Aktualitet

Një donator shpëtoi katër jetë në Maqedoninë e Veriut

Sipas ministrisë, kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë e shëndetësisë maqedonase.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se sot në mëngjes një donator ka shpëtuar katër jetë.

Sipas ministrisë, kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë e shëndetësisë maqedonase, që katër organe në një akt janë implantuar nga një donator.

“Falë humanizmit të një familjeje, dashurisë, mirësisë dhe ndjeshmërisë së tyre që mbartin në vete, herët në mëngjes një zemër e re filloi të rrahë në gjoksin e një pacienti 40-vjeçar nga Shkupi. Një shans i ri për jetën dhe mëlçinë iu dha një pacienti me sëmundje kronike të mëlçisë, dhe dy pacientë në dializë gjatë ditës do të marrin veshka. Përveç kësaj, një shans për një cilësi më të mirë të jetës, në ditët e ardhshme do t ‘u jepet pacientëve me sëmundje të kockave”, është bërë e ditur në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë ka falënderuar familjen e dhuruesit, si dhe të gjitha ekipet mjekësore.

“Edhe një herë faleminderit familjes së dhuruesit që me vendimin e tyre vetëmohues na solli një mëngjes plot shpresë dhe besim në mirësinë e pakushtëzuar. Faleminderit të gjitha ekipeve mjekësore që kanë punuar dhe janë ende duke punuar në klinikat kirurgjikale dhe interne të Shkupit në 24 orët e fundit. Pacientëve që kanë marrë organet ju urojmë shërim të shpejtë.Jemi krenarë për çdo sukses të ri në shëndetësinë maqedonase”, është bërë e ditur tutje nga ministria.

Lajmet nga UBT

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT dhe ISCTE arrijnë marrëveshje për Programe dhe Diploma të Përbashkëta

Published

on

Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ambientet e ISCTE Studime Ekzekutive, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Presidenti i Komitetit Ekzekutiv, Prof. Dr. Jose Crespo de Carvalho, bashkuan energjitë dhe vendosën themelet e një bashkëpunimi afatgjatë.

Ndërkohë që ISCTE-Executive Studies u rangua e para në Portugali për ndikim ndërkombëtar, sipas klasifikimit të Financial Times, ne besojmë se kjo marrëveshje jo vetëm që do të ketë një impakt të rëndësishëm në avancimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin profesional të studentëve tanë por, kjo iniciativë, do të kontribuojë dhe krijojë edhe mundësi të reja për studentët për qasje në tregun global.

Continue Reading

Rajoni

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizon ligjëratë të përbashkët me përfaqësues të KFOR-it Amerikan dhe Polak

Published

on

Në kuadër të fillimit të semestrit të ri akademik, Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizoi një ligjëratë të veçantë me dy folës ndërkombëtarë nga KFOR — përfaqësues nga kontingjenti Amerikan dhe ai Polak — të cilët ndanë me studentët njohuri të vlefshme mbi sigurinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh.

Ngjarja, e organizuar nga Prof. Arian Kadriu, Prodekani i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë, përfshiu Captain Jared T. Blackburn, një nga Avokatët Ligjorë të KFOR-it 35 në Rajonin e Komandës Lindore (RC-E), dhe Lieutenant Ciachera, Këshilltarin Ligjor Polak (LEGAD) për Kontingjentin Polak (POL COY) në RC-E KFOR.

Captain Blackburn, duke përfaqësuar KFOR-in Amerikan, diskutoi rolin kritik të përfaqësuesve ligjorë në operacionet shumëkombëshe, duke u fokusuar në përgjegjësitë e tij në ligjin operativ, ligjin fiskal, kërkesat ligjore dhe asistencën ligjore brenda misionit paqeruajtës. Ai theksoi se si ligji ndërkombëtar ndikon në operacionet e sigurisë dhe sfidat komplekse me të cilat përballen profesionistët ligjorë në ushtrinë amerikane. Studentët u angazhuan në një diskutim dinamik, duke bërë pyetje të thelluara që pasuruan kuptimin e tyre mbi ndërveprimin midis ligjit, politikës dhe operacioneve ushtarake në misionet e NATO-s.

Ndërsa Lieutenant Ciachera, përfaqësues i KFOR-it Polak, trajtoi rolet në zhvillim të grave në forcat e armatosura dhe mbrojtjen e të miturve në zonat e konflikteve, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në operacionet paqeruajtëse dhe të stabilizimit.

Ky aktivitet theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UBT-së për të ndërtuar partneritete ndërkombëtare dhe për t’u ofruar studentëve të Studimeve të Sigurisë një arsimim të bazuar në përvojë praktike, ekspertizë profesionale dhe perspektiva globale.

 

Continue Reading

Lajmet

Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për sfidën ndërkombëtare në Panama

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka filluar përgatitjet për garën ndërkombëtare më të madhe të robotikës, First Global Challenge, që do të mbahet këtë muaj në Panama. Për disa muaj, ata kanë punuar intensivisht në laboratorët e mekatronikës në UBT për të përfaqësuar Kosovën në këtë kompeticion prestigjioz.

Përmes mbështetjes së UBT-së, Kosova do të jetë pjesë e një gare me mbi 180 shtete nga e gjithë bota. Ky ekip i pasionuar, i përbërë nga të rinj të talentuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, do të testojë aftësitë e tij në fushën e robotikës.

Mentorja e ekipit, Elita Hajrizi, tregon se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se ekipi ka ndërtuar robotin inovativ që do të prezantohet në First Global Challenge 2025.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Të shohësh vendin tënd të përfaqësuar në një event kaq të madh është një moment krenarie, dhe tani që jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve, po e shijojmë çdo hap të këtij udhëtimi emocionues”, tha Elita Hajrizi, mentore e ekipit.

Tema e këtij viti do të fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve për ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike, duke kontribuar kështu në përpjekjet globale për mbrojtjen e mjedisit.

Për më tepër, UBT është vlerësuar me medalje të artë për kontributin e tij në First Global Challenge, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në të gjithë botën.

Continue Reading

Të kërkuara