Lajmet

Nisin punimet në rrugën “Rexhep Luci”, Rama e quan një projekt fantastik dhe evropian

Published

on

Komuna e Prishtinës ka mbajtur ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën “Rexhep Luci”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se me punimet që do të kryhen në këtë rrugë, do të krijohet një hapësirë shumë më e sigurt për këmbësorët dhe po ashtu ata që e vizitojnë.

“Ky projekt që është i dizajnuar kohë më parë, por për shkaqe të ndryshme nuk ka filluar deri më tani. Tani po fillojmë me transformimin e kësaj rruge e kemi një zhvillim të mirëfilltë ku e heqim asfaltin dhe krijojmë materiale si gurë të cilat janë shumë më të mira se asfalti nga shirat e ndryshëm”, ka thënë Rama.

Po ashtu çështja e kanalizimit, ai tha se ka qenë problem i madh. Por, Rama beson se me këtë projekt do të zgjidhet këtë çështje.

“Edhe do të krijohet një hapësirë shumë më e sigurt për qytetarët këmbësorët dhe ata që vizitojnë, një atmosferë shumë më e mirë për të gjithë qytetarët. Kemi pasur takime me qytetarë, një pjesë janë kundër, por shumica janë pro. Normal që punojmë për të mirën e qytetarëve. Ky është një projekt fantastikë dhe krijon një fytyrë të re, një projekt evropian. Për çfarëdo arsye gjithmonë një- dy persona kanë arsyet e veta pse shqetësohen, por nuk kanë pse. Ne e kemi anuluar vet atë vendim, rruga do të jetë e hapur është kuptuar gabueshëm ne s’po mbyllim rrugë qytetarët do të kenë qasje tërë kohën”, ka thënë Rama.

Lajmet

​Peja debuton me humbje në Ligën ENBL

Published

on

GO+ Peja debutoi me humbje në Ligën ENBL, pasi që skuadra u mund nga Riga Zelli me rezultat 72:83.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, me të dy skuadrat, që nuk arrinin të shkëputeshin, derisa çereku i parë përfundon 20:17.

Mysafirët ishin më të mirë në periudhën e dytë, që e fituan 21:30, për të shkuar në pushim me rezultat 41:47.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, duke u karakterizuar me jo shumë pikë të shënuara, 15:15, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 56:62. Në dhjetë minutat e fundit, nuk ndodhi përmbysja e vendasve, duke pësuar 72:83.

Te vendasit, Tajh Nugace Green kishte 20 pikë e shtatë kërcime, derisa Skyler Tyron Flatten shtoi 14 pikë.

Kjo ishte ndeshja e parë për pejanët në këtë ligë, ndërsa fitorja e dytë për skuadrën letoneze në dy ndeshje./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të dhunës në familje brenda një dite në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë ditës së hënë në Prishtinë.

Rasti i parë është regjistruar rreth orës 11:00, ku një mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre kosovare. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur po atë ditë, rreth orës 19:00, ku një tjetër mashkull kosovar është arrestuar nën të njëjtat dyshime për dhunë në familje ndaj një viktime femër kosovare. Edhe në këtë rast, pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në paraburgim.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nen dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy rastet janë në zhvillim, ndërsa viktimave u është ofruar ndihma e nevojshme./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Ronaldo me një tjetër rekord botëror në historinë e futbollit

Published

on

Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord historik pasi shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Hungarisë, duke përmbysur rezultatin pas avantazhit fillestar të Szalai dhe duke i dhënë Portugalisë epërsinë 2-1.

Falë këtyre dy realizimeve, kapiteni i Portugalisë arrin në 41 gola në kualifikimet e Kupës së Botës, duke kaluar sulmuesin guatemalas Carlos Ruiz, i cili kishte 39.

Në podium qëndron edhe Lionel Messi, me 36 gola, që mban vendin e tretë në renditjen historike.

Nga futbollistët evropianë, përveç Ronaldos, në listën e 25 më të mirëve renditen: Robert Lewandowski (33 gola), Edin Džeko (29), Andriy Shevchenko (26), Harry Kane (23) dhe Memphis Depay (22)./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Prizren: Humb jetën një motoçiklist i raportuar si i zhdukur

Published

on

By

Në fshatin Tupec të Prizrenit, është gjetur pa shenja jete një person, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur.

Sipas raportit 24-orësh nga Policia e Kosovës, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë. Nga hetimet paraprake në vendin e ngjarjes, besohet se ai ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka pësuar lëndime fatale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i raportuar i zhdukur, është gjetur në fshatin Tupec ku sipas vendit të ngjarjes dyshohet se ai ishte aksidentuar me motoqiklete dhe si pasojë ka mbetur i vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara