Lajmet

Nisin takimet për Asociacionin në Bruksel, Lajçak takon Petkoviqin

Ata u takuan në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) para raundit të ri të dialogut.

Published

on

Në Bruksel sot pak pas orës 09:00 ka filluar takimi ndërmjet drejtorit të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Petkoviq dhe Lajçak u takuan në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) para raundit të ri të dialogut.

Pritet që tema më e rëndësishme e takimeve në Bruksel të jetë formimi i Asociacioni i Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.

Gjatë ditës së djeshme, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet që i zhvilloi gjatë kësaj jave në Kosovë dhe në Serbi lidhur me procesin e negociatave.

Përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook, Lajçak ka thënë se fokus i plotë për normalizimin e raporteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Brukselit.

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 8 shtator 1993-1998

Published

on

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

 

Ilustrim: Adem Demaçi

 

 

8 shtator 1994

 

Adem Demaçi kandidat për Çmimin Nobel për Paqe

 

Numri i kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqe për këtë vit arriti në 130 – informon drejtori i fondit të këtij çmimi. Në mesin e kandidatëve të mundshëm për pmimin më të lartë për paqe në botë është edhe shkrimtari i njohur nga Kosova, Adem Demaçi, njofton gazeta e sotme “Bujku”, duke iu referuar “Zërit të Amerikës”.

 

 

8 shtator 1995

 

Adnan Merovci u mor në sigurimin shtetëror serb

 

Më 7 shtator, në orën 8.00, një inspektor i sigurimit serb në Prishtinë, kërkoi nga Adnan Merovci, sekretar teknik në Zyrën e kryetarit Rugova, që të paraqitet në sigurimin shtetëror serb në Prishtinë.

Zoti Merovci u paraqit në orën 10:00 dhe nuk u lirua ende.

Atij nuk i ishte dhënë asnjë shpjegim se përse po thirrej në sigurimin serb.

Sigurimi serb nuk dha asnjë shpjegim as më vonë. Mirëpo njoftohet se ai po mbahet në paraburgim prej 3 ditësh me vendim të policisë serbe.

Zoti Merovci e ka përcjellë vazhdimisht kryetarin e Republikës së Kosovës gjatë udhëtimeve diplomatike nëpër vendet e ndryshme të botës.

 

Policia arrestoi Milazim Krasniqin dhe ndërpreu punën e redaksisë së gazetës “Bota sot”

 

Policia serbe ndërpreu sot rreth orës 11:00 punën e redaksisë së Pishtinës të gazetës së përditshme “Bota sot” që botohet në disa shtete të Evropës dhe arrestoi redaktorin e saj në Prishtinë, Milazim Krasniqin.

Milazim Koci, anëtar i kësaj redaksie, tha se në orën 11:00 në lokalet e redaksisë hynë pesë inspektorë të sigurimit shtetëror serbë dhe legjitimuan e morën në pyetje anëtarët e redaksisë e bashkëpunëtorët tjerë e qytetarë që rastësisht qëlluan në lokalet e redaksisë.

Pas kontrollit dhe bastisjes, policët urdhëruan largimin e gazetarëve nga lokali, arrestuan redaktorin Milazim Krasniqi dhe morën pajisjen komplete tenknike të redaksisë: 2 telefonë, 1 faks, tre kompjuterë, 1 printer, si edhe tekstet e përgatitura për numrin e nesërm të gazetës.

Me këtë ndërhyrje policia praktikisht pamundësoi punën e kësaj redaksie.

Me gjithë insistimin e anëtarëve të redaksisë, inspektorët serbë nuk e justifikuan me asgjë ndërhyrjen e tyre.

Redaksia njofton se është në procedurë e sipër që nga 15 gushti kërkesa për regjistrimin e kësaj redaksie.

 

 

8 shtator 1997

 

Ditë zie në Kosovë në nderim të Nënës Tereze

 

Prishtinë, 8 shtator (QIK)

Sot në Republikën e Kosovës në shenjë pikëllimi e nderimi për vdekjen e Nënë Terezes ishte ditë zie.

Në zyrat e Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës sot janë hapur librat e zisë, të cilët do të qëndrojnë të hapur deri të shtunën e ardhshme.

Që nga dita e sotme, me urdhërin e presidentit Rugova në lokalet e Zyrës së Republikës së Kosovës për Beneluks dhe Bashkim Evropian u hap libri i homazheve në të cilin bashkëatdhetarët tanë po shprehin dhembjen e thellë me këtë rast. Aktualisht në librin e homazheve u shënuan dhjetëra bashkëkombasë tanë.

Gani Azemi i tha QIK-ut se janë duke u bërë përpjekje maksimale që në Bruksel, në njërën prej kishave të shumta, të organizohet një meshë, në shenjë nderimi dhe respekti për Nënë Terezën.

Libri i zisë u hap sot edhe në Presidencën e Kosovës. Edhe këtu libri do të jetë i hapur deri të shtunën nga ora 10 deri në orën

Dita e zisë në Kosovë, për shkak të gjendjes së okupimit në Kosovë, u shënua në mënyrë specifike. Faqja e parë e gazetës së përditshme “Bujku” doli sot me shirit të zi. Edhe gazeta tjetër e përditshme, që botohet në perëndim “Bota sot” doli me shirit të zi. Gazeta “Koha Ditore” doli sot si rëndom, në dy ngjyra, pa shenjën e zisë në faqen e parë.

Në vendet publike ndjehet kudo atmosfera e zisë. Në restorante e kafenetë e Prishtinës, si edhe në qendrat tjera komunale, sot nuk kishte muzikë. Vendimin e kryetarit Rugova për ditë zie nuk e respektoi radiostacioni Selavi, një program shqip i radios së një pronari serb, në të cilin edhe sot transmetohej vazhdimisht muzikë e hareshme shqipe.

 

 

8 shtator 1998

 

Prizren: Policia serbe ekzekutoi edhe dy shqiptarë

 

Mbrëmë rreth orës 20:00, në lagjen “Tusus” të Prizrenit, forcat e policisë serbe kanë vrarë Arsim Ramadan Ponikun (18), njofton KI i Degës së LDK-së në Prizren.

Njoftohet se policia serbe menjëherë pas vrasjes së Arsim Ponikut, ka arrestuar edhe axhën e tij Hasret Sylejman Ponikun (36), të cilin me një veturë me regjistrim të Pejës e kanë dërguar deri në afërsi të varrezave në Prizren dhe e kanë ekzekutuar.

Vrasjet e këtilla të shqiptarëve nga forcat serbe qoftë edhe në oborret e shtëpive të tyre dhe masakrimet e ditëve të fundit e kanë tensionuar edhe më shumë gjendjen në Prizren e rrethinë.

 

Në Struzhe të Prizrenit u gjetën tre shqiptarë të masakruar

 

Mbrëmë në malet e fshatit Struzhe u gjetën trupat e pajetë dhe të masakruar të tre të rinjëve shqiptarë, Muhamet Shemsedinit (23), Zymri Shemsedinit (21) që të dy nga Zaplluxha e Opojës dhe mikut të tyre Sabri Maliqit (18) nga Kuklibegu, njofton KI i Degës së LDK-së në Prizren.

Njoftohet se këta tre të rinj më 1 shtator të këtij viti kanë shkuar për të prerë dru dhe nuk janë kthyer më.

Trupat e pajetë të Muhamet e Zymri Shemsedinit u varrosën sot në Zaplluxhë, ndërsa në Kuklibeg pritet të varroset trupi i pajetë i Sabri Maliqit.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Do të jemi nesër në seancën e Kuvendit, vazhdojmë bisedimet për Presidentin

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për nesër.

“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ndërkohë do të vazhdojnë takimet dhe bisedimet me partitë politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Kurti u shpreh se zgjedhjet e reja do të ishin “të paarsyeshme e të kushtueshme”, ndërsa për mundësinë e një takimi tjetër me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me aktorë të tjerë politikë.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë para seancës, në kohën kur partitë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e një procesi të ri zgjedhor./EO//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë në vitin 1969, ka pranuar se gjatë ecjes në sipërfaqen hënore i kishte ndodhur një incident i pakëndshëm – ai kishte urinuar në kostumin hapësinor.

 

2.Në Egjiptin e Lashtë, fjala për mace shqiptohej “mew” ose “meow”, pothuajse njësoj si tingulli që bëjnë macet sot.

 

3.Lufta Angli-Zanzibar e vitit 1896 konsiderohet lufta më e shkurtër në histori. Ajo zgjati vetëm 38 minuta.

 

4.Shtypshkronja, shpikja që revolucionarizoi përhapjen e informacionit në botë, u krijua nga Gutenberg rreth vitit 1440.

 

5.Vepra më e vjetër e njohur artistike në botë u zbulua në Indonezi dhe mendohet se është krijuar rreth 44 mijë vjet më parë

Continue Reading

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara