Lajmet

Nis largimi i afganëve nga Kosova

Published

on

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, të enjten pritet të largohen rreth 117 shtetas afganë, të cilët ditë më parë ishin strehuar në Kosovë, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Destinacioni i grupit të parë që pritet të largohet thuhet të jetë Britania e Madhe.

Ky grup që po largohet, deri më tash ishte i strehuar në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj. Në këtë kamp ishin të strehuar shtetas që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan.

Këta shtetas afganë erdhën në Kosovë pasi nuk ishin të sigurt më në Afganistan, kur vendi ra në duart e talibanëve.

Në Kosovë, deri të hënën në mesditë, kanë arritur 971 refugjatë afganë.

Në kampin Bechtel-Eenka në Ferizaj ishin të vendosur rreth 810 refugjatë, kurse 161 në kampin amerikan Bondsteel, po ashtu në Ferizaj.

Më herët, autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2,000 shtetas afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe me shtetet anëtare të NATO-s.

Sipas ligjeve në fuqi, Kosova u ka dhënë qëndrim të përkohshëm deri në një vit.

Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku afganët që po gjejnë strehim atje janë të lirë të lëvizin jashtë hapësirave ku ata janë të vendosur, për afganët që strehohen në Kosovë ka masa më të rrepta të sigurisë./REL

Lajmet

​FIFA ndan një shumë rekorde për klubet në Kupën e Botës 2026

Published

on

FIFA ka njoftuar se do të shpërndajë një shumë rekord prej 355 milionë dollarësh për klubet në mbarë botën në kuadër të Programit të Përfitimeve për Klubet (CBP) të lidhur me Kupën e Botës 2026.

Për herë të parë, pagesat do të përfshijnë jo vetëm lirimin e lojtarëve për fazën finale të turneut, por edhe për ndeshjet kualifikuese.

Ky vendim është rezultat i një marrëveshjeje të arritur mes FIFA-s dhe Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) në mars të vitit 2023, me synim që sistemi të jetë më i drejtë dhe gjithëpërfshirës, duke siguruar përfitime për klubet në të gjitha kontinentet.

Shuma e ndarë është rreth 70% më e lartë krahasuar me 209 milionë dollarët e shpërndarë pas Kupës së Botës 2022 në Katar.

“Një shumë rekord prej 355 milionë dollarësh do t’u shpërndahet klubeve për lirimin e lojtarëve të tyre. Kjo përforcon bashkëpunimin tonë me ECA-n dhe klubet në mbarë botën, teksa presim një edicion inovativ e globalisht gjithëpërfshirës të Kupës së Botës FIFA vitin e ardhshëm,” deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Edhe presidenti i ECA-s, Nasser Al-Khelaifi, përshëndeti marrëveshjen, duke theksuar se kjo nismë vlerëson rolin e klubeve në zhvillimin e futbollit ndërkombëtar dhe garanton që gjithnjë e më shumë prej tyre të shpërblehen për kontributin e tyre.

Në edicionin e fundit, Katar 2022, 209 milionë dollarë u shpërndanë për 440 klube nga 51 shoqata anëtare të FIFA-s.

Ndërkohë, edicioni i ardhshëm i Kupës së Botës do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri – Kubati, me publikim në revistën ndërkombëtare IJBM

Published

on

Prof. Asoc. Dr. Jeta Kiseri – Kubati, profesoreshë në UBT, ka botuar punimin e saj të fundit në revistën shkencore ndërkombëtare International Journal of Biomedicine (IJBM), e indeksuar në Scopus, një prej databazave më prestigjioze shkencore në botë.

Artikulli i titulluar: “Retention Practices of Orthodontists in the Western Balkans”, është rezultat i një bashkëpunimi ndër-rajonal mes UBT-së, Fakultetit të Stomatologjisë në Universitetin e Rijekës dhe Fakultetit të Stomatologjisë në Shkup.

Ky studim origjinal përfshiu një hulumtim të gjerë me mbi 450 ortodontë nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke analizuar praktikat dhe protokollet e mbajtjes pas trajtimit ortodontik. Rezultatet zbuluan dallime të rëndësishme mes vendeve sa i përket përdorimit të pajisjeve, ndjekjes së pacientëve dhe faktorëve që ndikojnë në zgjedhjen e metodave të mbajtjes.

Studimi thekson se:

  • Ortodontët në Kosovë i kushtojnë më shumë rëndësi moshës së pacientëve dhe rritjes biologjike,
  • Në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut përzgjedhja bazohet kryesisht në llojin e malokluzionit,
  • Praktikat e kujdesit dhe dhënies së udhëzimeve të shkruara për pacientët ndryshojnë dukshëm mes vendeve.

Ky publikim jo vetëm që pasuron literaturën shkencore ndërkombëtare në fushën e ortodonciës, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit akademik rajonal dhe potencialin që ka UBT për të kontribuar në shkencë dhe inovacion.

Për më shumë, punimi është publikuar më 5 shtator 2025 dhe mund të lexohet në linkun zyrtar: Retention Practices of Orthodontists in the Western Balkans – IJBM

Continue Reading

Lajmet

66 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

66 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga të cilat një me fatalitet, 29 me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.

Sipas statistikave të policisë, kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 383 gjoba trafiku.

Në 24 orëshin e fundit gjithashtu janë arrestuar 16 persona dhe 15 janë dërguar në mbajtje./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Edi Rama takohet sot me sekretarin e NATO-s në Bruksel

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të presë sot (e mërkurë) në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e NATO-s, në Bruksel.

Kështu thuhet në një njoftim të NATO-s, ku theksohet se Rutte dhe Rama do të kenë konferencë për media në orën 09:00. Ndërkohë, mediat e akredituara duhet të jenë para sallës së konferencave në orën 08:30.

Deklaratat për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e internetit të NATO-s dhe në X. /D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara