Lajmet

Nijazi Gashi dorëhiqet nga udhëheqja e Shoqatës së Pensionistëve: Asnjëherë kërkesat tona s’u morën parasysh

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sëbashku me Shoqatën e Pensionistëve, kanë organizuar takim diskutues me pensionistë, me ç’rast është publikuar edhe raporti me titull “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”.

Sipas këtij Raporti se Qeveria duke mos bërë rritje reale të pensioneve, pensionistët do të izolohen, do të jetojnë në kushte të mjerueshme dhe do të ketë ndikim negativ në aspektet sociale dhe psikologjike të jetës së tyre.

Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, tha se ata kanë bërë llogaritjet se sa duhet të jenë pensionet, por që asnjëherë janë marr parasysh kërkesat e tyre nga Qeveria.

Madje ai me këtë rast ka bërë të ditur se më nuk do të jetë më kryetar i Shoqatës së Pensionistëve.

“Kemi bërë kërkesa që kemi llogaritur koston jetësore, dhe ne bazë të saj kemi llogaritu se sa duhet të jenë pensionet. Ja kemi dërguar dhe nuk janë përgjigjur. Nuk ka kanë rritur pensionet, na kanë privuar nga pensionet për 7 vjet, secila qeveri. Nuk e kanë bërë as një veprim të tillë që është marre, niveli me i ulët për këtë legjislaturë që të mos respektoj një nëne. Po me befason injoranca e pushtetarëve tanë. Prej sot unë nuk jam kryetar i organizatave, unë dorë hiqem”, ka thënë ai.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD, tha se Qeveria aktuale për katër vjet nuk i ka kushtuar vëmendje pensionistëve. Sipas tij, rritja e pensioneve për 20 për qind nuk është në harmoni dhe parimet që dalin nga Kushtetuta dhe  kostoja e jetesës.

“Ne si IKD konsiderojmë që secila parti në pushte që është duhet ti kushtoj një rëndësi të veçantë pensionistëve. Në Qeverinë e fundit nuk jemi duke parë diçka të tillë. Edhe pse e kemi parë që qeveri ka marr vendim për rritjen e pensioneve, e shohim që ky vendim nuk është marr në harmoni dhe pajtim që dalin nga Kushtetuta dhe ligji”.

“Në planë-programi e partisë në pushtet kemi pasur premtime të ndryshme ku do të ndihmën grupet e ndejshme, duke përfshirë këtu edhe  pensionistet. Fatkeqësisht në katër vite nuk kemi parë që i është kushtuar rëndësisë pensionistëve. Ky 20%, jo që nuk është në pajtim me inflacion por nuk është në pajtim edhe me koston e jetesës në të cilën po jetojmë. Qeveria nuk i ka kushtuar fare dialogut social”.

Naim Jakaj, hulumtues i Lartë në IKD, i cili publikoi të gjeturat e këtij raporti, tha se ngritja e pensioneve nga ana e Qeverisë është një lëvizje politike elektorale, e cila nuk reflekton një politikë sociale të qëndrueshme dhe të drejtë për këtë kategori.

Ai ka thënë se një nga problemet më të mëdha me sistemin e pensioneve në Kosovë ka qenë mungesa e harmonizimit me koston e jetesës dhe inflacionin.

“Ngritja erdhi pas një periudhe të gjatë ku pensionistët gjatë tre viteve të fundit përjetuan rënie të fuqisë blerëse, dhe mund të thuhet që tani ky vendim më shumë është një lëvizje politike elektorale, e cila nuk reflekton një politikë sociale të qëndrueshme dhe të drejtë për këtë kategori. Për mungesën e një politike të mirëfilltë pensionale, tanimë kjo çështje vërtetua nga mbledhja e fundit e Qeverisë, ku premtimi për reformë të thellë në këtë mandat, u tha se do të bëhet në mandatin tjetër”.

“Duke mos bërë rritje reale të pensioneve, pensionistët do të izolohen, do të jetojnë në kushte të mjerueshme dhe kjo jetesë do të ketë ndikim negativ në aspektet sociale dhe psikologjike të jetës së tyre. Ndjenja mos përkrahjes nga shteti, ndjenja e izolimit dhe dëshpërimit ka efekte të mëdha në shëndetin mendor të pensionistëve, andaj duhet intervenim më të shpejtë dhe më të mirë”, ka thënë ai.

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Aktualitet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara