar të grabiste bankat.

Publikuar

nga

Hakerët rusë dyshohet se u përpoqën të tërheqnin më shumë se 2 milionë paund nga llogaritë bankare të banorëve të Mariupolit, sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).

SBU tha se kishte ndaluar “në shkallë të gjerë” skemën që kishte tentuar të grabiste bankat e Ukrainës.

SBU pretendoi se një grup kriminal nga Donetsk, duke punuar me shërbimet speciale ruse, kishte thirrur bankat duke pretenduar se vepronin në emër të mbajtësve të llogarive.

Grupi dyshohet se kishte përdorur degët e bankave të kapura në Mariupol për të marrë të dhënat personale të pothuajse 4,000 banorëve vendas – përfshirë njerëz që kishin vdekur ose ishin dëbuar me forcë në Rusi.

Më pas grupi i konvertoi paratë e vjedhura në kriptomonedhë, tha SBU.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës tha se kishte bllokuar llogaritë bankare dhe portofolin e kriptove të anëtarëve të grupit kriminal dhe sekuestroi pajisje kompjuterike në lidhje me operacionin./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Australia largon kamerat e prodhuara në Kinë nga zyrat e politikanëve

Të paktën 913 kamera të prodhuara nga Kina janë instaluar në më shumë se 250 ndërtesa të qeverisë.

Publikuar

nga

Zyrtarët australianë thanë të martën dhjetëra kamera sigurie të prodhuara në Kinë do të hiqen nga zyrat e politikanëve, disa ditë pasi ministri i mbrojtjes i vendit njoftoi se departamenti i tij do t’i largonte pajisjet nga ndërtesat e tij për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Të paktën 913 kamera sigurie të prodhuara nga Kina janë instaluar në më shumë se 250 ndërtesa të qeverisë australiane, përfshirë objektet e Departamentit të Mbrojtjes, sipas shifrave të publikuara javën e kaluar.

Ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles i tha ABC javën e kaluar se të gjitha këto kamera brenda ndërtesave të departamentit të tij do të hiqen, duke thënë se kjo ishte për të “siguruar që objektet tona janë plotësisht të sigurta”.

Zyrtarët nga Departamenti i Financave të martën konfirmuan se 65 sisteme të tjera televizive me qark të mbyllur ishin instaluar brenda zyrave të përdorura nga politikanët australianë.

Ndërsa departamenti kishte zëvendësuar gradualisht kamerat si pjesë e një përmirësimi më të gjerë të sigurisë, të paktën 40 sisteme duhet ende të hiqen, tha departamenti, duke shtuar se ato do të zëvendësoheshin deri në prill./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara