Lajmet

Nisin punimet në zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc, por protestojnë banorët

Kurti së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, vizituan fillimin e punimeve.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc, rrugë e cila do të lidh kryeqytetin me pjesën perëndimore të Kosovës. Megjithatë aty dolën për të protestuar edhe banorët e kësaj ane, pasi po mbyllen bizneset e tyre.

Kurti së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, vizituan fillimin e punimeve, ku thanë se kjo rrugë ka gjatësinë 10.9 km me kosto më pak se 21 milionë euro. Ai theksoi se pas këtij projekti, do të jetë vazhdimi i rrugës Dollc-Ramunë, për të cilin njoftoi se hapja e procesit për tenderim do të bëhet në muajin maj.

“Po inaugurojmë fillimin e punimeve për tri llote, llotin 2,3 dhe 4 që kanë gjatësinë 10.9 kilometra me një kosto të gjithmbarshme më pak sesa 21 milionë euro. Ndërkaq, për segmentin tjetër pas këtij Kijevë-Dollc, vjen Dollc-Ramunë, i cili do të bëhet hapja e procesit për tenderim në muajin maj, ndërkohë që për llotin e parë, organi shqyrtues i prokurimit, e ka rikthyer me vendimin e vet në ritenderim, ndaj ajo është spostuar ca në kohë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shtuar se janë duke i kushtuar rëndësi që shpronësimet të kryhen në kohë dhe të mos ketë probleme në shpronësim, por mos të ketë befasi edhe në infrastruktura nëntokësore që pastaj pengojnë realizimin e projektit.

“Në dallim prej projekteve të mëhershme, ajo çka i kemi kushtuar rëndësi projekteve që tani po zhvillohen brenda këtij mandati, po i kushtojmë rëndësi që shpronësimet të gjitha të kryhen në kohë dhe mos të kemi problem në shpronësim, mos të na dalin befasi në infrastruktura nëntokësore me probleme të tjera, të cilët pastaj na krijojnë pengesa në realizim të projektit”, ka shtuar Aliu.

Po ashtu, zëvendësministri i planifikimit hapësinorë dhe infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se afati më i gjatë është 260 ditë për llotin më të madh, por nga angazhimi i kompanive dhe mbikëqyrjes të jashtme, mund të realizohet para këtij afati.

“Janë tri llote që afati më i gjatë është 260 ditë për llotin më të madh, por duke e parë angazhimin të kompanive por edhe të mbikëqyrjes të jashtme të cilën e kemi kontraktuar unë jam i bindur se do ta realizojmë para këtij afati. E kemi marrë vendimin për shpronësim për vazhdimin e rrugës në drejtim të Pejës që në fillim të majit do të filloi procedura”, ka vijuar ai.

Ndërkohë, aty u panë edhe qytetarët e Kijevës të cilët protestuan për fillimin e këtyre punimeve për shkak që mund të mbyllen mbi 60 biznese. Protestuesi Isuf Mehmetaj ka thënë se në këtë rrugë janë të dy anët të shpronësuara, dhe tani duhet të mbyllen këto biznese.

“Kemi dalë në protestë për shkak të devijimit të rrugës. Këta po thonë vetëm zgjerim i rrugës. Tash toka e bukës po humbet. Këtu janë dy anët e rrugës të shpronësuara, të gjitha bizneseve, prandaj kemi dal se ato tash vetëm duhet me i mbyll. Numri i bizneseve është diku 62”, ka thënë Mehmetaj.

Kurti rreth kësaj çështje është shprehur se nuk dëshirojnë të dëmtojnë askënd, mirëpo nuk mund ta lënë këtë rrugë pa e zgjeruar, por do ta diskutoj me ministren e ekonomisë dhe të financave.

“Edhe me ministren e ekonomisë dhe të financave do ta diskutojmë këtë çështje, duke i trajtuar kërkesat e tyre, nuk dëshirojmë të dëmtojmë askënd, mirëpo nuk mund ta lëmë këtë rrugë pa e zgjeruar”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, zëvendësministri i planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës, Hysen Durmishi ka vijuar se është takuar me pronarët e këtyre bizneseve, por ky projekt është hartuar shumë më herët. Ai thekson se ka shumë arsyeje që ka devijuar kjo rrugë, por një nga kryesoret është se zgjerimi i rrugës në vendbanime i dëmton vendbanime.

“Pronarët e këtyre bizneseve unë i kam takuar disa herë në zyrën time me kërkesë të cilat ata i kanë parashtruar dhe kemi diskutuar. Brenda departamenteve tona në ministri ky projekt është hartuar shumë më herët, devijimi i kësaj rruge ka filluar shumë më herët, deri në Kijevë është rruga e devijuar nga rruga ekzistuese. Ka shumë arsyeje pse ka ndodhur ky devijim, por një ndër arsyet kryesore është se zgjerimi i rrugës në vendbanime i dëmton vendbanimet kur të bëhet rruga me katër korsi ngritet niveli i rrugës në njërën anë dhe i pamundëson kyçjet edhe tek objektet që ndodhen aty afër”, ka vijuar Durmishi.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara