Lajmet

Nis rundi i dytë i negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë

Agjencia e lajmeve TASS ka thënë më parë se bisedimet do të zhvillohen në Bjellorusi.

Published

on

Ukraina dhe Rusia kanë nisur rundin e dytë të negociatave. Këtë e ka konfirmuar këshilltari i presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak përmes një postimi në Twitter.

Ai ka thënë se në agjendë do të diskutohet për armëpushim dhe krijimin e korridoreve humanitare për largimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara nga luftimet./UBTNews/

Lajmet

Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00

Published

on

By

As në përpjekjen e 52-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryesuesi Avni Dehari ia ndërpreu fjalën deputetes së PDK-së Vlora Çitakut, deputetes së LDK-së Hykmete Bajramit dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijajt.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca e radhës mbahet nesër në orën 14.00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun, të propozuar për kryeparlamentare, të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Continue Reading

Lajmet

​Masa e përkohshme nga Kushtetuesja, Haxhiu: Seanca mund të mbahet deri nesër në mesnatë

Published

on

By

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendosja e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, pas afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është thirrje për reflektim nga deputetët për zgjedhjen e organeve të Kuvendit.

Sipas saj, nëse nuk ka konstituim të Kuvendit në ditën e sotme dhe të shtunën, atëherë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, raporton KosovaPress.

Haxhiu, duke hyrë në objektin e Kuvendit në përpjekjen e 52-të për mbajtjen e seancës konstituive, tha se Kushtetuesja të enjten mori vendim për masë të përkohshme, jo sipas kërkesës së deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, por sipas detyrës zyrtare – gjë që tregon për mundësinë e pasojave juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit deri më 26 korrik.

Kushtetuesja të enjten mori vendim për masë të përkohshme për mbajtjen e seancës së Kuvendit nga data 27 korrik deri më 8 gusht.

Duhet pasur parasysh se as PDK-ja dhe as LDK-ja nuk kishin kërkuar masë të përkohshme në lëndën e dorëzuar. Megjithatë, duke pasur parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit , siç e dini ka thënë se seanca konstituive, apo Kuvendi, duhet të konstituohet brenda afatit tridhjetëditor. Është e natyrshme dhe normale, kur nesër kemi ditën e fundit, që Kushtetuesja të marrë masë të përkohshme sipas detyrës zyrtare, e jo sepse këtë ia ka kërkuar PDK-ja dhe LDK-ja. Ne kemi menduar që, nëse jo ndaj kërkesës së PDK-së dhe LDK-së, të paktën të merrej masë për shkak të kërkesës së presidentes Osmani. Ju e dini se ajo ka kërkuar masë të përkohshme, pasi i është drejtuar Gjykatës me dy çështje: çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit tridhjetëditor dhe çfarë ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas afatit tridhjetëditor”, tha ajo.

Megjithatë, ajo e la të hapur mundësinë për konstituimin e Kuvendit, madje tha se mund të ketë seancë edhe më vonë gjatë ditës, ose të shtunën, si mundësi e fundit.

Na ka mbetur sot. Kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi seancë më vonë, apo nesër deri në orën 00:00. Pastaj, më 27 korrik hyn në fuqi masa që e ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Në rrethana të tilla duhet reflektim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Sot bëhen 43 herë që opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Është e rëndësishme që të gjithë bashkërisht të mos lejojmë që vendi të shkojë në zgjedhje. Ne jemi për të zgjedhur Kuvendin dhe për të formuar qeverinë. Siç duket, nëse nuk ka reflektim, atëherë edhe në raport me këtë analizë kushtetuese, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet”, shtoi ajo.

Duke folur për mundësinë e një koalicioni qeverisës me Nismën Socialdemokrate, ajo tha se janë në pritje të përgjigjes nga Nisma, por deri tani nuk ka ende asgjë konkrete.

Në vazhdimësi ka pasur komunikim. Jo ende. Kurti ka thënë se ka dorëzuar ofertën dhe presim që të kemi përgjigje pozitive, që të na bashkohen në qeverisje, por ende s’kemi asgjë konkrete. Ne kemi qenë të gatshëm t’i kemi partnerë në qeveri dhe urojmë të kemi përgjigjen pozitive nga Nisma. Është tepër e rëndësishme të konstituojmë Kuvendin. Nuk bëhet betejë për konstituimin e Kuvendit, betejë kemi shumë për qeveri dhe tema të tjera”, përfundoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorët marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, dhe ambasadori britanik Jonathan Hargreaves kanë mbërritur sot në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e 52-të konstituive, ata do të marrin pjesë e cila mund të jetë vendimtare për shkak të afatit 30-ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Continue Reading

Lajmet

Xhudistja Enise Zijade e para e xhudos në EYOF Shkup 2025

Published

on

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkruar histori duke fituar medaljen e bronztë në Festivalin Evropian të Rinisë Olimpike (EYOF) Shkup 2025, e para për sportin e xhudos dhe e dyta në historinë e pjesëmarrjes së Kosovës në EYOF-a.

Pas suksesit të madh të saj, Zijade u shpreh shumë e lumtur për këtë sukses për të cilin tha se ka bërë shumë mund dhe sakrificë.

“Së pari falënderoj shumë dy trajnerët, Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, ne ushtrojmë dy herë në ditë, në orën gjashtë të mëngjesit fillojmë dhe në orën shtatë në mbrëmje. Për dy vite kam qenë ën formë por nuk kam marrë medalje, kam pritur që marr, sot ishte dita dhe jam shumë e lumtur për sakrificën dhe mundin që e kam bërë për ta marrë këtë medalje”, theksoi Zijade.

Për suksesin e Zijades, ka reaguar edhe trajneri Dirton Kuka, i cili përmes një shkrimi në rrjete sociale ka thënë se ndihet edhe më i lumtur pasi kanë filluar të korren frytet e para të Majlinda Kelmendit si trajnerë.

Continue Reading

Të kërkuara