Lajmet

Nitaj do të propozojë shkarkimin e bordit të Infrakosit, bordet tjera ia le qeverisë së re

Published

on

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka thënë se shumicës së bordeve të ndërmarrjeve publike u ka kaluar mandati, por se ai ka vendosur që të mos procedojë me rizgjedhjen e tyre, duke e konsideruar të arsyeshme që ky proces t’i mbetet qeverisë së re.

Nitaj ka thënë se ai nuk ka proceduar me zgjedhjen e bordeve të reja, edhe në rastet kur kanë përfunduar të gjitha procedurat e rekrutimit, intervistimit dhe poentimit, siç është rasti me Bordin e Telekomit.

“Po ashtu kam mbështetur sugjerimet partnerëve në procesin e rekrutimit, që në disa raste të ndërpritet edhe procesi i intervistimit të kandidatëve që tashmë kanë aplikuar në konkurset e rregullta për anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike. U kam sugjeruar bordeve të përkohshme që të mos shpallin konkurse për zgjedhjen e kryeshefave ekzekutivë. Siç jeni në dijeni, Bordi i përkohshëm i Infrakos-it e ka zgjedhur kryeshefin ekzekutiv të Infrakosit, edhe pse Zyra ligjore e Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike ka konstatuar se ka munguar bashkëpunimi me aksionarin dhe ka pasur shkelje të kritereve të konkursit. Unë si Ministër u kam kërkuar që procesin ta rikthejnë në pikën zero, por pavarësisht kësaj ata kanë proceduar tutje, duke mos përfillur kërkesat e Ministrisë që është aksionar i kësaj ndërmarrjeje. Për më tepër ky Bord e ka zgjedhur kryeshefin ekzekutiv të Infrakos-it për një mandat 5 vjeçar, ndërkohë që me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, në nenin 15.1 përcaktohet që secili drejtor zgjedhet në mandat prej 3 vitesh. Kam kërkuar takim urgjent me Bordin e Infrakosit për të marrë shpjegimin e tyre, gjë që nuk është realizuar me arsyetimin se kryetari i Bordit nuk ndodhet në Kosovë. Po ashtu, kam kërkuar interpretim ligjor edhe në rastin e Postës, nëse ka pasur shkelje në procesin e zgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv dhe jam në pritje të tij”, ka thënë ai.

Nitaj ka theksuar se qysh sot do të propozojë të hyjë në rend dite të mbledhjes së radhës të Qeverisë, shkarkimi i Bordit të Infrakosit.   

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara