Lajmet

Nga sot vula apostile edhe në Pejë

Publikuar

Nga sot ka filluar lëshimi i vulës apostile dhe verifikuese edhe në komunën e Pejës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, u shpreh i kënaqur për lehtësimin e procedurave në komunën e Pejës, dhe tha se lëshimi i vulës apostile do të fillojë edhe në regjionet e tjera.

“Jam i kënaqur për lehtësimin e procedurave dhe që qytetarët e këtij regjioni tashmë do të pajisjen me vulë apostile/verifikuese në Pejë. Lëshuarja e vulës apostile dhe verifikuese së shpejti do të fillojë edhe në regjionet e tjera”, shkroi Veliu në Facebook./UBTNews

Nga sot Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka filluar lëshimin e vulës…

Posted by Agim Veliu on Monday, October 26, 2020

Lajmet

Teste rapide edhe në disa fshatra të Prizrenit

Publikuar

nga

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, realizimi i testeve të shpejta (rapide) për COVİD-19, përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, tanimë do të mund të kryhen edhe në QMF-të e fshatrave Gjonaj, Reçanë, Korishë dhe Zhur.

Sipas njofitmit, në këtë mënyrë Drejtoria e Shëndetësisë synon të ulë intensivitetin e punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr dhe po ashtu të eliminojë lëvizjet e qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19.

“Kujtojmë se përveç këtyre testeve, komuna e Prizrenit është njëra nga komunat e para në Kosovë, që ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar edhe testet e D-Dimer-it, rentgenin e mushkërive, analizat tjera të nevojshme dhe testet serologjike”, thuhet në njoftim.

DSh-ja apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten, familjen dhe miqtë e tyre duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Komunitetet jo-serbe në Kosovë: Demokracia ka dështuar

Publikuar

nga

“Demokracia ka dështuar”, është fjalia që ka përcjellë protestën e sotme nga komunitet jo-serbe në Kosovë të cilët marshua shesheve të Prishtinës për të kundërshtuar, siç thanë ata “uzurpimin e vendeve të garantuara”, në Kuvendin e Kosovës.

Marshi protestues është ftuar nga partia boshnjake “Nasha Iniciativa” (Iniciativa jonë), e cila ka qenë në garë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata kanë gjetur përkrahje edhe nga analistë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë.

“Kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në Parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentar më 14 shkurt 2021”, politikanë e përfaqësues të komuniteteve jo-serbe në Kosovë, kanë protestuar duke kërkuar nga institucionet që të nisin një proces hetimor lidhur me dyshimet për manipulim me vota.

Osman Dzudzevic nga “Iniciativa jonë”, tha se përmes këtij marshi po shprehin pakënaqësitë e tyre dhe po kërkojnë reagim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

“Ajo që po ndodh tani është një shkelje e dukshme e këtyre parimeve ku të drejtat kushtetuese të komuniteteve jo shumicë sfidohen drejtpërdrejtë dhe mbijetesa e tyre vihet në pikëpyetje. Ne nuk kemi forcë apo numër për t’i mundësuar që të bëhen llogaritje apo manipulime politike e as të jemi medium për keqpërdorim elektoral. Ne do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjor për të parandaluar abuzimin me vendet e garantuara në organin më të rëndësishëm të shtetit”, tha ai.

Ai ka ftuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare të kujdesen që parimet dhe fryma kushtetuese në Kosovë të respektohet.

E kryetarja e partisë Unioni Social Demokratik, Duda Balje tha se janë duke pritur përgjigje për padinë të cilën tashmë e kanë dorëzuar në PZAP.

“Ne kemi bërë padi për PZAP, jemi duke pritur rezultatin përfundimtar pastaj për në Gjykatë Supreme dhe Gjykatë Kushtetuese. Mendoj se nuk kemi shumë përkrahje nga partia e shqiptarëve, unë kam pritur shumë më shumë, përveç kryeministrit dhe zotëri Albin Kurtit asnjë politikan nuk ka reaguar deri sot, unë në fakt kam pritur prej shumicës që kanë edhe program të partisë nacionale, por nuk kanë reaguar, por prapë se prapë ne shfrytëzojmë të drejtat ligjore dhe do të shkojmë deri në fund”, tha ajo.

Në protestë ishte edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha i cili tha se do të vazhdojnë me ankesa në të gjitha institucionet përkatëse, duke mos përjashtuar edhe protesta të tjera.

“Është devijuar vullneti i popullit, është cenuar demokracia 20-vjeçare, parashihen rreziqe të tjera të cilat janë të riparueshme nëse legjitimohet ky proces dhe sot jemi këtu për të dalë dhe thirrë institucionet që ta thonë fjalën e tyre dhe të veprojnë me kohë në mënyrë që ky proces mos të devijohet dhe në njëfarë mënyre me na lënë dhe ne si komunitete me shpresu dhe besu në institucionet e tona që e kanë për obligim me na mbrojt të drejtën tonë që është kushtetuese dhe ligjore”, tha ai.

Shumë prej partive boshnjake që garuan në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, kanë mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës dhe kanë deklaruar se një parti nga komunitet boshnjak dhe një nga romët kanë fituar vota me ndihmën e Listës Serbe.

Lidhur me këtë, partitë boshnjake kanë deklaruar se do t’i drejtohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatës Supreme të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haradinaj-Lajçakut: Dialogu duhet ta ketë epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues

Publikuar

nga

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Haradinaj tha se në atë takim ka ripërsëritur qëndrimin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.

Në këtë takim, kryetari i AAK-së ka ritheksuar nevojën e konstituimit të institucioneve të reja sa më shpejt.

“Bashkërisht vlerësuam zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë dhe theksuam nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, në afat sa më të shpejt. Z. Lajčak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë”, thuhet më tej.

Lajçak sot gjatë ditës ka pritur në takim edhe liderë të tjerë politik e institucionalë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Lajçak: Falënderova Hotin për bashkëpunimin

Publikuar

nga

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak postoi në Twitter rreth takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Lajçak falënderoi Hotin për bashkëpunimin si kryeministër i Kosovës.

“Sot takova gjithashtu kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. E falënderova atë për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij si kryeministër dhe angazhimin e tij për dialogun dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, shkroi Lajçak.

Sot gjatë ditës Lajçak zhvilloi takime edhe me liderët tjerë institucionalë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara