Lajmet

Nisin punimet për ndriçim në Shtime, Krasniqi: Qytetarët po përfitojnë nga Granti i Performancës

Published

on

Sot është përuruar fillimi i punimeve të projektit “Zgjerimi i ndriçimit publik në qytet dhe në fshatra”, në Carralevë të Shtimes, me ç’rast do të përfitojnë 13 fshatra dhe disa lagje të qytetit. Ky projekt është financuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe Helvetas Swiss Intercooperation pas përfitimit të Grantit të Performancës të vitit 2023 në vlerë afro 400 mijë euro.

Me rastin e vënies së gurëthemelit të hapësirave për vendosjen e shtyllave të ndriçimit në Carralevë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e konsideroi si të rëndësishëm faktin që projektet e financuara në komunën e Shtimes nga granti i performancës po marrin formën e saj dhe qytetarët po përfitojnë. Ai potencoi se ndriçimi i qytetit të Shtimes dhe fshatrave ndikon në zhvillimin e përgjithshëm të kësaj komune.

“E rëndësishme që tashmë projektet e financuara në komunë nga granti i performancës po marrin formën e saj dhe qytetarët po përfitojnë. Sigurisht që ndriçimi i qytetit të Shtimes dhe të fshatrave ndikon edhe në sigurinë në bashkësi dhe mandej ndihmon zhvillimin e përgjithshëm në këtë komunë. Granti i përformancës është i planifikuar që të jetë në mbështetje të komunave, e komunat në mbështetje të qytetarëve”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu tha se është vendosur që e tërë shuma prej rreth 400 mijë eurove e përfituar nga granti i përformancës, të investohet në ndriçimin publik të kësaj komune.

Aliu potencoi se nga ky projkt do të përfitojnë 13 fshatra dhe disa pjesë të qytetit, derisa shtoi se do të vendosen rreth 600 ndriçues. Ai theksoi se ky projekt pritet që të përfundojë në fund të muajit nëntor të këtij viti.

“Sot jemi këtu në fshatin Carralevë me ministrin Elbert Krasniqi për të përuruar fillimin e një projekti që është i financuar nga MAPL, ministri Krasniqi, përkatësisht përfitimin e Grantit të Performacës që e kemi pasur ne si komunë e Shtimes. Është një shumë afër 400 mijë euro që është përfituar nga grandi i përformancës dhe kemi vendosur që ketë grant ta investojmë të tërin në ndriçimin publik në Komunën e Shtimes. Do të përfitojnë diku 13 fshatra dhe qyteti. Do të jenë diku mbi 600 trupa ndriçues në total dhe ky projekt pritet që të përfundojë nga fundi i nëntorit…E dini që fshati Carralevë graviton rreth rrugës magjistrale që e lidh qytetin e Shtimes dhe Suharekës. Qytetarët e këtij qyteti janë të rrezikuar. Para pak kohësh e kemi ndërtuar edhe trotuarin tani po ia shtojmë ndriçimin”, potencoi Aliu.

Zgjerimi i ndriçimit publik në Shtime përfshinë fshatrat Godanc i Poshtëm, Godanc i Epërm, Lagja e Pajtimit, Belinc, Carralevës, Pjetërshticë dhe Petrovë. Fshatra të tjera përfituese të këtij projekti janë Davidoc, Rashnicë, Gllavicë, Gjyrkoc, Reçak dhe Mollopolc.

Opinione

3 Maji nuk është ceremoni, por provë: Gazetaria mes përgjegjësisë ndaj publikut dhe tundimit të pushtetit

Published

on

By

Shkruan: Musa Sabedini

3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Medias, nuk duhet të reduktohet në një shënim simbolik kalendarik, por të shërbejë si moment reflektimi profesional dhe etik për rolin thelbësor të gazetarisë në shoqëritë demokratike. 

Kjo ditë rikujton se liria e medias është e pandashme nga përgjegjësia për saktësi, paanësi dhe integritet, duke kërkuar nga gazetarët një angazhim të vazhdueshëm për profesionalizim dhe respektim të standardeve më të larta të raportimit. 

Gazetaria, si shërbim ndaj interesit publik, mbetet një mekanizëm i domosdoshëm për llogaridhënie dhe transparencë, sidomos përballë tendencave që cenojnë vlerat demokratike. Në këtë kontekst, një urim i veçantë u takon të gjithë gazetarëve që qëndrojnë në vijën e parë të mbrojtjes së vërtetës, shpesh përballë presioneve dhe rreziqeve. 

Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së shprehjes; përkundrazi, ata duhet të mbrohen dhe të mbështeten në misionin e tyre për të nxjerrë në dritë të vërtetat dhe për të kontribuar në një shoqëri më të drejtë e më të informuar.

Nuk zgjidhet problemi duke etiketuar apo përjashtuar, por duke ngritur standardin profesional që i detyron të gjithë të reflektojnë. 

Këshilla ime për çdo gazetar është e thjeshtë dhe e panegociueshme, besnikëria juaj duhet të jetë ndaj publikut dhe së vërtetës, jo ndaj pushtetit. Gazetaria humb kuptimin në momentin që zëvendëson rolin mbikëqyrës me rolin mbrojtës të institucioneve. Solidariteti profesional nuk është luks, por detyrim, mbrojtja e kolegëve kur cenohen është mbrojtje e vetë lirisë së medias. 

Prandaj, çdo gazetar duhet të rikthehet te parimet themelore: pavarësi editoriale, integritet, verifikim faktesh dhe guxim për të kërkuar llogari.

Vetëm kështu mund të ndërtohet një kulturë mediatike që nuk i shërben pushtetit, por qytetarit.

Continue Reading

Lajmet

Gjermania: Tërheqja e trupave amerikane ishte e parashikueshme, NATO kërkon sqarime

Published

on

By

Gjermania e ka cilësuar si të “parashikueshëm” vendimin e Donald Trump për të tërhequr rreth 5.000 trupa amerikane nga territori i saj, ndërsa NATO ka kërkuar sqarime shtesë nga Washingtoni lidhur me këtë veprim.

Në një deklaratë për agjencinë DPA, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, theksoi se prania e forcave amerikane në Evropë – veçanërisht në Gjermani – mbetet në interes të ndërsjellë si për Berlinin ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, bëri të ditur se aleanca është duke punuar me SHBA-në për të kuptuar më mirë detajet e vendimit.

I pyetur për këtë çështje, Trump deklaroi se reduktimi i trupave do të jetë edhe më i thellë se sa 5.000, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vendimi i Washingtonit vjen pas kritikave të Trump ndaj kancelarit gjerman, Friedrich Merz, lidhur me deklaratat e tij për rolin e SHBA-së në raport me Iranin.

Aktualisht, SHBA-ja ka mbi 36.000 trupa të stacionuara në Gjermani – prania më e madhe në Evropë – krahasuar me rreth 12.000 në Itali dhe 10.000 në Mbretërinë e Bashkuar. Trump ka sugjeruar gjithashtu mundësinë e tërheqjes së trupave edhe nga këto vende.

Ky veprim është pjesë e një strategjie më të gjerë për të zhvendosur fokusin ushtarak amerikan nga Evropa drejt rajonit Indo-Paqësor. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet brenda aleancës 32-anëtare të NATO-s se një reduktim i tillë mund të ndikojë në forcën dhe kohezionin e saj.

Continue Reading

Vendi

Dekani i Shkencave të Sportit në UBT, Agron Thaqi, pjesë e konferencës shkencore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

Published

on

By

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Sportit në UBT, Assoc. Prof. Dr. Agron Thaqi, po merr pjesë në konferencën shkencore të organizuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Gjatë kësaj vizite, ai zhvilloi një takim me rektoren e universitetit, ku u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në të ardhmen, me fokus në projekte të përbashkëta, shkëmbime akademike dhe organizimin e aktiviteteve shkencore.

Me këtë rast, u bë edhe një ftesë zyrtare për pjesëmarrje në konferencën vjetore të UBT-së, ndërsa u theksua bashkëpunimi ekzistues në kuadër të projektit ndërkombëtar SHAPE, ku të dy institucionet janë partnere.

Ky angazhim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike dhe avancimit të arsimit të lartë në nivel rajonal.

Continue Reading

Lajmet

Koalicionet parazgjedhore: afati deri më 7 maj

Published

on

By

Partitë politike në Kosovë duhet të deklarohen deri më 7 maj nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe nëse do të hyjnë në koalicione parazgjedhore.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 2 maj ka nisur edhe periudha për aplikimin për certifikimin e partive të reja, si dhe për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për regjistrimin e partive të reja përfundon më 10 maj, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve mund të bëhet deri më 12 maj.

Deri tani, nuk ka indikacione se partitë e mëdha politike do të formojnë koalicione para zgjedhjeve. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 28 dhjetor, nga subjektet kryesore shqiptare vetëm Lëvizja Vetëvendosje kishte garuar në koalicion me parti më të vogla, përfshirë Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në.

Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi si planin e aktiviteteve ashtu edhe buxhetin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, i cili arrin në 10 milionë e 887 mijë euro.

Sipas këtij plani, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, duke filluar më 28 maj dhe duke përfunduar më 7 qershor në orën 07:00, kur edhe hapen vendvotimet.

Vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës pritet të merret më 5 maj, ndërsa më 16 maj do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Procesi i votimit përmes postës do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor. Një ditë para zgjedhjeve do të organizohet edhe votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Ndërkohë, periudha për regjistrimin e votuesve nga diaspora është caktuar nga 6 deri më 17 maj.

Më 21 maj, KQZ-ja do të bëjë certifikimin e listës së votuesve, si për ata brenda vendit ashtu edhe për votuesit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara