Aktualitet

Nisin hetimet për vdekjen e foshnjës në Duhël të Suharekës

Published

on

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur hetimet në rastin e vdekjes së dyshimtë të foshnjes së porsalindur në Duhël të Suharekës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani, tha për Klankosova.tv se janë në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve.

Mehmeti tha se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se jemi në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve.Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë. Për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me kohë”.

Burimi: Klan Kosova

Lajmet

Policia heton një rast të vetëvrasjes në Gjilan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “vetëvrasje” në Gjilan, pasi një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti vazhdon të hetone nga policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë nën dyshimin për ngacmim seksual

Published

on

By

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim seksual”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik 2026 rreth orës 08:00, ndërsa është raportuar nga viktima më 16 korrik.

Lidhur me rastin, palët janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Albanians For America për herë të parë në takimin e CEEC në Capitol Hill

Published

on

Organizata shqiptaro-amerikane Albanians For America (AFA) ka marrë pjesë për herë të parë në takimin e Koalicionit të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Capitol Hill, duke përfaqësuar komunitetin shqiptar në diskutimet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

E përfaqësuar nga Doc Vranici, AFA iu bashkua 18 organizatave anëtare të CEEC-së, ku u diskutuan çështje strategjike si agresioni rus në Ukrainë, situata në Gjeorgji, sanksionet ndaj Rusisë, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe mbështetja për organizimin e Samitit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Në kuadër të vizitës, delegacioni mori pjesë edhe në konferencën “Rritja e qëndrueshmërisë: Një vështrim nga Qendrat e Ekselencës së NATO-s në vendet baltike”, ku morën pjesë kongresmenë amerikanë dhe zyrtarë nga Lituania, Letonia dhe Estonia.

Përfaqësuesit e AFA-së zhvilluan gjithashtu takime me zyrtarë amerikanë, përfshirë përfaqësues të Komisionit të Helsinkit, senatorë dhe kongresistë, ku u diskutua roli i SHBA-së në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe forcimi i sigurisë në rajon.

Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni u takua edhe me një përfaqësues të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë dhe me ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, me të cilin biseduan për zhvillimet aktuale dhe thellimin e marrëdhënieve Kosovë–SHBA.

Sipas organizatës, pjesëmarrja në këtë forum shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e zërit të komunitetit shqiptaro-amerikan në institucionet ku hartohen politikat dhe në promovimin e interesave të shqiptarëve në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rriten çmimet e derivateve , nafta arrin në 1.60 euro për litër

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 17 korrik.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro për litër, katër centë më shumë krahasuar me një ditë më parë, kur ishte 1.56 euro.

Është shtrenjtuar edhe benzina, e cila sot mund të shitet deri në 1.43 euro për litër, tre centë më shumë se të enjten, kur kushtonte 1.40 euro.

Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.60 euro për litër.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara