Lajmet

Nis seanca e jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagave, LVV lëshon sallën

Seanca u thirr nga AAK-ja.

Publikuar

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik.

Në sallën plenare të pranishëm nga Lëvizja Vetëvendosje po marrin pjesë vetëm një numër i vogël i deputetëve.

Paraprakisht, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka debatuar sa i përket përfundimit të seancës së parë dhe nisjes së kësaj të jashtëzakonshme. Ai kërkoi që seanca të fillojë menjëherë, ndërkaq shefja e deputetëve të shumicës parlamentare tha se e njëjta do të fillojë pas përfundimit të punimeve të seancës së nisur në orën 10:00.

Tahirit i ka dhënë të drejtë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili nisi seancën e jashtëzakonshme.

Lajmet

Irlanda konfirmon se zyrtarisht do ta njohë shtetin e Palestinës këtë muaj

Publikuar

nga

Irlanda do ta njohë shtetin e Palestinës deri në fund të muajit, konfirmoi ministri i Jashtëm i Irlandës, duke mos specifikuar ndonjë datë.

“Ne do të njohim shtetin e Palestinës para fundit të muajit”, tha Micheal Martin.

Gjatë muajit mars, liderët e Spanjës, Irlandës, Sllovakisë dhe Maltës përmes një deklarate të përbashkët konfirmuan gatishmërinë për ta njohur shtetin e Palestinës.

Irlanda ka kohë që ka deklaruar se nuk ka asnjë kundërshtim në parim për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez nëse mund të ndihmonte procesin e paqes në Lindjen e Mesme./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Presidenti ukrainas shtyen vizitat jashtë vendit për shkak të situatës së vështirë në front

Publikuar

nga

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shtyrë të gjitha takimet e planifikuara jashtë vendit, një shenjë që tregon për vështirësitë me të cilat po përballen forcat ukrainase kundër avancimit të Rusisë në rajonin verilindor të Kharkivit.

Ndërsa Ukraina nuk ka dhënë asnjë arsye specifike për shtyerjen e këtyre takimeve, por zëdhënësi i tij, Serhiy Nykyforov shkroi në platformën Facebook se Zelensky më 15 maj mbajti një takim me komandantët e tij, përfshirë edhe me komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Oleksandr Syrskiy, dhe në atë takim është diskutuar situata në rajonin e Kharkivit.

Vovçansku është bërë epiqendër e ofensivës së fundit ruse, përderisa forcat e Kremlinit po tentojnë të marrin nën kontroll vendbanime në lindje të Kharkivit, që para luftës kishte afro 1.4 milion banorë.

Megjithatë një ditë më herët, Rusia prentendoi se ka marrë mbi kontrollin e tij fshatin kufitar, Buruvatka, por ky prentendim nuk është verifikuar ende në mënyër të pavarur.

Kryetari i Kharkivit, Ihor Terekhov, deklaroi se pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse, nuk ka plane për evakuimin e qytetit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rusia bën të ditur se ka zmbrapsur një “sulm masiv” të Ukrainës mbi Krime

Publikuar

nga

Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë, Mikhail Razvohayev, bëjnë të ditur se është zmbrapsur “një sulm masiv” ukrainas me raketa mbi qytetin e Sevastopolit.

Razvozhayev tha se disa raketa u rrëzuan mbi det dhe në zonën afër bazës ajrore të Belbekut. Megjithatë edhe më herët kjo bazë ajrore kishte qenë cak i sulmeve.

Më tutje, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar dhjetë raketa me rreze të gjatë veprimi mbi Krime.

Në javën e fundit, Moska, pa ofruar dëshmi, ka akuzuar Ukrainën se ka nisur të përdorë sistemin raketor ATACMS, të prodhimit amerikan, derisa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Hamasit

Publikuar

nga

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia “do të vazhdojë të qëndrojë pranë Hamasit, i cili po lufton për pavarësinë e tokës së vet dhe po mbron Anadollin”. Anadolli është gadishulli që sot përbën pjesën aziatike të Turqisë.

Hamasi ka një zyrë në Turqi që nga viti 2011, kur Turqia ndihmoi në sigurimin e marrëveshjes për grupin për të liruar ushtarin izraelit Gilad Shalit dhe Erdogan ka mbajtur lidhje me Ismail Haniyeh, udhëheqësin politik të grupit, i cili ka qenë një vizitor i shpeshtë.

Duke folur në një takim të grupit parlamentar në Ankara, Erdogan tha: “Izraeli nuk do të ndalet në Gaza dhe nëse nuk ndalet, ky shtet mashtrues përfundimisht do të synojë Anadollin me iluzionet e tij për tokën e premtuar”.

Ai tha se kryeministri izraelit Netanyahu dhe ata që janë bashkëpunëtorë në gjenocid do të mbajnë përgjegjësi, ne do të sigurojmë që ata të përballen me drejtësinë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara