Shëndeti

Ngërçi i këmbës gjatë natës, si ta parandaloni

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës.

Published

on

Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe zakonisht prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinat.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë një shkaktar të saktë të tkurrjeve muskulare, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet E Mundshme Të Ngërçit Të Këmbës
Disa shkencëtarë janë të mendimit se stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, tani shtendosjes së tendinave të këmbës i kushtohet më pak kohë. Ekspertë të tjerë thonë se gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër. Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv. Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, dhe trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive të tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulare. Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzanisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si Të Parandaloni Ngërçet E Këmbës
Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve përpara gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve. Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të siguroheni që të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. E fundit por jo për nga rëndësia, kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë./AgroWeb

Continue Reading

Shëndeti

Ekspertët paralajmërojnë: Kujdes nga përbërësi i përditshëm që rrit tensionin e gjakut

Published

on

Një përbërës që gjendet në çdo vakt të përpunuar mund të jetë një nga fajtorët më të mëdhenj për tensionin e lartë të gjakut – dhe jo, nuk bëhet fjalë për kripën, por për sheqernat e shtuara.

Ekspertët kanë ngritur alarmin se sheqeri i shtuar, i pranishëm në pije të gazuara, ushqime të përpunuara, gatime të gatshme, madje edhe në shumë produkte “të shëndetshme” mund të rrisë ndjeshëm tensionin e gjakut, duke rritur rrezikun për atak në zemër, infarkt cerebral dhe vdekje të parakohshme.

Sheqeri, një “vrasës i heshtur” krahas kripës

Edhe pse është e njohur se konsumi i tepërt shkakton hipertension, një sërë studimesh të fundit tregojnë se teprimi me sheqerna të shtuara mund të ketë të njëjtat efekte të rrezikshme për shëndetin kardiovaskular.

Sipas studimeve:

Personat që marrin më shumë se 25% të kalorive ditore nga sheqernat e shtuara janë tre herë më të rrezikuar për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Konsumimi i pijeve të ëmbëlsuara më shumë se 8 herë në javë shoqërohet me rritje të rrezikut për aneurizëm në zemër deri në 30%, si dhe rritje të rrezikut për dështim të zemrës apo infarkt cerebral deri në 20%.

Problemi i padukshëm: Miliona me tension të lartë pa e ditur

Rreth 14 milionë persona vetëm në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë me tension të lartë të gjakut shumë prej tyre pa simptoma dhe pa e ditur. Në shumicën e rasteve, hipertensioni zbulohet vetëm pasi ndodh dëmtimi serioz.

Sipas ekspertëve, mungesa e vetëdijes për përmbajtjen e sheqerit të shtuar në produktet e kuzhinës e bën situatën edhe më alarmante, duke rritur rrezikun për komplikime të shumta shëndetësore.

Si ndikon sheqeri në trupin tonë?

Sheqeri ndikon negativisht në profilin metabolik, duke rritur rrezikun për sindromën metabolike, një grup problemesh që çojnë në diabet të tipit 2 e sëmundje të zemrës. Sheqernat e shtuara rrisin nivelin e acidit urik, një mbetje trupore që në nivele të larta mund të:

Ndikojë negativisht në prodhimin e oksidit nitrik – i cili ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut;

Nxisë ngushtimin e enëve të gjakut dhe aktivizimin e sistemit renin-angiotensin-aldosteron, mekanizëm për tensionin e gjakut.

Studimet e reja: Sa më shumë ushqim të përpunuar, aq më shumë rrezik

Shkencëtarët në Kinë zbuluan se për çdo 100 gram ushqim ultra të përpunuar të konsumuar në ditë (të pasur me sheqerna dhe kripë):

Rreziku për ngjarje kardiovaskulare rritet me gati 6%;

Rreziku për hipertension rritet me 14.5%. Ushqimet ultra të përpunuara përfshijnë gjithçka që përmban ngjyrues artificialë, ëmbëlsues, konservues dhe përbërës që i japin jetëgjatësi produktit. Zgjidhje e re në horizont: ilaçi “cudibërës” për tensionin e lartë.

Miliona pacientë që nuk reagojnë ndaj trajtimeve ekzistuese për hipertensionin përfitojnë së shpejti nga një ilaç revolucionar i quajtur Baxdrostat. Ky medikament, i cilësuar si “triumf i shkencës”, është i pari që sulmon shkakun bazë të hipertensionit, jo vetëm simptomat.

Baxdrostat pritet të jetë i disponueshëm në sistemin shëndetësor britanik që nga viti i ardhshëm, në një kohë kur numri i të prekurve nën moshën 50 vjeç është në rritje alarmante. Faktorët kryesorë të hipertensionit: jo vetëm ushqimi

Përveç ushqimeve të përpunuara dhe kripës, ekspertët po theksojnë edhe rolin e mungesës së gjumit, dietës së dobët, alkoolit të tepërt (i cili shpesh përmban shumë sheqer), por edhe stresit kronik, veçanërisht te të rinjtë – një faktor që shpesh është anashkaluar.

Në përfundim: Sheqeri – armiku i padukshëm i zemrës

Ndërsa kripa ka qenë në qendër të vëmendjes kur flitet për hipertensionin, sheqeri i shtuar në ushqimin e përditshëm mund të jetë “vrasës i heshtur” tjetër që po na dëmton shëndetin në mënyrë të pandërgjegjshme.

Ekspertët këshillojnë që konsumatorët të lexojnë me kujdes etiketat dhe të reduktojnë sa më shumë produktet e përpunuara, për të ruajtur një zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjatë.

Continue Reading

Shëndeti

Si bëhet diagnostikimi i autizmit?

Published

on

Sipas grupit të avokimit “Autism Speaks”, një në çdo 36 fëmijë në SHBA ka një çrregullim të spektrit të autizmit (ASD).

Diagnoza e hershme është thelbësore për të ndihmuar në trajtimin e gjendjes, por si bëhet një diagnozë?

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë përmbledhje të përditësuar të asaj që përfshihet në diagnostikimin e autizmit tek fëmijët.  “Diagnostifikimi i çrregullimit të spektrit të autizmit mund të jetë i vështirë sepse nuk ka asnjë test mjekësor, si një test gjaku, për të diagnostikuar çrregullimin,” vuri në dukje agjencia.

“Mjekët shikojnë historinë e zhvillimit dhe sjelljen e fëmijës për të vendosur një diagnozë.”

Në cilën moshë mund të bëhet një diagnozë?

Sipas CDC, koha në të cilën fëmija merr një diagnozë ndryshon. Ndonjëherë një çrregullim i spektrit të autizmit zbulohet në moshën 18 muajshe, apo edhe më parë, por vetëm në moshën 2-vjeç mund të konsiderohet i besueshëm një diagnozë nga një profesionist i trajnuar.

Një diagnozë e autizmit mund të mos vijë deri më vonë në fëmijëri. Disa njerëz nuk janë të vetëdijshëm se kanë çrregullim të spektrit të autizmit derisa të diagnostikohen si të rritur. Një diagnozë e besueshme duhet të bëhet në fëmijëri, kur terapitë janë më efektive, tha CDC.

Monitorimi i zhvillimit

Ndërsa fëmijët rriten, duhet të inkurajohen bisedat midis prindërve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor që përqendrohen në aftësitë e fëmijëve, thekson CDC. Ndjekja e zhvillimit të fëmijës suaj – p.sh sa shpejt ai arrin piketa tipike zhvillimore është thelbësore.

Këto momente lidhen me moshën përfshijnë aftësitë e vëzhguara në lojë, të mësuarit, të folurit dhe sjelljet. Të gjithë mund të jenë pjesë e procesit të “monitorimit të zhvillimit”, prindërit, gjyshërit, punonjësit e çerdheve e mësuesit, japin komente se si një fëmijë po përparon.

Skreningu për çështjet e zhvillimit dhe autizmin

Akademia Amerikane e Pediatrisë, këshillon që ekzaminimi zhvillimor dhe i sjelljes ndodh për fëmijët gjatë vizitave të rregullta në mosha: 9 muaj, 18 muaj dhe 30 muaj. Kur bëhet fjalë për ekzaminimin specifik të çrregullimit të spektrit të autizmit, duhet të ndodhin në moshën 18 muajshe dhe 2 vjeç, sipas rekomandimeve të akademisë.

Ekzaminimi mund të ndodhë në raste të tjera, nëse një kujdestar ose mjek shqetësohet se një fëmijë mund të ketë autizëm, ose nëse një fëmijë është në rrezik për një çrregullim të spektrit të autizmit (p.sh fëmija ka një vëlla ose një anëtar tjetër të familjes me këtë gjendje).

Continue Reading

Shëndeti

Studim: Ëmbëlsuesit artificialë mund të përshpejtojnë plakjen e trurit!

Published

on

Një studim i botuar në revistën Neurology tregon se konsumimi i lartë i ëmbëlsuesve artificialë, si Equal apo Sweet’N Low, lidhet me rënie më të shpejtë të aftësive mendore dhe kujtesës.

Hulumtuesit nga Universiteti i São Paulos në Brazil analizuan shëndetin e 12,800 të rriturve për një periudhë mesatare prej tetë vitesh.

Rezultatet treguan se personat që konsumonin më shumë ëmbëlsues kishin rënie 62% më të shpejtë të funksioneve njohëse, e barabartë me rreth 1.6 vite plakje shtesë të trurit, shkruan HealthDay.

Efekti ishte më i fortë te personat e moshës së mesme dhe te ata me diabet, ndërsa nuk u pa një lidhje e qartë tek personat mbi 60 vjeç.

Nga ëmbëlsuesit e studiuar, të gjithë përveç tagatozës rezultuan të lidhur me rënie të kujtesës dhe aftësive njohëse.

Studiuesit paralajmërojnë se, ndonëse promovohen si alternativa më të shëndetshme ndaj sheqerit, ëmbëlsuesit artificialë mund të kenë pasoja negative për shëndetin e trurit në afatgjatë.

Continue Reading

Shëndeti

Duart si pasqyrë e shëndetit, ja shenjat që nuk duhen neglizhuar

Published

on

Duart tona mund të zbulojnë shumë rreth gjendjes së brendshme shëndetësore.

Sipas ekspertëve, ndryshimet në lëkurë, gishtërinj dhe thonj mund të jenë paralajmërime për sëmundje serioze si artriti reumatoid, sindroma e Raynaud, tuneli karpal apo edhe çrregullime neurologjike si Parkinsoni.

Simptoma të tilla si dridhja e duarve, gishtërinjtë e ftohtë, njolla të kuqe apo kafe, dhimbje dhe ndjesi shpimi nuk duhet të anashkalohen.

Nëse ato vazhdojnë ose përkeqësohen, rekomandohet një kontroll mjekësor për të diagnostikuar në kohë shkakun dhe për të parandaluar ndërlikimet.

Continue Reading

Të kërkuara