Lajmet

Ngriten çmimet e importit prej 8.6 për qind krahasuar më një vit më parë

Kështu thuhet në njoftimin e ASK-së.

Published

on

Në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, çmimet e importit janë ngritur prej 8.6 për qind.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të publikuar për Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e parë 2023, ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore 25.2%, letra dhe artikujt e saj 21.2%, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 17.7%, vajrat ushqyese 14.6%, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 13.0%, produktet minerale 12.8%, produktet e industrive kimike 9.2%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 7.7%, këpucët 7.4%, mjetet e transportit 7.1%, tekstili dhe artikujt e tekstilit 6.4%, druri dhe artikujt e tij 6.3%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 5.7%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 4.4%, dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar 1.6%.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt e saj (-4.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-1.5%); si dhe metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.3%).

Ndërkaq, indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.1% në Tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me Tremujorin e katërt të vitit 2022.

“Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet bimore 16.6%, letra dhe artikujt e saj 8.2%, lëkura dhe artikujt e saj 5.2%, tekstili dhe artikujt e tekstilit 3.4%, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 2.9%, produktet e industrive kimike 2.0%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1.6%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 1.3%, artikujt e ndryshëm të prodhuar 1.1%, mjetet e transportit 1.0%, instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikorë dhe mekanizmat e orës 1.0%, vajrat ushqyese 0.3%, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 0.1%”, thuhet në raport.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: druri dhe artikujt e tij 5.4%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 3.7%, këpucët 3.5%, metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë 1.7%, dhe produktet minerale 0.9%).

“Ndërkaq, krahasuar TM1 2023 me TM1 2022, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 8.6 për qind. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore 25.2%, letra dhe artikujt e saj 21.2%, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 17.7%, vajrat ushqyese 14.6%, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 13.0%, produktet minerale 12.8%, produktet e industrive kimike 9.2%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 7.7%, këpucët 7.4%, mjetet e transportit 7.1%, tekstili dhe artikujt e tekstilit 6.4%, druri dhe artikujt e tij 6.3%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 5.7%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 4.4%, dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar 1.6%”, thuhet në raport. 

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara