Aktualitet

​Një e mitur humb jetën dhe katër persona lëndohen nga një aksident në Drenas

Published

on

Një e mitur ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime nga një vetaksident i rëndë i cili ka ndodhur në Zabel të Ulët të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot, rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë. Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Continue Reading

Aktualitet

Refuzohen rreth 18% e aplikuesve nga diaspora, KQZ tregon arsyet

Published

on

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë treguar se nga 56,778 persona që aplikuan për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, 10 mijë e 94 prej tyre nuk arritën që të përmbushin kërkesat e përcaktuara.

E shprehur në përqindje, ky numër përbën 17.77% të aplikimeve ku pjesa tjetër prej 46 mijë e 15 shtetas nga numri i përgjithshëm i aplikuesve, janë regjistruar për votim me postë nga jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale 2025.

“Nga data 23 korrik dhe deri në përfundim të afatit, më 29 gusht, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar 56,778 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 46,015, ndërkaq janë refuzuar 10,094 të tjera”, ka thënë Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas Elezit pjesa më e madhe e këtyre refuzimeve ka ardhur për shkak të mungesës së dokumenteve që dëshmojnë adresën e banimit jashtë Kosovës.

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tij jashtë Kosovës (dokument identifikues në të cilin është e shënuar adresa e banimit, vërtetim i adresës nga autoriteti lokal, kontratë të qirasë, faturë shërbimesh, dokument i lëshuar nga banka apo kompania e sigurimit, dokument që dëshmon adresën e personit tek i cili qëndrojnë përkohësisht, dëshmi tjetër banimi për rastet specifike (rezervim hoteli, konvikti, etj.))”, ka sqaruar Elezi.

Më tej, sipas Elezit, procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës nuk ka qenë përjashtuar.

“Procesi i regjistrimit nuk ka qenë përjashtues, pasi çdo aplikues i refuzuar është njoftuar për arsyet e refuzimit dhe për mundësinë e ri-aplikimit duke paraqitur dokumentet e domosdoshme për regjistrim”, sqaroi ai.

Sipas KQZ-së, vetëm shtetasit e Kosovës që janë regjistruar gjatë periudhës 38-ditore, do të mund të votojnë përmes postës në periudhën e cila do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor 2025.

 

Continue Reading

Bota

Shkon mbi 600 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

Published

on

Mbi 600 njerëz dyshohet se kanë vdekur pas një tërmeti me magnitudë 6.0 që goditi Afganistanin lindor pranë kufirit me Pakistanin,të dielën në mbrëmje.

Më shumë se 1 mijë e 300 persona janë plagosur ka bërë të ditur përmes një deklarate Ministria e Brendshme talebane, shkruan BBC.

Operacionet e shpëtimit janë ende në vijim ndërsa raportet nga zonat e prekura tregojnë edhe për dëme të mëdha materiale.

Tërmeti u regjistrua në orën 23:47 të së dielës, me epiqendrën rreth 27 km në verilindje të qytetit Jalalabad dhe me një thellësi vetëm 8 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 goditi të njëjtën zonë vetëm 20 minuta më pas.

 

Continue Reading

Aktualitet

Grafite në mure në Mitrovicë, mesazh me thirrje për paqe

Published

on

Veriu i Mitrovicës u pa i mbushur me grafite në mure, mirpo këtë herë, mesazhet e shfaqura shfaqnin përmbajtje të pazakontë për zonën duke bërë thirrje për paqe, arsim dhe jetë normale.

Grafitet janë parë në muret e shkollës teknike si dhe në garazhet e Universitetit paralel në pjesën veriore të qytetit.

Në to shkruhet: “Duam paqe”, “Duam të mësojmë”,”Duam jetë normale”, por edhe një tjetër mesazh me nuanca politike: “S’jua japim Serbinë”.

Të gjitha këto janë shfaqur vetëm një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, duke i vendosur nxënësit përballë këtyre mesazheve që në ditën e parë të kthimit në shkollë.

Kjo vjen pas fshirjes së grafiteve me përmbajtje shoviniste dhe nacionaliste që kishin dominuar muret e qytetit disa ditë më parë.

Continue Reading

Aktualitet

Pikat kufitare: Gjysmë ore pritje për të dalë nga Kosova

Published

on

Java e parë e shtatorit ka nisur me zona të qeta në pikat kufitare të Kosovës në përgjithësi.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vetëm në pikëkalimin kufitar Kullë, pritjet vijojnë më të gjata, dhe atë në gjysmë ore.

Bazuar në këto statistika të QKMK-së, pikëkalimet tjera kufitare, kanë fluks të ulët të pritjeve, më së shumti deri në 10 minuta.

Continue Reading

Të kërkuara