Aktualitet

Një 17-vjeçare sulmon një arushë për të mbrojtur qentë e saj (VIDEO)

Published

on

Nëse jeni person që mendoni se do të bënit gjithçka për qenin tuaj, ju me siguri do të lidheni me këtë video të një adoleshente e cila është bërë virale ku shtyn një arushë të madhe për të mbrojtur qentë e saj.

Në një video të postuar në internet së fundi, një arushë shihet duke ecur përgjatë një muri me tulla, e ndjekur nga dy këlyshë. Katër qen fillojnë të lehin dhe gjëmojnë, dhe vrapojnë te arinjtë. Ndërsa fillojnë të bëhen më agresivë, arusha e rritur fillon të rrëshqas tek qentë.

Papritmas, 17-vjeçarja Hailey Morinico vrapon shpejt drejt saj, e shtyen atë nga muri dhe merr njërin këlysh që po përpiqej ta merrte arusha, ndërsa qentë e tjerë largohen.

Video, të cilën kushërira e saj Brenda Lopez Rincon e postoi në TikTok dhe Instagram, është bërë virale, me shumë njerëz që komentojnë se sa të befasuar ishin nga trimëria e Morinico.

“Ndjeva një përzierje tronditjeje por edhe krenare me të për shkak të asaj se sa e guximshme ishte ajo,” tha ajo. “Ne menjëherë i thamë asaj që të mos e bënte kurrë më atë”, tha kushërira e 17 vjeçares.

Lopez Rincon e përshkroi kushëriren e saj, që jeton në Bradbury, California, si një person i ndrojtur dhe i ëmbël që “normalisht nuk do të dëmtonte një mizë” – kjo është arsyeja pse videoja ishte aq tronditëse për të.

Në një video vijuese që Lopez Rincon postoi në TikTok, Morinico shpjegoi se ajo jeton në male dhe arinj që shfaqen në shtëpitë e njerëzve është “me të vërtetë normale”, veçanërisht në verë.

Morinico tha se dëgjoi qentë e saj të lehin, gjë që nuk ishte e pazakontë. “Unë shkova t’u them atyre të ndalojnë dhe kur të shkoj atje për të parë se çfarë po lehin, unë mendova se cfarë është ky qen me pamje qesharake”, tha me shaka ajo.

Ajo tha se arusha po tentonte të merrte një nga qentë e saj më të vegjël në kohën kur e kuptoi se çfarë po ndodhte.”Shkova te ajo, e shikova në sy dhe gjëja e parë që mendova të bëj është ta shtyj atë”, tha ajo, duke shtuar se nuk e goditi shumë fort , por mjaftueshëm saqë humbi ekuilibrin e saj.

Lopez Rincon tha se familja ka qenë paksa e mbingarkuar me gjithë vëmendjen nga videoja, por në fund të ditës, “ne të gjithë jemi thjesht krenarë që kemi një vajzë të mrekullueshme”./UBTNews

Continue Reading

Bota

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi

Published

on

By

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rindezur sërish, pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se Irani ka shkelur armëpushimin duke lëshuar raketa në drejtim të Izraelit vetëm pak orë pasi marrëveshja për ndaljen e luftimeve hyri në fuqi.

Katz bëri të ditur se ka urdhëruar ushtrinë izraelite të rifillojë sulmet ndaj caqeve paramilitare dhe objekteve qeveritare brenda territorit iranian. Sipas tij, raketat e lëshuara përbëjnë një “shkelje të plotë” të marrëveshjes për armëpushim.

Izraeli raportoi se raketat janë pikasur në hapësirën ajrore të vendit më pak se tri orë pas fillimit të armëpushimit, të cilin të dyja palët – si Izraeli, ashtu edhe Irani – kishin pranuar pas thirrjes së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës 12-ditore që ka tronditur Lindjen e Mesme.

Continue Reading

Bota

Rivali i Netanyahut, Lieberman, kritikon a

Published

on

By

Ligjvënësi izraelit Avigdor Lieberman, i cili kryeson partinë e krahut të djathtë Yisrael Beiteinu, ka paralajmëruar se është gabim të arrihet një armëpushim me Iranin përpara se ky i fundit të dorëzohet plotësisht.

“Nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa të lësh një luan të plagosur. Kjo me siguri do të na çojë në një luftë tjetër brenda dy ose tre vjetësh, dhe në kushte shumë më të këqija”, shkroi ai në një postim në X.

Continue Reading

Bota

Rreth 25 të vrarë në Gazë pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj njerëzve që po prisnin për ndihma

Published

on

By

Forcat izraelite kanë hapur zjarr, përfshirë me dronë, ndaj qindra njerëzve që i prisnin kamionët me ndihma në pjesën qendrore të Rripit të Gazës në orët e hershme të mëngjesit të së martës, duke i vrarë të paktën 25 njerëz, sipas dëshmitarëve palestinezë dhe spitaleve.

Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende këtë ngjarje.

Spitali Avda në kampin e refugjatëve Nuseirat – i cili pranoi viktimat – tha se palestinezët po prisnin kamionët në rrugën Salah al-Din, në jug të Gazës.

Dëshmitarët i thanë agjencisë Associated Press se forcat izraelite hapën zjarr derisa njerëzit po lëviznin drejt lindjes për të shkuar më afër kamionëve me ndihma që po vinin drejt tyre.

Kjo është masakër“, tha Ahmed Halava. Ai tregoi se ushtria izraelite hapi zjarr me tanke dhe dronë mbi njerëz, “madje edhe kur po iknim. Shumë njerëz u martirizuan ose u plagosën”.

Një dëshmitar tjetër, Hossam Abu Shahada, tha se dronët po fluturonin mbi zonë, duke vëzhguar turmën fillimisht, dhe pastaj filluan të shtënat nga tanket dhe dronët teksa njerëzit po lëviznin drejt lindjes.

Ai përshkroi gjendjen si “kaotike dhe të përgjakshme” teksa njerëzit po përpiqeshin të shpëtonin.

Ai tha se pa të paktën tre njerëz të shtrirë në tokë dhe të palëvizshëm, si dhe shumë të tjerë të plagosur, teksa po largohej nga vendngjarja.

Spitali Awda tha se edhe 146 palestinezë të tjerë u plagosën. Mes tyre, 62 ishin në gjendje kritike dhe u transferuan në spitale të tjera në Gazën qendrore.

Në qytetin qendror Deir al-Balah, spitali i Dëshmorëve të Al-Aqsa tha se pranoi trupat e gjashtë njerëzve të vrarë në të njëjtin incident.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz dhe duke marrë afër 250 pengje.

Shumica e pengjeve janë liruar përmes marrëveshjeve për armëpushim.

Hamasi është grup militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 56.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL/

Continue Reading

Bota

Turqia goditet nga një tërmet i fortë

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot Turqinë qendrore, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 4:09 të mëngjesit, në një thellësi prej shtatë kilometrash.

Për momentin, nuk ka informacione për dëme të mundshme ose viktima.

Continue Reading

Të kërkuara