Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuza e parë në mungesë për dhunim gjatë luftës në Kosovë

Kështu njoftoi Prokuroria Speciale përmes një komunikate.

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzën e parë në mungesë ndaj të akuzuarit me iniciale D.R. për dhunim gjatë lutës në Kosovë.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj të akuzuarit D.R. ka siguruar prova se si pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë, e cila pësoj lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike.

“Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rajoni

68 persona të arrestuar pas protestës se djeshme në Tiranë, në mesin e tyre edhe të mitur

Published

on

By

Policia e Tiranës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 68 persona në lidhje me protestën e mbajtur në kryeqytet. Në mesin e të arrestuarve janë edhe shtatë të mitur, të moshës 15 deri në 17 vjeç, ndërsa ndaj 22 protestuesve të tjerë ka nisur procedimi penal.

Përplasjet fizike gjatë ditës së gjashtë të protestës shkaktuan të lënduar në të dyja palët, si dhe dëme të konsiderueshme materiale në disa godina institucionesh ku u shfaqën edhe vatrat e para të flakëve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, personat e ndaluar dyshohen se kanë goditur zyrtarët policorë dhe godinat publike e private me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.

“Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës Policie. Personat e ndaluar kanë dëmtuar fizikisht efektivët si dhe kanë shkaktuar dëme materiale në godinat e institucioneve dhe në sinjalistikën rrugore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë. /E.A/

Foto: REL

Continue Reading

Kronikë e zezë

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara