Aktualitet

Ngrihet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve në Prizren, Prokuroria jep detaje

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj F.S. dhe T.D. nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.S., dhe T.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë” nga neni 420, dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”

Sipas aktakuzës “i pandehuri F.S., me datë 15.12.2023 në Prizren, rreth orës 22.30 min, pa autorizim përdorë pasurinë tjetër të luajtshme e cila i është besuar atij në detyrë apo në të cilat ka qasje për shkak të shërbimit apo punës së tij apo i jep pasurinë e tillë në shfrytëzim personit tjetër për shfrytëzim të paautorizuar, ashtu që duke punuar në cilësinë e mjekut Gjinekolog në repartin e Gjinekologjisë-Obstetrike në Spitalin e Prizrenit, ka pranuar për lindje pacienten-shtatzënë A.R., nga fshati Mushnikovë, e cila ka qenë në përcjellje të gjinekologes private T.D., edhe pse ishte mjek kujdestar në detyrë së bashku me mjekun tjetër M.B., nuk ndërmerr veprime zyrtare të cilat ka pasur për detyrë t’i ndërmarrë në parandalimin e mjekes T.D., që të hyjë në sallën e lindjes dhe ta kryejë lindjen. Me këto veprime, ka kryer  veprën penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë” sipas KPRK”.

E pandehura T.D. “me datë 15.12.2023 në Prizren rreth orës 22:00 min, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, Prim. ‘’Daut Mustafa’’ pa pasur autorizimet ligjore kryen trajtime mjekësore – gjinekologjike duke mos qenë nëpunëse/mjeke pranë Spitalit të Prizrenit, me ç’rast pas ekzaminimit të pacientes A.R., në ambulancën e saj private, ka konstatuar se rasti është për lindje, ashtu që e shoqëron pacienten në fjalë deri në repartin e Gjinekologjisë Obstetrike në spitalin e Prizrenit, dhe pa lejen e mjekëve kujdestar F.S., dhe M.B., pas pranimit në repart duke mos lejuar mjekun F.S., që të bëjë ekzaminimin e pacientes, si dhe përkundër reagimit të mjekut tjetër kujdestar M.B., ka shkuar drejt në sallën e lindjes dhe ka kryer lindjen e pacientes. Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” sipas KPRK”.

Lajmet

​Gjiganti evropian po e shqyrton mundësinë e shkarkimit të trajnerit

Published

on

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, po përballet me presion të madh pas humbjes së rëndë 3:0 në derbin kundër Manchester City. Portugezi, i cili e mori drejtimin e klubit në nëntor të vitit 2024 duke zëvendësuar Erik ten Hag, kishte vendosur një ultimatum dyvjeçar për të dëshmuar se është njeriu i duhur për “Djajtë e Kuq”, por tashmë pozita e tij është në pikëpyetje më pak se një vit pas emërimit.

Që prej marrjes së drejtimit, Amorim ka grumbulluar vetëm 31 pikë në 31 ndeshje, ndërsa këtë sezon ekipi ka arritur vetëm katër pikë nga katër takime.

Edhe pse klubi investoi rreth 200 milionë paund në merkato për të afruar lojtarë si Matheus Cunha, Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, United vazhdon të zhgënjejë në fushë.

Portugezi theksoi se nuk do të heqë dorë nga filozofia e tij e lojës, duke u shprehur se nëse klubi kërkon të ndryshojë stilin, atëherë duhet të emërojë një trajner tjetër.

“Kur të dua të ndryshoj filozofinë time, do ta bëj vetë. Nëse jo, atëherë duhet të ndryshoni trajnerin. Unë besoj në mënyrën time të lojës dhe do të vazhdoj kështu derisa të vendos ndryshe,” tha Amorim pas ndeshjes në “Etihad”.

Trajneri portugez kujtoi gjithashtu se kur mori drejtimin e United kishte kërkuar kohë për të ndryshuar aspektin fizik dhe organizimin e ekipit, duke theksuar se Premier League është një kampionat shumë i vështirë. Në sezonin e kaluar, suksesi më i madh i tij ishte arritja deri në finalen e Ligës së Evropës, ku United u mposht në Bilbao, duke mbetur kështu pa garat evropiane këtë vit.

“Unë po vuaj më shumë se tifozët. Do të jap gjithçka për klubin derisa të jem këtu, por vendimi për të ardhmen nuk është i imi,” shtoi Amorim.

Humbja ndaj Manchester City ka shtuar dyshimet mbi të ardhmen e tij në “Old Trafford”, ndërsa bordi i klubit pritet të marrë së shpejti një vendim për fatin e stolit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Renditje interesante në Superligë pas katër xhirove

Published

on

Pas katër xhirove të para në Superligën e Kosovës në futboll, Dukagjini ka marrë kreun e renditjes me 9 pikë, duke shënuar tri fitore dhe duke pësuar vetëm një humbje, me golavarazh 7:3.

Në vendin e dytë qëndron Ballkani me 8 pikë, pas dy fitoreve dhe dy barazimeve, ndërsa Prishtina ndodhet e treta me 7 pikë, duke qenë ekipi më produktiv në sulm me 9 gola të shënuar.

Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë nga 6 pikë, duke konfirmuar një start solid të sezonit. Gjilani dhe Drenica renditen me nga 4 pikë, ndërsa Malisheva ka mbetur në kuotën e 3 pikëve.

Në fundin e tabelës gjenden Drita me 2 pikë, që ka zhvilluar vetëm tre ndeshje, dhe Llapi, po ashtu me 2 pikë, që ende nuk ka shënuar fitore.

Pas katër xhirove të para, gara për kreun mbetet e hapur, ndërsa në pjesën e poshtme disa skuadra tashmë ndodhen nën presion për t’u ngritur në renditje./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ancelotti i jep ultimatum Neymarit

Published

on

Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes në MRV Arena në Belo Horizonte, Neymar pati një mundësi të artë për të ndryshuar rezultatin por topi shkoi drejt e në duart e portierit Everson.

Me dhjetë minuta të mbetura në pjesën e parë, ish-lojtari i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain shpërdoroi përsëri një mundësi të jashtëzakonshme, duke u gjendur kokë më kokë me portën e kundërshtarit në zonën e penalltisë: megjithatë, topi kaloi midis këmbëve të tij dhe ai nuk arriti të shënonte.

Në një intervistë me gazetën franceze L’Equipe, trajneri Ancelotti iu drejtua çështjes së pjesëmarrjes së mundshme të Neymar në Kupën e Botës 2026, duke deklaruar se prania e tij do të varet vetëm nga gjendja e tij fizike.

“Ai duhet të jetë 100%, jo 80%”, tha trajneri italian i zhgënjyer./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Liga e Kampionëve rikthehet me duele të zjarrta

Published

on

Liga e Kampionëve vazhdon nesër me disa përballje mjaft interesante në kuadër të fazës së ligës. Programi hapet nga ora 18:45 me dy sfida: Athletic Bilbao pret Arsenalin në “San Mames”, ndërsa PSV do të përballet me belgët e Royale Union SG.

Nga ora 21:00 zhvillohen katër ndeshje të tjera tejet të forta.

Benfica sfidon Qarabagun në Lisbonë, Juventusi do të ketë një test të madh ndaj Borussia Dortmundit, ndërkohë Real Madridi pret Marseille në “Santiago Bernabeu”.

Po ashtu, në Londër, Tottenhami do të përballet me Villarrealin në një tjetër duel që premton spektakël.

Një mbrëmje e pasur me futboll elitar evropian pritet të sjellë emocione të veçanta për tifozët./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara