Kronika e zezë

Një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë.

Sipas policisë, viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vend ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Kronika e zezë

​Arrestohet një person i dyshuar për shpërndarje të kokainës, vetaksidentohet duke ikur nga policia

Publikuar

nga

Në raportin e policisë thuhet se personi është vetaksidentuar në kohën kur ka qenë duke ikur nga Policia. Derisa lëndime kanë pësuar edhe personi i arrestuar edhe policia.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke bërë shpërndarjen e substancave narkotike të llojit kokainë. Policia e Kosovës, konkretisht njësia për hetimin e narkotikëve kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin mashkull kosovar me veturën e tij, por i njëjti në sinjalizimin për ndalje nuk është ndalur dhe gjatë ikjes duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka shkaktuar vet aksident dhe i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa dhe zyrtarë policor gjatë ndjekjes së të dyshuarit në teren të papërshtatshëm kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se pas kontrollës kanë gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike.

“I dyshuari pas përpjekjeve policore është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 2.24 gram. Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar tri lokacione ku në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar një armë revolver pa fishekë, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 67.07 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Burri nga Mitrovica sulmon me thikë gruan, arrestohet nga policia

Publikuar

nga

Një burrë nga Mitrovica e Jugut është arrestuar dhe dërguar në mbajtje mbi dyshimin se mesditën e së martës që e lëmë pas, e ka sulmuar fizikisht dhe ka gërvishtur me thikë gruan e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, ndërsa dhe gruaja më pas është ankuar edhe në polici.

“Mitrovicë Jugu 18.06.2024-12:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e me pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Lëndohet një person pas një aksidenti me traktor në Podujevë, arrestohet ngasësi

Publikuar

nga

Është aksidentuar një traktor në Podujevë, ku është lënduar pasagjeri që gjendej aty. Ndërkaq ngasësi i traktorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur derisa ai ishte pasagjer në një traktor që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Arrestohet një person për shitblerje të narkotikëve dhe sulm ndaj personit zyrtar

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet L.Sh, i dyshuar për veprën penale të shitblerjes të narkotikëve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprime hetimore, me ç’ rast gjatë ditës së djeshme është realizuar plani i koduar “Përfundimi”, në rrugën “Kongresi i Drejtshkrimit” Prishtinë, rreth orës 18:00.

Sipas prokurorisë personi është arrestuar për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas KPRK-së.

“I dyshuari me qëllim të shmangies nga arrestimi dhe ndalimi, me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtare të policisë duke shkaktuar dëme materiale, si dhe dy zyrtarëve policor iu ka shkaktuar lëndime trupore, për çka edhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Gjatë kontrollit në trupin dhe veturën e të dyshuarit sipas njoftimit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e mbështjellur në qese. Ndërsa, pas zbatimit të urdhëresës për bastisje, e cila është bërë në dy lokacione, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, si dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 6 qese me narkotik të llojit marihuanë në peshë 5.4 gram, marihuanë në peshë 102.5 gram, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 euro.

“I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore. Ju njoftojmë se ky operacion është realizuar me sukses në saje të bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës”, përfundon njoftimi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara