Lajmet

Nga Gjinekologjia deklarohen për rastin e foshnjes, infermieria ngatërroi informatën

ShSKUK: Nëna ishte informuar për komplikimet shëndetësore gjatë lindjes.

Published

on

Një keqinformim nga infermierja ka shkaktuar skandal në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Dhënia e paautorizuar e informatave dhe ngatërrimi i tyre nga një infermiere e neonatologjisë në lidhje me foshnjet e lindura ka shkaktuar skandal në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Zef Ndrejaj. Ai tha se foshnja ka lindur me prerje cezariane dhe sipas tij nëna e foshnjes ka qenë në gjendje të rëndë. Ai tha se kanë intervenuar me urgjencë në lidhje me rastin, mirëpo tha se foshnja nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndrejaj tha se gjatë kohës së kryerjes së lindjes pacientja është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnja saj nuk do të mbijetonte. Derisa ka shtuar se nuk ka ndërrim të foshnjeve.

“Pacientja ka qenë e informuar se ka qenë me anestezion lokal dhe ka qenë e informuar se foshnja nuk ka mundur të mbijetojë përkundër angazhimit maksimal të mjekve. Një infermiere e Neonatologjisë…e merr beben në lindje dhe kur e ka marrë, ka menduar që është duke dhënë informata te prindi i duhur, por ia ka dhënë informatën, se ka marrë një foshnje tjetër që ka lindur normal dhe ia ka dhënë informatën prindit që ka qenë duke pritur për këtë foshnjen që ka hyrë në operacion, i ka thënë se foshnja është mirë dhe nuk ka qenë në dijeni. Ia ka dhënë personit të gabuar informatën e gabuar. S’ka ndërrim të foshnjave…Pra i ka dhënë një informatë prindit që e ka pritur foshnjen që ka vdekur dhe e ka dhënë informatën se foshnja është mirë”, tha ai.

Ai shtoi se pas ankesave që kanë marrë nga prindërit, të njëjtit e kanë paraqitur rastin në polici, por sipas tij nuk ka qenë e drejtë.

“E ka pas informatën e dyfishtë, njëherë e ka marrë informatën gabim prej asaj që e ka foshnjen mirë, pastaj kur kanë dalë mjekët, ia kanë shpjeguar se gjendja ka qenë e rëndë dhe foshnja nuk ka mundur të mbijetojë, ky ka dyshuar se mos ju ka ndërruar foshnja, pasi në fillim ka marrë informatën se foshnja është mirë”, tha ai.

Ndërsa në një komunikatë për media nga Drejtoria e ShSKUK, kanë thënë se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjave, por për dhënie të paautorizuar të informatave nga infermierja dhe ngatërrim të informatës.

“Deri te ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër dhe infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinformuar prindërit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu nga Drejtoria e ShSKUK kanë thënë se Menaxhmenti i Klinikës së Neonatologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi.

“Drejtoria e ShSKUK, rikujton se në Qarkoret Informative të lëshuara së fundi ka njoftuar klinikat dhe spitalet, se për dhënie të informatave janë të autorizuar vetëm mjekët, shefat e reparteve, apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, por jo infermieret dhe punonjësit e tjerë që nuk janë marrë direkt me trajtimin e rastit”, thuhet në komunikatën e ShSKUK-së.

Lajmet

​Aktgjykimi i Kushtetueses për Kuvendin, reagimi i kreut të KDI-së

Published

on

Kreu i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) Ismet Kryeziu ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e saj të plotë, sipas të cilit përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe.

Kryeziu në një postim në Facebook shkruan se dështimi për konstituimin e legjislativit të nëntë nuk ndodhi për shkak të pengesave nga komuniteti serb, por për shkak të mos votimit të shumicës së deputetëve.

Përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe, e jo komunitetit serb, dhe për këtë arsye Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar, ka shkruar ai.

Kryeziu tha se Gjykata Kushtetuese po ashtu bëri të ditur se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një ose disa anëtarë të Kryesisë për arsye që nuk varen nga vullneti i shumicës, por për shkak të pengimit nga deputetë apo grupe të caktuara politike, përfshirë ato të komuniteteve pakicë, Kuvendi mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë. Për sa kohë që Kryesia ka kuorum për vendimmarrje, përfundon Kryeziu.

Gjykata Kushtetuese  ka publikuar ditën e djeshme aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i mos zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 (Zgjedhja dhe mandati) dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 (Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata ka urdhëruar që seanca konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të mbetur prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​FMN kërkon nga Evropa të ndalojë retorikën dhe të rivendosë konkurrueshmërinë

Published

on

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva tha se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë retorikën dhe më në fund të veprojë për të rivendosur konkurrueshmërinë e tij.

“Blloku e di çfarë duhet bërë”, deklaroi Georgieva duke iu referuar raportit të publikuar një vit më parë nga ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i cili hartoi një sërë propozimesh për të ringjallur ekonominë evropiane.

”Projekti evropian duhet të finalizohet”, tha shefja e FMN-së, përpara takimeve vjetore të Fondit dhe Bankës Botërore në Uashington.

Ajo e sheh këtë si të vetmen mënyrë për t’u kthyer në nivelin e dinamizmit të sektorit privat në Shtetet e Bashkuara, raporton ATSH.

Ndër zgjidhjet që Evropa duhet të marrë në konsideratë, ajo përmendi krijimin e një përgjegjësi të tregut të vetëm brenda Komisionit, i cili do të ketë autoritet të vërtetë për të kryer reformat e nevojshme, në vend të ndarjes së përgjegjësive midis disa komisionarëve evropianë.

Sipas kreut të FMN-së, prioritetet janë t’i jepet fund rezistencës ekzistuese mes shteteve në tregun e punës, tregtia e mallrave dhe shërbimeve, energjia dhe financa. Kjo duhet të përfshijë ndërtimin e një sistemi të vetëm financiar evropian si dhe një bashkim energjie, deklaroi Georgieva, duke përsëritur rekomandimet e paraqitura tashmë në takimet e mëparshme të FMN-së.

Megjithatë, Georgieva u tregua më pozitive në lidhje me Gjermaninë, duke gjykuar se planet e financimit të shpallura në muajt e fundit, veçanërisht për infrastrukturën, tregojnë se mund të bëhen korrigjime.

“Këto investime do të forcojnë stimujt për investimet private, të cilat do të jenë veçanërisht të dobishme, ndërsa Gjermania përpiqet të rifillojë një cikël në favor të sektorit të saj privat”, tha ajo./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kapen mbi 22 mijë euro dhe 6 dokumente fals në Rinas

Published

on

Policia Kufitare e Rinasit ka sekuestruar mbi 22 mijë euro, 2600 denarë maqedonas dhe gjashtë dokumente fals, si dhe ka proceduar gjashtë të dyshuar.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën dy raste të mos deklarimit të të hollave në kufi dhe katër raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e pa ligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:

-për shtetasin nga Maqedonia Veriore A. J. (33), i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11.800 euro dhe 2.600 denarë maqedonas të padeklaruara;

-shtetasin nga Maqedonia Veriore, B. I. (43), i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11.005 euro të padeklaruara;

-shtetasin A. R. (30), banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën një kartë identiteti dhe një leje drejtimi polake, të dyshuara false;

-shtetasin K. S. (20), banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën një kartë identiteti dhe një pasaportë polake, të dyshuara false;

-shtetasin A. K. (36), banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet një leje drejtimi braziliane e dyshuar false;

-shtetasen braziliane L. M. (33), e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet një leje drejtimi italiane e dyshuar false.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Shpallet sot aktgjykimi në rastin “Kobra”

Published

on

Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve për vrasjen e 3 janarit 2023 në lokalin “Kobra City”, ku seanca gjyqësorë pritet të nisë nga ora 13:00.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren.

Në aktakuzën e Prokurorisë, “Kobra” akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara