Lajmet

Nis lirimi i hapësirave publike në “Pejton”, Rama: Po e pastrojmë kryeqytetin

Ky vendim ka për qëllim të bëjë zgjerimin e rrugës në këtë pjesë dhe të shtojë një korsi të re.

Published

on

Komuna e Prishtinës ka nis të martën lirimin e hapësirave publike në lagjen “Pejton”, përkatësisht në rrugën “Ukshin Hoti”, duke rrënuar kështu objektet pa leje që për një kohë të gjatë kanë shfrytëzuar këto hapësira nga bizneset pa leje.

Drejtues të kësaj komune kanë thënë se ky vendim ka për qëllim të bëjë zgjerimin e rrugës në këtë pjesë dhe të shtojë një korsi të re.

Rrënimin e këtyre objekteve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e quajti këtë si një strategji për të përmirësuar trafikun në kryeqytet.

Ai tha se Prishtina po pëson transformim me pastrimin e objekte pa leje.

“Kjo është si një pjesë e strategjisë për më përmirësuar trafikun në kryeqytet, pra në këto zona të qendrës. I kemi disa ndërtesa të cilat janë pa leje dhe ato po i heqim, disa ndërtime të vogla duhet më i pastruar për me mundësuar një lëvizje më të mirë dhe më të lirë për qytetarët në Prishtinë. Prishtina ka nevojë të madhe për projekte të madha për punë të mëdha dhe këto jemi duke i bërë, d.m.th. kjo është në vazhdën e punimeve të mëdha që po i bëjmë në transformimin e vazhdueshëm të kryeqytetit. Ideja është që pjesët për këmbësorë të kemi lëvizje të mirë të lehtë”, tha Rama

Po ashtu, kryetari i Prishtinës tha se asgjë nuk është Prishtina kaotike në aspektin e trafikut sa do të jetë në të ardhmen nëse nuk ndërmerren masa në pjesët rrugore të kryeqytetit.

Ai po ashtu tha se do të krijohet linja rrugore për autobusë, biçikleta dhe trotinete.

“Trafiku nëse ne nuk ndërmarrim masa tash për me krijuar hapësira publikë të mirëfillta për këmbësorë këtu kemi me pas një bllokim total. Ne tash i kemi edhe 30 autobusë të rijnë po e bëjmë edhe linjën të unazës së brendshme kemi me pas autobusë, biçikleta dhe trotinete dhe trafik alternativ përveç makinave. Asgjë nuk është Prishtina kaotike në aspektin e trafikut sa ka me qenë në të ardhmen nëse ne nuk ndërmarrim masa në të ardhmen”, tha Rama.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara