Lajmet

​Nga shkurti fillon vaksinimi i vajzave 12-vjeçare kundër kancerit të qafës së mitrës

Kjo vaksinë nga muaji shkurt do të hyjë në kalendarin e rregullt të vaksinave në Kosovë.

Published

on

Me rastin e fillimit të Javës së Ndërgjegjësimit kundër kancerit të qafës së mitrës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u kanë bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave të marrin vaksinën me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes kundër kësaj sëmundje malinje. Kjo vaksinë nga muaji shkurt do të hyjë në kalendarin e rregullt të vaksinave në Kosovë, e ku do të vaksinohen vajzat që nga mosha 12 -vjeçare.

Në një tryezë diskutimi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se testet e rregullta, duke përfshirë PAP testin dhe vaksinën kundër papilloma virusit, janë ndër intervenimet kryesore parandaluese të cilat duhet fuqizuar e shfrytëzuar krahas trajtimit cilësor shëndetësor të të prekurave.

Vitia theksoi se janë drejt finalizimit të programit nacional për kontroll të kancerit, derisa shtoi se kanceri i qafës së mitrës do të ketë vëmendjen e merituar krahas kancerit të gjirit, atij kolorektal e të tjerëve me rrezik më të madh potencial. Ai shtoi se kanë siguruar rreth 15 mijë doza të vaksinës kundër papilloma virusit, derisa shtoi se që nga mesi i muajit shkurt do të fillojë vaksinimi i të gjitha vajzave të klasave të gjashta në gjithë vendin tonë, për çka u bëri thirrje prindërve t’i përgjigjen pozitivisht vaksinimit.

“Testet e rregullta si PAP testi dhe vaksina kundër papilloma virusit janë sot për sot intervenimet kryesore parandaluese, të cilat natyrisht se duhet t’i fuqizojmë e shfrytëzojmë krahas trajtimit cilësor e shëndetësor të të prekurave. Këto teste janë të lehta dhe të arritshme, kryhen në institucionet tona shëndetësore publike dhe mund të shpëtojnë e jetën e dhjetëra e ndoshta qindra vajzave të reja dhe grave…Jemi duke bërë hapa konkret në trajtimin e çështjes së kancerit të qafës së mitrës. Bordi për kontroll të kancerit është drejt finalizimit të programit nacional për kontroll të kancerit, ku kanceri i qafës së mitrës do të ketë vëmendjen e merituar krahas kancerit të gjirit, kancerit kolorektal dhe kancereve të tjera që janë identifikuar si problematika të mëdha…Në hartimin e këtij programi, përveç Ministrisë së Shëndetësisë janë përfshirë edhe profesionistët më të mirë të fushës dhe hisedarë të tjerë…Kemi siguruar tanimë edhe 15 mijë doza të vaksinës kundër HPV-së, duke filluar nga mesi i muajit shkurt në pajtim me planin e veprimit fillojmë vaksinimit e vajzave të klasave të 6-ta në të gjithë vendin tonë”, tha Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se sëmundjet malinje e në veçanti kanceri i qafës së mitrës janë një sfidë e vërtetë për institucionet shëndetësore, shoqërinë tonë, shëndetin e grave dhe të gjithë atyre që preken nga këto sëmundje. Ai shtoi se në Kosovë kanceri i organeve gjenitale femërore paraqet kancerin e dytë më të shpeshtë në mesin e kancerit të femrave, dhe të katërtin nga shpeshtësia në mesin e të gjithë grupeve të kancerit.

Po ashtu, edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), Naser Ramadani tha se qëllimi i shënimit të javës botërore kundër kancerit të qafës së mitrës është sensibilizimi i qytetarëve, punëtorëve shëndetësorë dhe vendimmarrësve lidhur me këtë sëmundje, duke përfshirë edhe mënyrën e parandalimit. Ai shtoi se java botërore e kancerit të qafës së mitrës është një mundësi për të reflektuar mbi progresin e bërë deri më sot dhe për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat që mbeten për të arritur në përfundimin e kancerit të qafës së mitrës.

“Në këtë tryezë synojmë që të informojmë popullatën për përfshirjen e vaksinës HPV në kalendarin e rregullt të vaksinave në Kosovë, që popullata e përgjithshme duhet të ketë njohuri për përfitim nga skriningu cervikal dhe shfrytëzimin e shërbimeve ekzistuese për PAP test. Ofruesit e shërbimeve shëndetësore duhet të kenë informata të sakta dhe më të përditësuara lidhur me skriningun e kancerit cervikal, ata mund të përgjigjen në pyetjet e pacientëve dhe t’i inkurajojnë ata t’i nënshtrohen skriningut. Java botërore e kancerit të qafës së mitrës është një mundësi për të reflektuar mbi progresin e bërë deri me sot, për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat që mbeten për të arritur në përfundimin e kancerit të qafës së mitrës dhe për të mobilizuar të gjithë akterët që së bashku të dyfishojmë përpjekjet për të siguruar suksesin e përgjigjes të kancerit të qafës së mitrës. Për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të Institutit Kombëtar ka siguruar vaksinat për virusin e papillomës humane që tani është vendosur në kalendarin e rregullt të vaksinimit. Nga muaji shkurt 2024 fillon vaksinimi i vajzave 12-vjeçare për mbrojtjen nga kanceri i qafës së mitrës”, tha Ramadani.

Java e Parandalimit të kancerit të qafës së mitrës është një fushatë evropiane, e cila ka si qëllim të rrisë sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të qafës së mitrës te gratë.

Shoqata Evropiane e kancerit të qafës së mitrës që nga viti 2002 ka nisur organizimin e kësaj fushate, ndërkaq prej vitit 2007, Java Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës organizohet çdo vit në javën e fundit të janarit.

Lajmet

FSK merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26” në Gjermani

Published

on

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përfaqësuar nga një kompani këmbësorie e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, ka marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, të zhvilluar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels të Gjermanisë.

Sipas FSK-së, kompania kosovare është integruar në Brigadën Ajrore 173 të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”.

Pas fazës së planifikimit, koordinimit dhe trajnimit, pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në operacione të ndryshme në terren, përfshirë operacione sigurie në mbështetje të zbarkimit ajror, patrulla luftarake dhe operacione mbrojtëse.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë ushtrim ka mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të komandimit dhe kontrollit, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e vendeve partnere.

Integrimi i kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh ka shërbyer edhe për testimin e aftësive të saj në një mjedis kompleks dhe dinamik trajnues, krahas njësive partnere.

Gjatë “Observation Day”, aktivitetet e kontingjentit të FSK-së janë përcjellë nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, dhe rreshter majori i KFT-së, Naim Smakolli.

Pjesëmarrja në ushtrime të tilla, sipas FSK-së, kontribuon në rritjen e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe kapaciteteve për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj subjektit juridik SH.P.K. “D.C & E”, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 7 qershor 2023 dhe gjatë periudhës 18 shtator 2023 deri më 16 nëntor 2023, në Prizren, B.Sh., në cilësinë e kryeshefit të KRM “Eko Regjioni”, në bashkëkryerje me zyrtarin e kësaj kompanie, A.G., kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për subjektin juridik SH.P.K. “D.C & E”.

A.G. dhe B.Sh. akuzohen se, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimin publik, kanë krijuar mundësi që tenderin “Furnizimi me kamiona kompaktor dhe autobusë për nevojat e KRM ‘Ekoregjioni’”, në vlerë prej 385 mijë e 500 eurosh, ta përfitojë SH.P.K. “D.C & E”.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të KRM “Ekoregjioni” i është shkaktuar dëm në shumën prej 233 mijë e 685.37 eurosh.

Ndërkaq, R.Z. akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”. Sipas aktakuzës, ai u ka paguar B.Sh. dhe A.G. shpenzimet e një udhëtimi jashtë territorit të Kosovës, me qëllim të koordinimit të veprimeve inkriminuese dhe ndikimit në dhënien e tenderit.

Prokuroria pretendon se R.Z. paraprakisht kishte arritur marrëveshje të kundërligjshme me të pandehurit, përmes së cilës ishin përshtatur specifikat teknike të tenderit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara