Aktualitet

Nis “Defender Europe 21”, stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s ku merr pjesë edhe Shqipëria

Publikuar

Ka nisur sot “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane kanë mbërritur në port, një dislokim që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë.

Mbi 1 mijë trupa shqiptare do të marrin pjesë në stërvitje, së bashku me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate të NATO-s. Në total, do të marrin pjesë 28 mijë trupa. Në Shqipëri, stërvitja do të zhvillohet në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, Në Zall-Herr, etj.

I udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mes 28 mijë trupave nga 26 kombe, Defender 21 ka si synim ndërtimin e gatishmërisë operacionale të të gjitha vendeve aleate të NATO-s.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Abdixhiku përkujton heroin Fehmi Agani

Publikuar

nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i akademik Fehmi Aganit, në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku thotë se veprimtaria e Profesor Aganit për kombin ka spikatur si në fushën e shkencës, edukimit si dhe në jetën atdhetare e politike. Fehmi Agani ishte intelektual i rrallë, politolog dhe sociolog, profesor në Universitetin e Prishtinës, si dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Jo rastësisht e quanin “truri i lëvizjes paqësore”. Puna dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Aganit për lirinë dhe pavarësinë e vendit nuk mund të ndalej nga armiku serb, pos me eliminimin e tij fizik, ashtu edhe siç ndodhi fatkeqësisht, kur u vra më 6 maj 1999 afër Lipjanit. Jeta dhe vepra e tij janë testament për kohën dhe shumë breza që vijnë, ndërsa emri i tij është skalitur në gurthemelin e shtetit të Kosovës, thuhet në komunikatën për media të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Mbi 9 mijë të vaksinuar brenda një dite në Maqedoni

Publikuar

nga

Në Maqedoni të Veriut vetëm dje janë vaksinuar 9 mijë e 123 persona, prej të cilëve 7 mijë e 963 kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa pjesa tjetër dozën e dytë.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili njoftoi se deri më tani 74 mijë e 76 qytetarë janë vaksinuar.

“Deri më tani, 74 mijë e 76 qytetarë janë vaksinuar, dhe sipas të dhënave, 25% e popullsisë mbi 70-vjeçare kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të aplikojnë për vaksinim dhe të vaksinohen”, shkroi Filipçe në Facebook.

Системот за масовна вакцинација функционира беспрекорно уште од вториот ден по започнувањето на оваа операција. Само во…

Posted by Венко Филипче on Thursday, May 6, 2021

Procesi i vaksinimit në Maqedoni të Veriut ka filluar në muajin shkurt./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Indi: Rritjen e rasteve me COVID-19 Qeveria e lidh me variantin e ri

Publikuar

nga

Vala e dytë e COVID-19 mund të jetë shkaktuar nga varianti “mutant i dyfishtë”, që në muajin mars u shfaq në Indi.

Mostrat me mutantin ose variantin B.1.617 janë hasur edhe në disa shtete tjera me numër të lartë të të infektuarve.

“Mutant i dyfishtë” nënkupton kur të dy variantet veprojnë bashkërisht në të njëjtin virus.

Të mërkurën në Indi janë regjistruar 412 mijë raste të reja me COVID-19, dhe u raportuan 3 mijë e 980 raste të vdekjes./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Gjashta fshatra të Shtimes mbesin pa ujë

Publikuar

nga

Gjashtë fshatra të Komunës së Shtimes kanë mbetur pa ujë që nga mbrëmë. Kompania Rajonale Ujësjellësit “KRU-Prishtina” kanë njoftuar se kjo për shkak të një defekti që ka ndodhur mbrëmë në pompën zhytëse 22 kë në stacionin kryesor të fshatit Rashinicë të Shtimes.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë natës së mbrëmshme kemi pasë një defekt në pompën zhytëse 22 kë në stacionin kryesor të fshatit Rashincë( komuna e Shtimes), i cili ka lënë pa furnizim me ujë të pijshëm fshatrat e rrafshit si: Rashincë, Davidovc, Muzeqinë, Gllavicë, Vojnovc dhe Gjurkovc”, thuhet në komunikatën e “KRU-Prishtina”.

Në komunikatën për media thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar për ndërrimin e pompës në mënyrë që të rifunksionalizojë këtë sistem. Theksohet se deri në fund të ditës do të rikthehet furnizimi me ujë për këto gjashtë fshatra.

“Ekipi i mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit nga Njësia Operative e Ujësjellësit Shtime është duke punuar intensivisht në ndërrimin e pompës në mënyrë që të rifunksionalizohet ky sistem. Shpresojmë që deri në fund të ditës së sotme do të rikthehet furnizimi me ujë për këto gjashtë fshatra”, përfundon komunikata.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara