Lajmet

Nisin punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec

Ky objekt do të jetë multifunksional.

Published

on

Në Rahovec kanë nisur sot (e mërkurë) punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore. Ky objekt do të jetë multifunksional, pasiqë do të ketë shkollën e muzikës, bibliotekën, salla e madhe me 400 ulëse, parkingje nëntokësore dhe amfiteatër të jashtëm.

Kryteari i komunës së Rahovecit, Smail Latifi tha se kjo qendër do t’i dedikohet rinisë, kulturës, artit dhe inovacionit. Kryetari Latifi tregon se ky projekt kap shumën mbi 2 milionë euro dhe pret të përfundojnë punimet në vitin 2025.

“I dedikohet rinisë, kulturës, artit dhe inovacionit. Ka hapësira për parkingje nëntokësore gjithsej 34, dhe garazha, hapësira për parkingje të jashtme plus 20 , salla universale, rreth 400 salla, salla e madhe e koncerteve, korridore me mjedise të bukura të përshtatshme, skena dhe prapaskena, zhveshtore, salla për prova e të tjera. Gjithashtu do të ketë edhe shkollë të muzikës me studio për kërcim, klasa, ushtrimore individuale dhe në grupe, për balet, orë instrumentale. Do të ketë qendër për inovacion dhe teknologji me përmbajtje si laboratori, punëtori, sallë për trajnime, zyra të hapura dhe të ndara. Një bibliotekë ku përfshihen sallat për lexim grupor dhe individual, ekspozim i librave dhe sallë për kompjuterë. Një kafiteri me kuzhinë dhe terraca e jashtme. Vlera e kësaj kontrate është rreth 2 milionë e 82 mijë euro. Është paraparë që ky objekt të ketë edhe hapësira të përshtatshme për vendosjen e galerisë së arteve”, tha Latifi.

Ai ka shtuar se projekti do të mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës.

“Ministria e Kulturës përkatësisht vet ministri Çeku ka thënë se asnjëherë në Ministrinë e Kulturës nuk ka ardhur një projekt kaq i mirë dhe kaq i kompletuar. Prandaj, edhe nuk është e rastësishme që ne kemi marrë një zotim nga ana e ministrit Çeku që të mbështetet financiarisht ky projekt. Kur të miratohet buxheti ndoshta dhe detyrohemi të ndryshojmë panon, sepse do të jemi në bashkëpunim Komuna e Rahovecit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Besoj që ky punim do të përmbyllet me sukses në vitin 2025”, tha ai.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dina tha se ky projekt ka hapësira të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

“Kemi hapësira jashtëzakonisht të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve, si dhe Shkollën e Muzikës Profesionale. Krejt kjo është bërë për shkak te angazhimit të kërkesës që ka qenë për të rinjtë tanë dhe dedikon mundësitë më të mira e të mëdha për qytetarët tanë. Besoj që deri në vitin 2025 të përfundoi ky objekt”, tha Dina.

Ndërkaq drejtori i Shkollës së Muzikës në Rahovec, Naser Vula tha se për komunën e Rahovecit është projekt më modern dhe më i përsosuri. Ai ndihet i lumtur që për stafin e shkollës të muzikës do të ketë një hapësirë të mirë për punë.

“Kam një ndjenjë të veçantë dhe emocionale, sepse ky është një investim shumë i qëlluar për kulturë. Për komunën tonë ky është projekti më modern dhe më i përsosuri. Unë si drejtor i Shkollës së Muzikës gëzohem shumë për stafin tim që do të kemi një hapësirë për shkollë të muzikës”, theksoi Vula.

lajme

Ramadan Nishori ndan rrëfimin e tij para studentëve të UBT-së në një takim të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me UBT, organizoi një takim të veçantë me studentë, i cili u fokusua në prezantimin e librit me rëndësi të madhe dokumentuese “Zëra të Padegjura – rrëfimet e burrave mbi tejkalimin e dhunës seksuale në luftë”.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët u njohën nga afër me rrëfimin e Ramadan Nishorit, i cili njihet si i mbijetuari i parë burrë që ka folur publikisht për përvojën e tij dhe që ka ndarë historinë personale në librin “Përtej Dhimbjes, Drejt Guximit”. Ai tregoi rrugëtimin e tij nga plagët e së kaluarës drejt forcës, shërimit dhe shpresës, duke sjellë një perspektivë të rëndësishme mbi stigmat që shpesh e shoqërojnë këtë temë.

Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e dokumentimit të përvojave të të mbijetuarve, si një mënyrë e domosdoshme për të ruajtur kujtesën historike, për të ndriçuar të vërtetën dhe për t’i dhënë zë atyre që për dekada janë mbajtur në heshtje. Studentët patën mundësinë të kuptojnë më thellë dimensionet emocionale, sociale dhe njerëzore të këtyre rrëfimeve.

Aktiviteti u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke dëshmuar rëndësinë ndërkombëtare të përpjekjeve për adresimin e traumave të luftës dhe mbështetjen e të mbijetuarve.

Continue Reading

Rajoni

Art, media dhe kujtesa historike: Vizita e studentëve të UBT-së në Reporting House

Published

on

Studentët e programit Art dhe Media Digjitale të UBT-së u mirëpritën në Reporting House, të shoqëruar nga profesori dhe njëkohësisht kuratori i kësaj ekspozite, Gazmend Ejupi. Ky aktivitet pati për qëllim t’u ofrojë studentëve një përvojë të thellë praktike dhe njohuri të drejtpërdrejta mbi mënyrën se si artit bashkëkohor mund t’i shërbejë gazetarisë dhe dokumentimit historik.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të eksploronin ekspozitat dhe të njiheshin me rrëfimin e historisë së Kosovës gjatë viteve 1989–1999, i paraqitur nëpërmjet instalacioneve artistike, videove dokumentare dhe formateve vizuale kreative.

Pika kryesore e diskutimit ishte roli i artit si mjet për reflektim shoqëror dhe dokumentim historik, duke u fokusuar në mënyrën se si ekspozitat dhe instalacionet bashkëkohore mund të bëjnë historinë më të prekshme dhe të kuptueshme për publikun e sotëm.

Studentët shprehën interes dhe kuriozitet të veçantë për procesin krijues pas secilit projekt dhe diskutuan për sfidat që paraqet përcjellja e historive të ndërlikuara përmes artit dhe mediave digjitale.

Vizita theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet artistëve dhe gazetarëve, dhe mënyrën se si kjo bashkëpunim mund të sjellë perspektiva të reja për edukimin dhe ndërgjegjësimin publik.

Continue Reading

Sport

​FBK emëron Bujar Locin përzgjedhës të Kosovës ndaj Shqipërisë

Published

on

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se Bujar Loci do të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në ndeshjen ndaj Shqipërisë në FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.

Bujar Loci ka qenë basketbollist i KB Pejës, ku fitoi tri herë titullin, tri herë Kupën dhe një herë Superkupën si basketbollist.

Karrierën e vazhdoi si trajner po ashtu te KB Peja, duke qenë kryetrajner e më pas edhe ndihmëstrajner. Loci me sukses ka drejtuar edhe Sigal Prishtinën e Rahovecin, kurse ka qenë trajner edhe te KBF Penza.

Për shumë vjet është ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kosovës, kurse nga edicioni i kaluar është trajner në Grapeland (Rahoveci 029), duke e udhëhequr nga Liga e Parë në ProCredit Superliga, ku është trajneri i vetëm vendor në elitë.

Ndër të tjerash, Bujar Loci, ka qenë përzgjedhës i Kosovës në vitin 2005, duke udhëhequr Dardanët në turneun në Aleksandri, në lojën ndaj Egjiptit dhe Rumanisë.

Debutimi i tij do të jetë më 30 nëntor 2025, në ndeshjen e parë parakualifikuese Shqipëria vs Kosova, ora 18:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madrid paralajmëron gjigantët evropian për Vinicius Jr

Published

on

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e paqartë, sepse kontrata e brazilianit skadon në vitin 2027 dhe rinovimi i tij nuk është zgjidhur ende, duke hapur derën për interesim të madh nga klubet e tjera.

Sipas DefensaCentral, Real Madridi ka bërë të ditur se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro për sulmuesin dhe kjo shifër tashmë u është komunikuar agjentëve që pyesin çdo ditë për situatën e lojtarit.

Vetë lojtari ka treguar publikisht se dëshiron të vazhdojë te Real Madridi, por me ardhjen e trajnerit Xabi Alonso roli i tij ka ndryshuar.

Ai nuk është më titullar i padiskutueshëm, për shkak të sistemit më të ngurtë dhe rotacioneve që po përdor trajneri. Ky ndryshim ka krijuar pasiguri te lojtari dhe ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në klub.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, është i vendosur të mos humbasë kontrollin mbi situatën: ose rinovim, ose shitje por asnjë largim me ulje çmimi.

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë dhe nëse Vinicius ndihet i rëndësishëm në projektin e Xabi Alonsos, rinovimi mund të bëhet realitet.

Për momentin, një gjë është e sigurt se Real Madridi nuk pranon oferta nën 100 milionë euro për yllin brazilian./S.K/KP/Al Jazeera/

Continue Reading

Të kërkuara