Nicole Kidman u fotografua duke xhiruar skena për serialin e saj të ri, “Expats”, në Hong Kong, të hënën.
Aktorja australiane, 54-vjeçare, po u fliste e buzëqeshur stafit në një dyqan veshjesh, duke shikuar rroba para se të blinte. Aktorja dukej në humor të mirë, ndërsa ishte veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona bezhë.
Nicole kishte një grim të thjeshtë në fytyrë, dhe i kishte flokët e kuqe në një stil gjysmë lart, gjysmë poshtë. Aktorja mbante një maskë në fytyrë, teksa merrte udhëzime nga ekipi i saj, para se ta hiqte maskën gjatë xhirimeve.
Nicole udhëtoi nga Sidnei në Hong Kong me avion privat më 12 gusht, për të xhiruar seritë e reja, dhe po qëndron në një rezidencë me qira në qarkun Peak të qytetit.
Sidoqoftë, ajo nxiti polemika dy ditë më vonë pasi u shfaqën fotot e Nicole duke bërë pazar në një butik në rrethin qendror të qytetit me truprojën e saj.
Hong Kongu urdhëron që udhëtarët ndërkombëtarë duhet të përfundojnë të paktën shtatë ditë karantinë pas mbërritjes. Qeveria e Hong-Kongut ka konfirmuar se ka hequr dorë nga këto rregulla të ashpra të karantinës për Kidmanin. Në një deklaratë për HK01, Byroja e Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik e Hong-Kongut ka thënë se Kidman është liruar nga karantina e detyrueshme “për të kryer punë të caktuar profesionale”.
Ky lajm ngjalli reagime të publikut në mediat sociale, ku disa vendas kritikuan Qeverinë për ‘standarde të dyfishta’ për personalitetet e famshme./UBTNews
Mediat serbe e quajnë humbjen më të rëndë në histori disfatën përballë kuqezinjve në Silvinjos në Leskovac të Serbisë.
Goli i Rey Manajt i ka dhënë përfundimisht fund shpresave të kombëtares serbe për t’u kualifikuar në këtë kampionatin botëror.
“Serbia pësoi një nga humbjet më të rënda në histori. Humbje që dhemb vërtetë. Shqipëria në Leskovac e largoi Serbinë nga Botërori.”, kanë shkruajtur mediat serbe.
Kujtojmë që Manaj tha se kur shënoi gol ishte është një nga ditët më të bukura, teksa u shpreh se me shqiponje festoi pasi e ndjeu ta bënte atë festë.
“Një nga ditët më të bukura, i respektoj komentet pas ndeshjes së parë, por gjithashtu mendoj se disa nuk i meritoja, sepse kemi fëmijë, kemi familje. Por e rëndësishme është fitorja që e meritojnë të gjithë shqiptarët. Pasi bëra gol, nuk kuptova asgjë, thjesht festova me çunat sepse isha i lumtur. Unë festova me shqiponjën sepse ashtu e ndjeva”, tha Manaj.
Shqipëria e mposhti Serbinë me rezultat prej 0-1 me golin e Rey Manajt të cilin e shënoi në minutën e 46-të./S.K/EO/
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave, ditë kjo që ka filluar nga viti 1989, pas një thirrje nga Asambleja e Përgjithshme të OKB-së, për të promovuar një kulturë globale të reduktimit të rrezikut nga katastrofat.
Kjo ditë ka për qëllim ndërgjegjësimin për një mjedis të gjelbër dhe reduktimin e ekspozimit ndaj katastrofave.
Tema e sivjetme e kësaj dite është “Rezistenca e Fondeve, Jo Fatkeqësitë”, e cila thekson nevojën urgjente për të adresuar kostot në rritje të fatkeqësive duke zhvendosur fokusin nga reagimi reaktiv në investimet pro-aktive në reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.
Në mënyrë specifike, duke u bazuar në rezultatet e Forumit të Politikave të Oslos kjo ditë do të theksojë dy thirrje kryesore për veprim: rritja e fondeve për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, brenda buxheteve publike dhe ndihmës ndërkombëtare, dhe sigurimi që të gjitha investimet në zhvillimin publik dhe sektorin privat të jenë të informuara ndaj rrezikut dhe të qëndrueshme./S.K/KP/
Më 13 tetor 1792, presidenti George Washington vendosi në mënyrë ceremoniale gurin e parë në themelin e ndërtesës, e cila do të bëhej rezidenca zyrtare e presidentëve të Shteteve të Bashkuara.
Arkitekt i ndërtesës, e cila u quajt ”Pallati i Presidentit”, ishte emigranti irlandez James Hoban, ndihmësi tij ishte Benjamin Latrobe nga Pensilvania.
Projekti ishte i ngjashëm me Pallatin e Dukës së Leinsterit, në Irlandë.
Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, John Adams, ishte banori i parë i Shtëpisë së Presidentit, në vitin 1800.
Që nga ajo kohë, të gjithë presidentët amerikanë kanë jetuar në këtë rezidencë. Ndërtesa origjinale u dogj nga trupat britanike gjatë luftës së vitit 1818.
Pasi u rindërtua dhe James Hoban urdhëroi që ndërtesa të lyhej me të bardhë, asaj iu dha emri ”Shtëpia e Bardhë”.
Shtëpia e Bardhë është ndërtesa më e lashtë publike e Uashingtonit.
Ajo shërben jo vetëm si shtëpi banimi dhe zyrë e presidentit, por edhe si muze i presidentëve amerikanë.
Çdo vit Shtëpia e Bardhë vizitohet nga rreth një milionë e gjysmë turistë./S.K/KP/
Me brohoritje të forta u prit lajmi se pengjet e para do të i dorëzohen Kryqit të Kuq në Izrael nga Hamasi.
Mijëra njerëz u mblodhën rreth ekranit të madh në Sheshin e Pengjeve, duke valëvitur flamuj izraelitë dhe pankarta që thonë “ata po kthehen në shtëpi”, shkruan BBC.
BBC thotë se ende është në pritje të një konfirmimi zyrtar nga ushtria izraelite dhe KNKK-ja, por media izraelite po raporton gjerësisht se këta janë shtatë pengjet izraelite që janë dorëzuar nga Hamasi dhe tani po transferohen nga Kryqi i Kuq nga Gaza: