Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës kompetente që të mbahet gjykimi në mungesë.

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet I.R dhe D.D, për gjykim në mungesë, lidhur me një rast të dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me iniciale I.R. dhe D.D. si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Prishtinës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kanë kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë.

Me këtë rast viktima pësoj lëndime të rënda fizike në trup si dhe trauma të përhershme psikike. Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës kompetente që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për t’i gjetur të pandehurit.

Lajmet

Një i vrarë, një i lënduar dhe tre të arrestuar pas përleshjes

Published

on

By

Një i vrarë, një i lënduar dhe tre të arrestuar pas përleshjes

Një ngjarje e rëndë kriminale është raportuar në Prizren, ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve, viktima dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë), duke pësuar plagë fatale si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë. Një tjetër burrë ka pësuar lëndime trupore gjatë incidentit.

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, dy  burra dhe një grua. Pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Dy aksidente trafiku me fatalitet 

Published

on

By

Dy aksidente të ndara trafiku janë raportuar në Kosovë, të cilat kanë rezultuar me viktima.

Në Autostradën “Ibrahim Rugova”,  një drejtues automjeti, shtetas kosovar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke shkaktuar një aksident të rëndë. Si pasojë, pasagjerja femër kosovare ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe vdekja e saj është konstatuar në vend nga mjeku. Në këtë aksident është lënduar edhe drejtuesi i automjetit, i cili është duke u trajtuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, në Gjilan,  është raportuar se ka ndërruar jetë një burrë kosovar i cili po trajtohej në spital si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku të ndodhur më 2 maj 2026. Lidhur me rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe procedurat hetimore janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Shtohen rastet e dhunës në familje, 6 raste brenda një dite në Kosovë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa disa persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 4.14 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje, një burrë dhe një grua janë përfshirë në një përleshje fizike. Të dy janë arrestuar, por pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Ferizaj, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe është kanosur nga një burrë. Pas trajtimit mjekësor, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është ndaluar.

Raste të tjera janë raportuar edhe në Gjakovë dhe Malishevë. Në një rast në Gjakovë, një person i dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe ka tentuar të sulmojë një grua, ndërsa në një rast tjetër dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj familjes dhe ka demoluar orenditë shtëpiake. Të dyshuarit janë arrestuar.

Ndërkohë, në Malishevë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje, por më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Mitrovicën e Jugut, ku një grua ka deklaruar se është shqetësuar, sulmuar dhe kanosur nga një burrë. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të gjitha rastet e raportuara.

/A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK i lënduari nga aksidenti në autostradën Mazgit–Fushë Kosovë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën në Qendren Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në një vetaksident trafiku që kishte ndodhur më 6 qershor në autostradën Mazgit–Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, viktima kishte qenë duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv që nga dita e aksidentit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten nën hetim nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara