Lajmet

Nis aktivitetin Akademia e Mekatronikës në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, ligjërojnë ekspertë për 5G

Published

on

Fakulteti i Mekatronikës në UBT, zyrtarisht ka filluar Akademinë Ndërkombëtare Verore, që po zhvillohet në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, ku sivjet po trajtohen tema shumë aktuale që lidhen me shtrirjen dhe sigurinë e rrjetit 5G.

Akademia është hapur me ligjëratën e prof.dr Zhilbert Tafa me temën: “Hyrje ne IoT & 5G”, i cili në kuadër të kësaj ligjërate për pjesëmarrësit tregoi për rëndësinë dhe rolin e Internet of Things, duke shtjelluar në detaje idetë dhe konceptet themelore të IoT, si mekanizëm kryesor i sistemit të pajisjeve informatike të ndërlidhura.

Tutje, profesori Tafa shtjelloi për pjesëmarrësit e kësaj akademie verore për një teknologji tjetër të re, ajo e gjeneratës së pestë së rrjeteve celulare pa tela që njihet si e ardhmja e internetit, rrjetin 5G, e që së fundmi UBT është duke e implementuar.

Aktiviteti i Akademisë Ndërkombëtare Verore i Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës, në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, do të vazhdoj edhe nesër me tema të ndryshme që do të trajtohen nga ekspertët e kësaj fushe, të cilat ndërlidhen me inovacionin dhe teknologjinë e ditëve të sotme.

Lajmet

Prokuroria: Dy persona vranë policin në Kaçanik, s’ka të arrestuar

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur në një konferencë për media se nga provat materiale të siguruara shihet se polici Muhamed Lika u vra të martën në mbrëmje në Kaçanik nga dy persona. Deri tash nuk ka të arrestuar e as të identifikuar.

Kryeprokurori Burim Çerkini ka thënë se autorët shihen në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë. Ai ka thënë se autorët duken të rinj në moshë.

Autorët s’kanë përdorur maska, por kanë pasur kapela, sipas Prokurorisë. “Megjithatë, ka qenë natë dhe ka qenë zor të identifikohen”, ka thënë ai.

Prokuroria ka thënë se po punohet për të gjetur motivet e vrasjes së rëndë. Megjithatë, kryeprokurori ka hedhur poshtë pretendimet se vrasja ka të bëjë me grabitje të armatosur. “Qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi i policit”, ka thënë ai.

Çerkini po ashtu ka thënë se s’ka indikacione për probleme të mëhershme të policit, si në hetime apo edhe në çështje personale, që do të mund të zbardhnin motivin e vrasjes. “Kemi marrë dëshmi që mund të japin informacione e që mund të shpijnë deri në zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë tutje Çerkini.  Ai po ashtu ka thënë se nuk kanë mundur të ndërlidhin ndonjë motiv të djegies së e lokalit të rreshterit më 2021 me vrasjen e tij.

Polici u vra në shkallët e ndërtesës ku jetonte. Rasti ka ndodhur në mbrëmje, kur polici po kthehej nga puna. Sipas prokurorisë, është përdorur një armë zjarri. Janë hasur katër gëzhoja. Personat që kryen vrasjen kanë ikur nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Continue Reading

Lajmet

Vuçiç fillon konsultimet për kryeministrin e emëruar: Afati për formimin e qeverisë së re skadon më 18 prill

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka filluar konsultimet për emërimin e kryeministrit të ri, në kuadër të procesit për formimin e qeverisë së re. Ky proces ka nisur pas dorëheqjes së kryeministrit të mëparshëm, Millosh Vuçeviq, e cila u konfirmua nga Parlamenti i Serbisë më 19 mars, duke shënuar përfundimin e mandatit të qeverisë aktuale.

Sipas rregullave, afati për formimin e një qeverie të re është deri më 18 prill, në mesnatë. Vuçiç ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e partive politike, duke filluar me Partinë Ruse dhe Aleancën e Hungarezëve të Vojvodinës. Pas këtij takimi, ai zhvilloi biseda me përfaqësues të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Boshnjakëve të Sanxhakut, Aleancës Demokratike të Kroatëve të Vojvodinës dhe grupit parlamentar “Ne – Zëri i Popullit”.

Ndërkohë, shumica e grupeve parlamentare opozitare kanë refuzuar ftesën e Vuçiqit për pjesëmarrje në këto konsultime. Këto konsultime pritet të përfundojnë deri të premten.

Kjo periudhë paraqet një moment të rëndësishëm për politikën serbe, pasi përfundimi i këtij afati do të ndihmojë në vendosjen e një qeverie të re që do të drejtojë vendin për një mandat të ri./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Përmbytje masive në Shkup, del nga shtrati lumi Makrova

Published

on

Reshjet e dendura të shiut që goditën Shkupin mbrëmjen e djeshme shkaktuan përmbytje masive dhe rritje të nivelit të lumit Makrova, duke çuar në daljen e tij nga shtrati në disa zona të qytetit dhe përmbytje të pronave.

Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup, lumi ka dalë mbi urën pranë vendbanimit Lubosh dhe ka shkaktuar përmbytje në disa shtëpi, depo dhe objekte industriale në fshatrat Studeniçan dhe Batinci, si dhe në pjesë të lagjes Pintija. Edhe një pjesë e bulevardit Boris Trajkovski është prekur nga përmbytjet.

Autoritetet lokale, përfshirë ato të Studeniçanit dhe Kisella Vodës, janë angazhuar për të menaxhuar situatën, duke ndërhyrë në terren për të ndihmuar banorët dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme. Shërbimet emergjente janë në terren dhe po punojnë për të përballuar pasojat e përmbytjeve.

Operacionet e shpëtimit dhe menaxhimit të krizës po realizohen me pjesëmarrjen e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Ndërmarrjeve Publike të Qytetit të Shkupit dhe Njësive të Pushtetit Lokal. Autoritetet janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën në mënyrë që të jenë të përgatitur për çdo zhvillim të mundshëm të motit që mund të përkeqësojë më tej gjendjen.

Continue Reading

Bota

Autoritetet turke dënojnë thirrjen për bojkot të dyqaneve dhe shërbimeve si “sabotim”

Published

on

Qeveria turke ka dënuar thirrjet e opozitës për një bojkot të mallrave dhe shërbimeve, duke i përshkruar ato si një “përpjekje sabotimi” të ekonomisë turke. Këto thirrje u bënë nga Partia Popullore Republikane (CHP), pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili është rivali kryesor politik i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe kandidati presidencial i CHP-së në zgjedhjet e ardhshme.

Në një reagim të fortë, Ministri i Tregtisë, Omer Bolat, tha se thirrjet për bojkot ishin një kërcënim për stabilitetin ekonomik të Turqisë dhe akuzoi ata që i mbështesin se po përpiqen të dëmtojnë qeverinë. “Kjo është një përpjekje për të sabotuar ekonominë dhe përfshin elementë të tregtisë dhe konkurrencës së pandershme,” shtoi Bolat.

Këto thirrje për bojkot u shfaqën pas arrestimit të Imamoglu, një ngjarje që shkaktoi protesta të shumta në Turqi. Disa dyqane mbyllën dyert në shenjë solidariteti me ata që kritikojnë arrestimet si përpjekje politike dhe antidemokratike për të dëmtuar mundësitë e opozitës për të fituar zgjedhjet.

Ministrat e qeverisë dhe disa personalitete pro-qeveritare, si ish-futbollisti Mesut Özil, përdorën hashtagun #BoykotDegilMilliZarar (“Jo një bojkot, por një dëm kombëtar”) për të kundërshtuar bojkotin e kërkuar nga opozita. Ky bojkot u shoqërua gjithashtu me thirrje për protesta masive, të cilat janë ndër më të mëdhatë që ka parë Turqia në dekadën e fundit.

Ekonomia turke është goditur rëndë nga krizën e kostos së jetesës dhe zhvlerësimin e monedhës, duke shkaktuar inflacion të lartë, që aktualisht është 39% në shkurt të këtij viti. Qeveria ka paralajmëruar se thirrjet për bojkot mund të përkeqësojnë më tej situatën ekonomike, duke theksuar se këto veprime janë të dënuara me dështim./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara