Lajmet

​Miratohet Ligji për Prokurorinë Speciale

LDK paralajmëron interpretim nga Kushtetuesja.

Published

on

Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar Ligji për Prokurorinë Speciale. Këtë ligj e ka mbështetur shumica parlamentare, por jo edhe opozita. Këta të fundit kanë kërkuar që kjo nismë ligjore të kthehet në lexim të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar që për shkak të kundërshtisë ndaj një paragrafi, do të kërkojnë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi kërkoi miratimin e këtij ligji.

“Në mbledhjen e mbajtur me 13 korrik 2023 shqyrtoi (komisioni) projektligjin numër 08L168 për Prokurorinë Speciale me amendamentet e propozuara nga grupi punues dhe vendosi që Kuvendit të ja paraqes rekomandimin për miratim në lexim të dytë, të raportit me amendamente dhe të projektligjit”, tha ai.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Driton Selmanaj tha se partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile ka rekomanduar heqjen e një paragrafi, por shumica parlamentare nuk e ka marrë parasysh.

“Duhet të shpreh shqetësimin ose qasjen tonë të papranueshme për një paragraf të këtij projektligji të cilin fatkeqësisht shumica parlamentare nuk na dëgjoi. Dhe komisioni më pas përkundër dallimeve të mëdha që kishim brenda Grupit punues, arriti ta tejkalojë. Çështja është që bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale me ligj është përcaktuar që kjo të rregullohet me një akt nënligjor por që e miraton qeveria pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në konsultim thotë me Këshillin Prokurorial. Për neve, është e papranueshme. Pse? Sepse ky ligj është material dhe tërë substancën e vet e rregullon Prokurorinë Speciale. Dhe duhet Prokurorisë Speciale dhe Këshillit Prokurorial t’i lejohet që ata të nxjerrin akt nënligjor dhe të përcaktojnë mënyrën e funksionimit dhe bashkëpunimit me policinë. Jo qeveria. Qeveria nuk mund të përcaktojë format e bashkëpunimit mes dy pushteteve që janë institucione të pavarura”, deklaroi Selmanaj.

Selmanaj shtoi se nëse një gjë e tillë nuk ndryshon, detyrohen ta dërgojnë për interpretim në Kushtetuese.

“Përndryshe na detyroni që edhe këtë çështje, fatkeqësisht, të detyrohemi ne që ta qojmë në Gjykatë Kushtetuese si instrumenti i fundit i cili garanton pavarësinë e funksionimit kushtetues të pushteteve në Kosovë”, shtoi ai.

Ndërsa deputeti Rrustemi tha se është shtjerrë diskutimi dhe nuk arsyetoi kundërshtimin e deputetit Selmanaj.

“Nuk kemi arritur që të kemi një harmonizim të çështjes në fjalë. Nuk është aq dramatike sa po e bën zotëri Selmanaj, por jemi përpjekur që ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Ne si mazhorancë jemi për ta proceduar në miratim, nuk ka asnjë arsye për ta kthyer në lexim të tretë, sepse është shteruar diskutimi në mes të zotëri Selmanaj, si drejtues të grupit punues, komisionit, kemi pasur debat në komision. Jemi të vetëdijshëm për çfarë po propozojmë për të votuar”, deklaroi ai.

Megjithatë, edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo nismë ligjore duhet të dërgohet në lexim të tretë.

“Unë mendoj që ky ligj duhet të shkojë edhe një herë në lexim të tretë. Ajo çka ka ndodhur në Komisionin për Legjislacion, në fakt një debat në mes të Selmanaj dhe qeverisë. Qeveria ka qenë tepër e ngurtë, përderisa ne në komision kemi qenë të hapur. Prandaj unë mendoj që në qoftë se ky ligj miratohet tani, atëherë ligji do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese për shkak se argumentet që i ka dhënë zotëri Selmanaj në komision kanë qenë tepër të prekshme në raport me shkeljet kushtetuese”, u shpreh ai.

Me 64 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim janë miratuar edhe 48 amendamentet dhe Projektligji për Pronën Publike. Në seancën e sotme është miratuar edhe Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Penal të Kosovës. Me votat e shumicës parlamentare është miratuar edhe Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Vendi

IQMT kryen inspektime mbi shërbimet postare në gjithë Kosovën

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vazhdon aktivitetet intenzive inspektuese ndaj bizneseve që operojnë online, me fokus të veçantë te produktet që ndodhen në transport drejt konsumatorëve.

Aksioni po realizohet nga 10 ekipe inspektuese në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Deri më tani janë kryer mbi 24 inspektime të shërbimeve postare në të gjithë territorin e vendit.

Gjatë kontrolleve, ekipet e terrenit kanë evidentuar parregullsi të ndryshme, duke përfshirë rastet kur produktet nuk posedonin kupon fiskal, si dhe mungesën e deklaracionit të prejardhjes e dokumentacionit përcjellës.

Në përputhje me kuadrin ligjor, inspektorët u kanë dhënë afat subjekteve përkatëse për prezantimin e dokumentacionit të nevojshëm. Në rast të mospërmbushjes së kërkesave, do të ndërmerren masa administrative e ligjore, përfshirë sekuestrimin e mallit dhe shqiptimin e gjobave.

Përveç tetë qendrave kryesore, aksioni është shtrirë edhe në komunat e rajonit të Dukagjinit dhe më gjerë, si në Klinë, Istog, Deçan, Junik, Rahovec, Malishevë, Suharekë dhe Dragash. Ky proces përfshin gjithashtu monitorimin e faqeve online, reklamave si dhe trajtimin e ankesave të konsumatorëve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Procesi në Hagë: Grupi strategjik mblidhet të shtunën, procedurat e apelit mbahen në konfidencialitet

Published

on

By

Gjashtë vjet pas dërgimit në Hagë të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), institucionet shtetërore dhe subjektet politike në Kosovë kanë intensifikuar veprimet për mbështetjen e procesit të apelit, pas vendimit me të cilin ata u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Të shtunën pritet të mbajë takimin e radhës grupi strategjik për hartimin dhe zbatimin e strategjisë shtetërore lidhur me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se punimet e këtij grupi do të zhvillohen në mënyrë të plotë konfidenciale me synim koordinimin e saktë institucional.

Konjufca konfirmoi se grupi është konstituuar gjatë javës së kaluar, ku janë përcaktuar rregullat e punës dhe është formalizuar edhe trupa punuese.

Paralelisht me këtë proces, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar një angazhim të përbashkët politik dhe institucional në mbrojtje të procesit të apelit.

Nga ana tjetër, platforma “Liria ka Emër” u është drejtuar zyrtarisht institucioneve të Bashkimit Evropian me gjashtë kërkesa specifike, përmes të cilave kërkohet shqyrtimi i menjëhershëm i shqetësimeve lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve për një gjykim të drejtë e të paanshëm në Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Mot me diell dhe vranësira: Temperaturat sot deri në 13°C

Published

on

By

Dita e sotme parashikohet të vijë me mot me diell dhe vranësira gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në orët në vijim vranësirat do të tërhiqen gradualisht.

Sipas njoftimit nga MeteoKosova, era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit me një shpejtësi prej 5 deri në 19 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të arrijën nga 10 deri në 13 gradë Celsius. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike, paralajmëron rritje të konsumit

Published

on

By

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë me kujdes energjinë elektrike gjatë muajve të dimrit, pas rritjes së ndjeshme të konsumit.

Sipas të dhënave të publikuara nga KESCO, gjatë periudhës 1 shtator – 31 tetor, konsumi i energjisë elektrike është rritur për 4.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, ditët e para të nëntorit kanë shënuar një rritje edhe më të madhe, me afro 25 për qind më shumë konsum krahasuar me muajin paraprak.

KESCO thekson se kursimi i energjisë nuk nënkupton heqjen dorë nga ngrohja apo rehatia në shtëpi, por shmangien e shpenzimeve të panevojshme dhe përdorimin më racional të pajisjeve elektrike.

“Mbajtja e temperaturave të arsyeshme në ambientet e banimit, ngrohja e hapësirave që përdorim, shfrytëzimi efikas i pajisjeve elektrike dhe fikja e tyre kur nuk nevojiten janë veprime të thjeshta që mund të sjellin ndryshim”, thuhet në komunikatën e KESCO-s.

Sipas kompanisë, përdorimi i kujdesshëm i energjisë ndihmon në uljen e shpenzimeve familjare, zvogëlimin e ngarkesës në rrjet gjatë periudhave të konsumit të lartë dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve energjetike.

Në fund, KESCO u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që gjatë këtij dimri të tregojnë kujdes në përdorimin e energjisë elektrike, duke shmangur shpenzimet e panevojshme.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara