Shëndet

Ngjyra dhe forma e syve, lidhja me shëndetin

Individët me sy kafe mund të jenë më të prekur nga dhimbja dhe depresioni që vjen pas tij.

Published

on

Ngjyra dhe forma e syve janë tregues të rëndësishëm të shëndetit të njeriut dhe sëmundjeve që i kanosen. Njerëzit me sy të kaltër apo jeshil janë më të prirur të preken nga disa probleme shëndetësore.

Individët me sy kafe mund të jenë më të prekur nga dhimbja dhe depresioni që vjen pas tij. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për sinjalet që tregon ngjyra e syve për shëndetin.

Sheqeri në gjak
Një studim i vitit 2011, tregon se njerëzit që kanë një lëkurë me ngjyrë të çelët dhe sy blu janë më të rrezikuar nga shfaqja e diabetit të tipit 1.

Problemet me dëgjimin
Disa studime kanë arritur në konkluzionin se njerëzit me sy blu që jetojnë në ambiente të zhurmshme janë më të prirur të vuajnë nga problemet me dëgjimin. Njerëzit me sy kaf kanë melaninë në sytë dhe veshët e tyre, gjë që shërben si një mburojë për dëgjimin dhe shikimin.

Varësitë
Individët me sy blu kanë më shumë gjasa të vuajnë nga varësi të ndryshme. Këta njerëz kanë tendencën të pijnë më shumë alkol dhe janë më të rrezikuar nga varësia prej tij.

Humbja e pigmentit të lëkurës
Njerëzit me sy blu janë më të mbrojtur nga vitilgo, një sëmundje jo ngjitëse e cila shkakton humbjen e pigmentit të lëkurës dhe krijon arna të bardha në lëkurë.

Perdja e syrit
Ky problem prek më shumë njerëzit me sy kaf. Një studim Australian, arriti në konkluzionin se ngjyra kafe dyfishon rrezikun e perdes së syrit.

Bebja e syrit
Ekspertët, shprehen se madhësia e bebes së syrit është tregues i inteligjencës së njeriut. Njerëzit që kanë një bebe të madhe të syrit besohet të kenë një mendje të mprehtë.

Aftësitë sportive
Njerëzit me sy kaf kanë tendencën të shkëlqejnë në aktivitete sportive si boksi apo futbolli. Individët me sy bojëqielli kanë performancë më të mirë në tenis, bouling apo golf.

Tumori i syrit
Sytë me ngjyrë blu, jeshile ose gri janë më të prirur të preken nga tumori i syrit. Sytë me ngjyrë kafe janë ndjeshëm më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje e rrallë.

Depresioni
Në teori, gratë me sy me ngjyrë të errët vuajnë më shumë gjatë lindjes. Për më tepër, ato janë të prirura të preken më shumë nga depresioni si pasojë e dhimbjeve./AgroWeb

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Keni ngrënë aksidentalisht disa fara molle? Ja çfarë duhet të dini

Published

on

Nëse keni ngrënë disa fara molle pa dashje, zakonisht nuk ka arsye për shqetësim.

Lëvozhga e fortë e jashtme i mbron substancat e tyre të dëmshme, prandaj shumica e njerëzve nuk përjetojnë efekte anësore.

Por, nëse farat përtypen, shtypen ose konsumohen në sasi të mëdha, ato mund të bëhen toksike.

Rreziqet kryesore:

Mbytja: Farat e vogla mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht tek fëmijët ose personat me vështirësi në gëlltitje. Për këtë arsye, është më e sigurt të hiqni bërthamën para se të hani.

Helmimi: Farat përmbajnë amigdalinë, që në trup mund të shndërrohet në cianur hidrogjeni, një substancë toksike. Gëlltitja e farave të plota zakonisht nuk është e rrezikshme, por përtypja rrit rrezikun. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje koke, të përziera, marramendje, rrahje të shpejta të zemrës dhe në raste të rënda humbje të vetëdijes.

Probleme tretjeje: Përtypja e një numri të madh farash shkakton fryrje ose dhimbje barku, sidomos tek personat me probleme të tretjes.

Alergjitë: Rrallë, disa persona mund të kenë reaksione alergjike ndaj farave, duke përfshirë skuqje, ënjtje ose vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Sa është e rrezikshme?

Ekspertët vlerësojnë se një dozë toksike për një të rritur është rreth 150–200 fara të përtypura, varësisht nga pesha dhe lloji i mollës. Pra, ngrënia aksidentale e disa farave nuk paraqet rrezik.

Hiqni gjithmonë bërthamën dhe farat para konsumimit, veçanërisht për fëmijët.

Mos përtypni farat e mëdha ose të shumta rregullisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të largosh plasaritjet dhe ashpërsinë e thembrave?

Published

on

Të gjithë duan të tregojnë këmbët e bukura, por është sfiduese, veçanërisht kur thembrat janë të thata e lëkura e plasaritur.

Shkak i lëkurës së ashpër në thembra është lagështia që grumbullohet brenda këpucëve, por ekzistojnë mënyra për ta trajtuar këtë problem.

Shumë vajza mendojnë se pedikyri mund të jetë zgjidhja. Ai ndihmon, por vetëm përkohësisht.

“Produktet hidratuese që përdor pedikyristja ose kremrat specifikë vetëm maskojnë problemin, nuk e zgjidhin,” shpjegon Dr. Dana Canuso, mjeke specialiste. Kjo do të thotë se, edhe pse lëkura duket më e butë pas pedikyrt, problemi nuk zhduket plotësisht.

Ekzistojnë disa mënyra për ta përmirësuar këtë situatë. Njëra është përdorimi i serumit të rekomanduar që pastron qelizat e vdekura e ndihmon rigjenerimin e lëkurës së thembrave, duke dhënë rezultate të dukshme brenda pak ditësh.

Një alternativë natyrale që jep përmirësim të shpejtë është scrub-i me vaj ulliri dhe sheqer kafe.

Përdorimi:

Pas larjes së mirë të këmbëve dhe heqjes së lëkurës së ashpër, përziej disa pika vaj ulliri me pak sheqer kafe.

Masazhojini thembrat për disa minuta dhe më pas shpëlajini me ujë të bollshëm.

Përsëriteni këtë trajtim disa herë në javë dhe do të vini re se lëkura është dukshëm më e butë.

Specialistët këshillojnë që këto trajtime, si serumet ashtu edhe scrub-i, të bëhen në mbrëmje para gjumit.

E rëndësishme është të mbani këpucë të hapura, që këmbët të ajrosen dhe të shmangni akumulimin e lagështisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të ushqeheni shëndetshëm pa shpenzuar shumë?

Published

on

Në një botë ku ushqyerja e shëndetshme po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, zgjedhja e ushqimeve luan një rol kyç për shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Ja pesë ushqime që duhet të përfshihen në listën tuaj të blerjeve:

Bishtajorët – Burim i shkëlqyer proteinash, vitaminash B dhe yndyrnash të shëndetshme. Ndihmojnë zemrën, trurin dhe luftojnë inflamacionin, me një kosto rreth 150 lekë/kg.

Çokollata e zezë – E pasur me antioksidantë, përmirëson shëndetin e zemrës, redukton stresin dhe mbështet funksionin e trurit. Zgjidhni çokollatë me përqindje të lartë kakao dhe pak sheqer.

Drithërat – Elbi, kinoa dhe orizi integral ofrojnë energji të qëndrueshme, fibra dhe vitamina. Ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe shëndetin e sistemit tretës.

Brokoli – Superushqim me vitaminë C, K, fibra dhe antioksidantë. Lufton inflamacionin dhe mbrojt kundër sëmundjeve kronike. I lirë dhe i lehtë për t’u gatuar.

Farat – Liri, chia dhe kungulli janë të pasura me yndyra të shëndetshme, proteina dhe minerale. Mbështesin shëndetin e zemrës dhe trurit, dhe janë të lehta për t’u shtuar në dietë.

Këto pesë ushqime kombinim shëndetin dhe ekonominë, duke i bërë ideale për çdo familje që dëshiron të ushqehet shëndetshëm pa shpenzuar shumë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara