Lajmet

Ngritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur, këto janë produktet më të shtrenjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se shtrenjtimi vërehet me ngritjen e çmimeve të konsumit.

Published

on

ndeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2.2 për qind në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt 2023. Inflacioni mujor ishte 0.1 për qind në muajin shkurt 2024.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se shtrenjtimi vërehet me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike 11,5%, pijet alkoolike 11,2%, pemët 10,1%, peshqit 9,4%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 8,3%, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 7,7%, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 6,5%, biletat e fluturimeve 6,3%, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat 6,2%.

Po ashtu sipas këtij raporti prodhimet ushqimore janë shtrenjtuar për 5.8%, kafja, çaji dhe kakao 4,4%, veshje 3,9%, mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit 3,4%, kujdesi personal 3,3%, perimet 3,0%, shërbimet hoteliere 2,8%, duhani 2,7%, buka dhe drithërat 2,3%) dhe mishi (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,6 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat 6,0%, qumështi, djathi dhe vezët 5,8%, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal 2,2% dhe blerja e automjeteve 0,5% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it.

Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,1 % në muajin shkurt 2024 krahasuar me muajin janar 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 3,8%, perimet 2,1% dhe kafja, çaji dhe kakao 2,1% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it. Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: biletat e fluturimeve 11,5%, energjia elektrike 3,7% dhe qumështi, djathi dhe vezët 1,4% me një ndikim prej 0,3 për qind në IHÇK-it.

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rama dënon protestat e dhunshme: Efektivët e policisë marrin 2.500 euro shpërblim

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e Policisë së Shtetit, i ka cilësuar protestat e ditëve të fundit si një “valë dhune” që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat legitime apo me parimet e një shoqërie demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, personat që po përfshihen në akte dhune dhe shkatërrime nuk mund të konsiderohen studentë. Rama theksoi se kjo lëvizje nuk është një revoltë për arsimin, duke e bërë të qartë dallimin mes studentëve që protestuan paqësisht për kërkesat e tyre universitare dhe grupeve të maskuara që përdorin dhunën. Ai akuzoi organizatorët se po përdorin të mitur të moshave 13-14 vjeçare në vijën e parë të përplasjeve me qëllim provokimin e një incidenti tragjik.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri përgëzoi forcat e policisë për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e treguar përballë sulmeve. Si mbështetje konkrete për efektivët e angazhuar në terren, Rama njoftoi se secili prej tyre do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2.500 eurosh, ndërsa bëri të ditur se nga 1 janari i vitit 2027 do të ketë edhe një rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara