Kulturë

Ngjyra e shekullit XVIII: Ura e Goricës në Berat, monument kulture i kategorisë së parë

Published

on

Ura e Goricës është një monument kulture i shquar në Berat, i cili ndodhet në jug-lindje të qytetit. Ura e Goricës, një ndër ndërtimet më të shquara të kohës së saj, rrëfen historinë e bashkimit të dy brigjeve të lumit Osum.

Në vitet ’70 të shekullit XVIII, me dorën e mbretit Ahmet Kurt Pasha, u ndërtua kjo urë me një strukturë unike druri mbi këmbë guri, e cila mbante nëntë harqe dhe shërbente si lidhja kryesore për komunitetin e lagjes së Goricës.

Që nga viti 1948, Ura e Goricës është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, një vlerësim i merituar për kontributin e saj në trashëgiminë kulturore të Beratit. Banorët e lagjes kanë ruajtur me përkushtim këtë ndërtesë, duke u kujdesur për pyllin mbi lagje që ishte burim i lëndës së nevojshme për riparimin e urës në kohëra të vështira.

Ura e Goricës jo vetëm që e lidhë historinë me sotin, por është gjithashtu një shembull i mirëfilltë i harmonisë midis njeriut dhe natyrës. Vizitorët e saj të ftuar janë të inkurajuar të eksplorojnë detajet e ndërtimit të saj të mrekullueshëm dhe të zhyten në atmosferën e vjetër dhe frymëzuese që ajo përfaqëson.

Ura e Goricës është një simbol i historisë dhe kulturës së Beratit, duke ofruar një dëshmi të qartë të trashëgimisë arkitekturore dhe sociale të këtij qyteti të lashtë shqiptar./UBTNews/

 

Magazinë

Unaza mijëradollarëshe e Zendayas shkëlqen në krah të Tom Holland

Published

on

Zendaya ka mahnitur fansat teksa është parë me unazën e saj verbuese të fejesës, me vlerë 200 mijë dollarë, gjatë një shëtitjeje të qetë në Richmond Park me të fejuarin e saj Tom Holland.

Çifti, që u fejua gjatë festave të fundvitit, u takua për herë të parë në xhirimet e “Spider-Man” më 2016, që atëherë janë kthyer në një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it.

Veshur thjesht dhe të buzëqeshur, ata kaluan kohë të qetë, teksa po përgatiten të ndajnë edhe një herë ekranin, këtë herë në projektin e Christopher Nolan, “Odisea”, shkruan DailyMail. Tom do të interpretojë Telemakun, djalin e Odiseut, ndërsa roli i Zendayas ende mbahet sekret.

Ajo është parë së fundmi duke xhiruar në ishujt italianë, duke ngjallur spekulime për rolin e Athinës, Kalipsos apo Nausicaas.

Filmi, i bazuar në poemën epike të Homerit, pritet të jetë më i kushtueshmi në karrierën e Nolan, me një buxhet prej 250 milionë dollarësh dhe xhirime në Greqi, Marok, Itali, Islandë dhe SHBA.

“Odisea” do të jetë filmi i parë i xhiruar me teknologjinë e fundit IMAX e pritet të dalë në kinematë botërore më 17 korrik 2026. Filmi përfshin një kast të jashtëzakonshëm si Matt Damon, Anne Hathaway, Charlize Theron, Robert Pattinson dhe më shumë.

Vetëm dy javë pas premierës së “Odiseas”, Zendaya dhe Tom Holland do të rikthehen edhe një herë si çifti ikonik në “Spider-Man: Brand New Day”.

Continue Reading

Lifestyle

Sot është Dita Ndërkombëtare e Motrave

Published

on

Dita Ndërkombëtare e Motrave është në datën 6 gusht dhe të gjitha nxitojnë të bëjnë surpriza e dhurata të bukura, por ekzistojnë disa gjëra që duhet të dini.

Të kesh një motër është gjëja më e bukur që mund të të ketë falur jeta, ajo është gjithmonë mikesha më e mirë.

Nuk ka rëndësi kush është më e madhe ose më e vogël, motra është gjithmonë aty për të dëgjuar ulërimën tënde, për të veshur rrobat e tua, për të dëgjuar deri në fund dhe për të ditur çdo sekret tëndin që mund ta kesh.

1. Krijuesi i Ditës Ndërkombëtare të Motrave nuk është identifikuar, por kërkimet kanë nisur që në 2012.

2. Një studim i 1996 tregon se fëmijët kalojnë kohë me motrat e vëllezërit më sshumë se me cdo njeri tjetër, përfshirë veten.

3. Serena dhe Venus Williams kanë luajtur kundër njëra-tjetrës rreth 28 herë dhe kanë fituar 3 medalje të arta olimpike së bashku.

4. Pippa Middleton thotë se marrëdhënia e saj me dukeshën Kate vazhdon të jetë e ngushtë, pavarësisht titullit të saj mbretëror.

Nëse po shqetësoheni për vëllain tuaj pasi nuk dini kur të festoni me të, mos u shqetësoni. Ekziston edhe Dita Ndërkombëtare e Vëllezërve që është në datën 24 maj.

Continue Reading

Magazinë

Sharon Stone tregon për debatin e ashpër me Michael Douglas

Published

on

Aktorja Sharon Stone ka zbuluar se ka pasur përplasje të ashpër verbale me kolegun e saj nga filmi “Basic Instinct”, Michael Douglas, para se të punonin së bashku në filmin që i bëri të famshëm në vitin 1992.

Në një intervistë për Business Insider, Stone rrëfeu se grindja ndodhi në Festivalin e Kanës dhe ndikoi në mënyrën si u zgjodh për rolin.

“Ai nuk donte ta nxirrte prapanicën e tij lakuriq në ekran me një të panjohur, dhe unë e kuptoja këtë. Ai nuk pranoi as të bënte një provë me mua, por kjo ndodhi edhe për një arsye tjetër: kishim debatuar më parë”, ka thënë ajo.

Stone ka kujtuar se gjithçka pati nisur gjatë një bisede me një grup njerëzish, ku Douglas foli për dikë dhe fëmijët e tij.

“Unë e njihja mirë këtë person për të cilin po fliste. Thashë diçka e më kthehet: ‘Çfarë dreqin di ti?’ Ishte në lidhje me një marrëdhënie babë-fëmijë”, tha ajo.

Ajo ka treguar se ishte e habitur nga reagimi i tij i fortë përpara gjithë të pranishmëve.

“E qartë që ishte prekur. Më bërtiti në prani të gjithë grupit. Dhe unë nuk jam nga ato që thonë ‘më fal, superyll’. Shtyva karrigen mbrapa dhe i thashë: ‘Hajde të flasim jashtë’”, ka treguar aktorja.

Stone ka thënë se i sqaroi në detaje pse e njihte aq mirë atë familje:

“I shpjegova çfarë dreqin dija për familjen për të cilën fliste, isha shoqe e ngushtë me fëmijët dhe prindin. Pastaj u ndamë, jo si miqtë më të mirë, por në mënyrë të qytetëruar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ky incident bëri që Douglas të mos e donte si bashkëprotagoniste në “Basic Instinct”.

“Kur erdhi puna te përzgjedhja për filmin, nuk besoj se ai donte që unë të isha partnerja e tij në skenë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, përfaqësuesi i Michael Douglas, Allen Burry, ka thënë për People se aktori 80-vjeçar është “shumë i habitur” nga pretendimet e Stone.

“Ai nuk e mban mend asnjë debat të tillë në atë periudhë”, ka thënë Burry.

Sipas Burry, Douglas e kishte parë për herë të parë Stonein në një video me regjisorin Paul Verhoeven dhe kishte thënë se “Pa dyshim, ajo është e duhura.”

Ai ka shtuar se aktori “pa dyshim ka kaluar kohë me Sharonin në Kanë”, por vetëm kur po promovonin “Basic Instinct”, dhe se “deri në kohën kur përfunduan filmin, ishin bërë miq”.

Pavarësisht gjithçkaje, Stone ka thënë se dinamika e tensionuar mes tyre ndihmoi që personazhet të funksiononin më mirë në ekran.

“Michael ka temperament, dhe mua nuk më bëri përshtypje. Kjo e ndihmoi dinamikën tonë”, ka thënë ajo duke theksuar se çdo gjë ka mbetur në të kaluarën dhe tani janë miq të ngushtë.

“Në fund, u bëmë miqtë më të mirë, deri sot. E admiroj jashtëzakonisht”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Magazinë

Rikthimi i Shawn Mendes në skenë që nga 2022, për herë të parë përpara një publiku kosovar

Published

on

Mbrëmja e dytë e Sunny Hill Festival solli një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni: rikthimin e shumëpritur të Shawn Mendes në skenë, dhe për herë të parë, përpara një publiku kosovar.

Një performancë që nuk ishte thjesht koncert, por një përvojë e paharrueshme emocionale.

Pas një pauze mbi dyvjeçare nga skenat, që filloi në vitin 2022 kur anuloi turneun botëror për t’u fokusuar në shëndetin mendor dhe mirëqenien personale, Shawn Mendes u rikthye më i fuqishëm se kurrë më parë.

Në Prishtinë, ai zgjodhi të ndajë këtë kthim, në një natë që do të mbetet gjatë në memorien e fansave. I veshur me një bluzë të zezë pa mëngë dhe pantallona të gjera, Mendes dominonte skenën me një energji fantastike. Ngjyrat e ngrohta të ndriçimit, skena elegante dhe e pastër, krijuan një atmosferë intime dhe emocionuese, ku në qendër të gjithçkaje ishte zëri i tij – i fuqishëm, i pastër, plot shpirt.

Gjatë gjithë koncertit, Shawn nuk ishte thjesht një këngëtar, por një rrëfimtar. Ndërveprimi me publikun ishte i vazhdueshëm, ndalesa për të falënderuar, buzëqeshje të sinqerta, përqafime me fansat pranë skenës dhe një përkushtim që dëshmoi dashurinë e tij të vërtetë për muzikën dhe njerëzit.

Repertori i tij përfshiu një përzgjedhje të dashur të hiteve që kanë shënuar karrierën e tij: “There’s Nothing Holding Me Back”, “Stitches”, “Wonder”, “Mercy”, “Lost in Japan”, “Never Be Alone”, “Why Why Why” dhe “Treat You Better”.

Çdo këngë u përjetua me entuziazëm nga publiku që këndonte njëzëri, duke e kthyer natën në një kor gjigand emocionesh.

Të veçantë e bënë edhe momentet kur ai performoi vetëm me kitarë apo piano, i shoqëruar nga grupi i tij muzikor dhe këngëtarët e prapavijës, duke i dhënë koncertit nuanca thellësisht njerëzore dhe të ndjera.

Mbrëmja përfundoi me duartrokitje të zgjatura dhe emocione të shpërthyera, një rikthim në skenë, debutim në Kosovë e lidhje e re që me shumë gjasë do të zgjasë gjatë. Shawn Mendes nuk erdhi vetëm për të kënduar, por për të lënë gjurmë. Dhe ia doli me sukses.

 

Continue Reading

Të kërkuara