Lajmet

​Thaçi dhe të tjerët në seancë të mbyllur, dëgjohet dëshmitari i katërt

Dëshmitari i mbrojtur i cili mban kodin 4748 ka filluar të merret në pyetje më 10 maj.

Published

on

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëshmitari i mbrojtur i cili mban kodin 4748 ka filluar të merret në pyetje më 10 maj, ndërsa e gjithë dëshmia e tij ka vijuar në seancë private.

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, deri tani kanë përfunduar dëshmitë e tre dëshmitarëve të prokurorisë. Dëshmia e tyre nuk është bërë e ditur për publikun dhe të njëjtit kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse.

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet. Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, ndërsa në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara