Lajmet

Nga se kemi frikë (2): Inteligjenca artificiale dhe pandemitë

E thotë studimi.

Published

on

Pjesa e dytë

Në marsin e kaluar, nën kujdesin e Institutit Future of Humanity, një qendër kërkimore në Oksford, emri i së cilës tashmë thotë shumë për temperaturën emocionale të temës që trajtojmë, u publikua një studim befasues. Ku 160 ekspertë në sektorë të ndryshëm dhe superparashikues, pra njerëz që pavarësisht se nuk kanë specializim, kanë rezultuar jashtëzakonisht të aftë në garat e parashikimit, hartuan një renditje të risqeve.

Duke bërë dallimin midis ngjarjeve katastrofike, të tilla si zhdukja e deri në 10 për qind e popullsisë (Lufta e Dytë Botërore, si të thuash, zhduku 3 për qind) dhe ngjarjeve që mund të shkaktojnë zhdukje, duke kursyer vetëm një bërthamë prej “maksimumi 5000 fatlumësh, ose shpirtra të pafat”, siç shkruante Economist. Në vend të parë në përgjithësi është Inteligjenca Artificiale (IA), së cilës superparashikuesit i caktojnë një rrezik katastrofe (deri në vitin 2100) prej 2.1 përqind krahasuar me 12 përqind nga ekspertët dhe një rrezik zhdukjeje prej 0.38 dhe 3 përqind respektivisht. Në një video-konferencë nga Oregon, Josh Rosenberg, koordinatori i studimit, sqaron se qëllimi ishte të fotografohej gjendja e debatit për të parë se si do të ndryshojë ai, me kalimin e kohës. Ndonëse nuk dëshiron të komentojë meritat, ai thjesht thekson se nuk do ta cilësonte një mundësi zhdukjeje prej 0.3 për qind si krejtësisht të papërfillshme.

Megjithatë, në afat të shkurtër ai është më i shqetësuar për energjinë bërthamore dhe pandemitë sesa për IA. Ashtu siç ew ridimensionon temën Douglas Rushkoff, autor i investigimit magjepsës Only the Rich (Luiss University Press), duke filluar përsëri nga bunkerët dhe ishujt privatë që ata rrëmbejnë: «IA do të bëjë atë që është programuar të bëjë. Dhe nëse nxjerr vlerë nga jeta e njerëzve, fajin e ka kapitalizmi, i cili e kërkon prej saj, jo algoritmi që ekzekuton”. Për të na dhënë më pas një fjali të fundit mbi alarmin që ngrenë themeluesit: «Vëllazëria teknologjike është shumë e frikësuar prej saj, sepse ata ishin të sigurt që mund të dominonin masat, pasi ishin më inteligjentë. Ndërsa nëse IA ua kalon, rrezikon t’u bëjë atyre atë që na bënë neve”.

Një institucion i ngjashëm me atë të drejtuar në Oksford nga transhumanisti Nick Bostrom, është Qendra për Rreziqet Ekzistenciale në Kembrixh. Ajo u themelua njëmbëdhjetë vjet më parë nga astronomi Martin Rees, autori i librit “If Science is to Save Us”. Me një qëllim të qartë: për t’u fokusuar në “mjellmat e zeza”, ngjarje shumë të pamundura, por me pasoja kataklizmike.

“E kundërta e aksidenteve automobilistike, shumë të mundshëm dhe shumë të studiuar. Kjo është arsyeja pse ne kemi lindur, të vetëdijshëm se edhe nëse do të arrinim t’i reduktonim këto rreziqe me një të mijtën, do ta kishim justifikuar në masë të madhe ekzistencën tonë”.

Ndër objektivat e mëdhenj të studimeve të tyre të fundit janë “sulmet kibernetike që mund të gjunjëzojnë një vend brenda disa ditësh dhe lufta biologjike, me armë që nuk kanë qenë kurrë kaq të përballueshme”. Plus, padyshim, IA për të cilën ai thotë se një masë e arsyeshme do të ishte sigurimi i “një periudhe të ndërmjetme, midis zhvillimit dhe daljes në treg, siç bëhet me ilaçet”.

Tre vjet më parë ai kishte vënë bast me Steven Pinker, neuroshkencëtarin e Harvardit, i famshëm për perma-optimizmin, se një ngjarje biologjike e papritur mund të vriste mbi një milion njerëz. Më pas mbërriti Covid, me gati 10 milionë vdekje, por askush nuk e pagoi bastin sepse nuk mund të pajtoheshin për përkufizimin e një ngjarjeje biologjike.

PANDEMITË

Mbërritëm te koronavirusi. Për diçka të tillë duhej të ktheheshe një shekull prapa (1918-1920), te gripi spanjoll dhe 50-100 milionë viktimat e tij. Ndër të paktët që e kishin parë të vinte këtë herë ishte David Quammen, i cili, tetë vjet më parë, në librin profetik “Spillover” paralajmëroi ndaj rreziqeve të llojeve të viruseve.

Nga studio e tij në Montana, ku mban një piton sikur të ishte një mace, ai e nis duke bërë një dallim: “Nëse mendojmë për fundin e Planetit, duke përjashtuar një shpërthim të pamundur të Diellit, ai do të jetë në gjendje të ecë lehtësisht edhe pa ne. Nëse pastaj flasim për njerëzimin, me 8 miliardë banorët e tij dhe shumëllojshmërinë e madhe gjenetike, do të jetë e vështirë të na eliminojë të gjithëve”. E vështirë, por jo e pamundur dhe pothuajse mund ta dëgjosh duke bërë llogaritjet mendore të Armagedonit: «Një luftë bërthamore mund të jetë afër nesh. Edhe një virus ARN, siç është gripi i shpendëve që infektoi njerëzit, ndoshta do të vriste gjysmën e tyre. Por vetëm speciet në rrezik do të zhdukeshin, ato në të cilat kanë mbetur pak ekzemplarë”.

Malësorët e vërtetë do të ishin buburrecat e përmendur në fillim, disa minj dhe, nga ana bimore, luleradhiqet. Thënë kjo, megjithatë, ne kemi mësuar aq pak nga mësimet e pandemisë saqë “ndoshta jemi më keq se në vitin 2019, pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit, organi më i rëndësishëm federal për shëndetin, ndryshoi rregullat duke e bërë jashtëzakonisht më të vështirë për shkencëtarë të kombësive të ndryshme, që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Vaksinat u zhvilluan në kohë rekord edhe falë gjenomit të sekuencuar nga kinezët. E njëjta gjë me rezultatet e para të Moderna. Ose për zhvillimin e antiviralëve. Sot nuk do të ishte më e mundur”.

Virusi i sovranizmit nuk e kursen shkencën. Në vazhdën e hipotezës së rrjedhjes prej laboratorit, Kongresi Amerikan anuloi gjithashtu fonde disa milionëshe për kërkime më me risk, të ashtuquajturin “fitimin e funksionit”: “Injoranca është një bishë e shëmtuar”.

I bëjmë pyetje të ngjashme Richard Hatchett, drejtor i Koalicionit për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, një fondacion publik-privat, arsyeja sociale e të cilit është të jetë gati për pandeminë e radhës: “A jemi më mirë? Varet. Edhe sikur të duket absurde, ne ishim shumë me fat që në 2020 pati një Coronavirus, një familje që e njihnim dhe mbi të cilën kishim filluar tashmë studimin e vaksinave. Nëse virusi do ishte nga një familje tjetër, reagimi mund të ishte më i ngadaltë. Por ne kemi mësuar gjithashtu shumë gjëra, nga platformat e reagimit të shpejtë deri tek testimi dhe gjurmimi më i mirë, apo tek mënyra se si të reagojmë duke shmangur bllokimet”.

Ndër kërcënimet që i heqin gjumin, bien në sy paramyxoviruset, si Nipah dhe Hendra, jo aq shumë të transmetueshëm sa Covid, por me shkallë vdekshmërie që ka arritur në 70-80 për qind. Kundërmasat?

“Të shkurtohet në mënyrë drastike kohën e prodhimit të vaksinave. Mësimi vjen nga Formula 1 ku pushimet e shkurtra në pit stop shkuan nga 60-90 në 2-3 sekonda. Nëse tre vjet më parë dukej si një mrekulli të duheshin 11 muaj për vaksinën, herën tjetër 100 ditë do të mjaftonin. Mund të bëhet duke investuar burimet e nevojshme”. (bota.al)

Fundi i pjesës së dytë

Në pjesën e tretë: Luftërat dhe shkatërruesi i botëve

Vendi

UBT mbështet rreth 200 studentë me bursa në 18-vjetorin e Pavarësisë

Published

on

By

Në një ditë simbolike për vendin, UBT ka zgjedhur të shënojë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke investuar mbi të ardhmen dhe zhvillimin e studentëve të tij. Rreth 200 studentë ekselentë nga të gjitha fakultetet janë mbështetur me bursa studimi si vlerësim për arritjet dhe përkushtimin e tyre akademik, ndërsa dhjetra studentë të tjerë kanë përfituar mbështetje nga Fondacioni “UBT Jim Xhema”.

Studentët përfitues, me notë mesatare mbi 9.0, do të kenë tashmë një mbështetje konkrete financiare që do t’u lehtësojë rrugëtimin akademik dhe profesional. Ky veprim u konsiderua jo vetëm si shpërblim për suksesin individual, por edhe si një mesazh motivues për të gjithë të rinjtë që synojnë rezultate të larta.

Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se investimi në dije është forma më e qëndrueshme e kontributit për shtetin. Ai u shpreh se UBT mbetet i përkushtuar në krijimin e një mjedisi që nxit inovacionin, zhvillimin profesional dhe përgatitjen e studentëve për tregun global të punës.

Përveç bursave të ndara në këtë përvjetor, UBT çdo vit akordon bursa në vlerë totale prej rreth 2 milionë eurosh, duke mbështetur qindra të rinj nga Kosova dhe rajoni. Kjo politikë mbështetëse ka ndikuar në rritjen e qasjes në arsim cilësor dhe në fuqizimin e brezave të rinj në më shumë se 50 fusha studimi.

Në të njëjtën ceremoni u bë e ditur edhe nënshkrimi i thirrjeve akademike për stafin profesorësh, si pjesë e strategjisë për rritjen e cilësisë dhe zgjerimin e kapaciteteve akademike. Me këtë hap, UBT synon të forcojë më tej pozitën e tij si institucion lider në arsimin e lartë dhe inovacion.

Në këtë mënyrë, përvjetori i Pavarësisë nuk u shënua vetëm si një datë historike, por si një angazhim konkret për të ndërtuar të ardhmen përmes dijes dhe mbështetjes së talenteve të reja.

Continue Reading

Vendi

UBT uron 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Published

on

By

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, UBT uron qytetarët e Republikës së Kosovës, shqiptarët dhe diasporën anembanë botës, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj dite dhe vlerat e lirisë e shtetndërtimit mbi të cilat vazhdon të ndërtohet e ardhmja e vendit.

Pavarësia e shpallur më 17 shkurt 2008 erdhi pas dekadash përpjekjesh dhe sakrifice, të mishëruara në rezistencën dhe flijimin e shumë dëshmorëve, në mesin e tyre familja e Adem Jashari nga Prekaz, e cila u bë simbol i qëndresës dhe lirisë. Sot, Kosova funksionon me institucione demokratike dhe me një rini që po kontribuon në afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky përvjetor është një moment reflektimi dhe përgjegjësie për të ardhmen e vendit.

“17 Shkurti na kujton se shteti i Kosovës u ndërtua mbi sakrificë, ndërsa e ardhmja e tij ndërtohet çdo ditë përmes arsimit cilësor, inovacionit dhe përkushtimit qytetar. Rinia jonë është dëshmia më e fuqishme e lirisë, një brez që duhet ta shndërrojë atë në zhvillim, drejtësi dhe dinjitet për të gjithë,” u shpreh Rektori Hajrizi.

Ai theksoi se investimi në arsim, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm mbetet mënyra më e sigurt për ta fuqizuar shtetin dhe për ta shndërruar lirinë në mirëqenie dhe progres shoqëror.

Tetëmbëdhjetë vite pas pavarësisë, një gjeneratë e tërë është rritur në Kosovën e lirë, duke u bërë dëshmi e gjallë se sakrifica për liri ka marrë kuptim përmes ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe orientimit drejt vlerave euroatlantike. Në këtë ditë të shënuar, UBT rikonfirmon përkushtimin e tij për të kontribuar në zhvillimin e vendit përmes dijes, inovacionit dhe përgatitjes së brezave të rinj që do ta ndërtojnë të ardhmen e Kosovës.

Continue Reading

Vendi

Rruga e Lirisë: 18 Vjet Kosovë

Published

on

By

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë dhe hapi një kapitull të ri në historinë e saj. Ajo ditë shënoi përmbylljen e një rrugëtimi të gjatë dhe të dhimbshëm, me sakrifica të mëdha, dëshmorë e civilë të vrarë, persona të zhdukur dhe gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës. Kujtesa për ta mbetet themeli moral i shtetit dhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë.

Sot, 18 vjet më pas, Kosova është njohur nga me shumë se 100 shtete në botë. Vetëm gjatë vitit të fundit, njohje të reja kanë ardhur nga Kenia, Sudan, Siria dhe Bahamas, duke forcuar pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe duke dëshmuar se pavarësia është një realitet i pranuar në botë.

Por Kosova nuk shquhet vetëm në diplomaci. Sporti, arti dhe kultura po thyejnë kufij që politika shpesh nuk i kapërcen dot. Flamuri i Kosovës valëvitet në arenat më të mëdha ndërkombëtare, ndërsa artistë dhe krijues nga vendi po ndërtojnë ura lidhjeje me botën, duke treguar se talenti dhe kreativiteti mund të sfidojnë çdo barrierë.

Ky përvjetor e gjen Kosovën edhe në një kapitull të ndjeshëm të historisë së saj. Ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Për shumë qytetarë, ky proces prek plagët e luftës dhe sakrificën e popullit, duke nxitur protesta dhe debat publik mbi drejtësinë e kesaj gjykate.

Në 18-vjetorin e saj, Kosova qëndron mes kujtesës dhe të ardhmes, duke nderuar sakrificën, duke festuar arritjet dhe duke vazhduar përpjekjet për ta afirmuar vendin e saj në botë. Rruga drejt lirisë dhe pavarësisë vazhdon, dhe çdo sukses i sportistëve, artistëve dhe qytetarëve të Kosovës është dëshmi se vendi ka një zë të fuqishëm që refuzon të heshtë.

Continue Reading

Lajmet

UBT ndan Mirënjohje Institucionale për Prof. Dr. Lothar Hofmann në nder të Pavarësisë së Kosovës

Published

on

By

Në kuadër të festimeve për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, UBT ka ndarë Mirënjohje Institucionale për Prof. Dr. Lothar Hoffmann, një personalitet të respektuar në fushën e drejtësisë dhe mik të çmuar i komunitetit akademik të institucionit.

Prof. Hofmann, me formim në Universiteti i Vjenës, ka ndërtuar një urë të qëndrueshme mes dijes shkencore dhe praktikës juridike ndërkombëtare. Përvoja e tij kërkimore dhe angazhimet në të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare e kanë pozicionuar atë ndër ekspertët më të vlerësuar në fushën e drejtësisë.

Gjatë angazhimit të tij me UBT-në, Prof. Hofmann ka ndarë përvojën dhe ekspertizën ndërkombëtare me studentët dhe stafin akademik, duke pasuruar procesin mësimor dhe duke ofruar perspektivë të avancuar mbi zhvillimet më të fundit juridike. Trajtimi i temave si zgjidhja e mosmarrëveshjeve në epokën digjitale dhe mbrojtja e të dhënave personale ka fuqizuar debatin akademik, duke ndërlidhur teorinë me praktikën dhe duke rritur kapacitetet profesionale të studentëve.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vlerësuar lart kontributin e Prof. Hofmann, duke theksuar se ai është një ndër profesorët e parë që ka kontribuar në UBT që nga fillimet e institucionit. Roli i tij ka qenë i veçantë në procesin e ligjëratave dhe zhvillimin e akademisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë akademike, pasurimin e përmbajtjes mësimore dhe formimin profesional të shumë gjeneratave të studentëve.

Kjo Mirënjohje Institucionale u dedikohet personaliteteve të shquara për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në sfera të ndryshme të jetës shoqërore dhe akademike, duke forcuar standardet e larta të arsimit dhe kërkimit shkencor në UBT, në këtë vit të veçantë kur kremtohet Pavarësia e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara