Kulturë

Nga filmi tek aktori më i mirë

Lista e fituesve në “Oscars 2022”.

Published

on

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars. Eventi u drejtua nga Regina Hall, Amy Schumer dhe Wanda Sykes.

“CODA” fitoi 3 çmimet për të cilat ishte nominuar, përfshirë filmin më të mirë dhe një fitore historike për Troy Kotsur, i cili fitoi për aktorin më të mirë dytësor, duke u bërë njeriu i parë i shurdhër që fitoi një çmim Oscar për aktrim. Ndërsa Will Smith mori çmimin për aktorin më të mirë.

Çmimi iu dha pas momentit tronditës kur goditi me shuplakë Chris Rock  pasi komediani bëri një shaka me gruan e Smith, Jada Pinkett Smith, ndërsa prezantoi një çmim tjetër.

LISTA E PLOTË E FITUESVE

Filmi më i mirë

Belfast
Coda – FITUES
Don’t Look Up
Drive My Car
Dune
King Richard
Licorice Pizza
Nightmare Alley
The Power of the Dog
West Side Story

Regjia më e mirë

Kenneth Branagh (Belfast)
Drive My Car (Ryûsuke Hamaguchi)
Paul Thomas Anderson (Licorice Pizza)
Jane Campion (The Power of the Dog) – FITUESE
Steven Spielberg (West Side Story)

Aktori më i mirë

Javier Bardem (Being the Ricardos)
Benedict Cumberbatch (The Power of the Dog)
Andrew Garfield (tick, tick … BOOM!)
Will Smith (King Richard) – FITUES
Denzel Washington (The Tragedy of Macbeth)

Aktorja më e mirë

Jessica Chastain (The Eyes of Tammy Faye) – FITUESE
Olivia Colman (The Lost Daughter)
Penélope Cruz (Parallel Mothers)
Nicole Kidman (Being the Ricardos)
Kristen Stewart (Spencer)

Aktorja më e mirë në rol joprotagonist

Jessie Buckley (The Lost Daughter)
Ariana DeBose (West Side Story) – FITUESE
Judi Dench (Belfast)
Kirsten Dunst (The Power of the Dog)
Aunjanue Ellis (King Richard)

Aktori më i mirë në rol joprotagonist

Ciarán Hinds (Belfast)
Troy Kotsur (Coda) – FITUES
Jesse Plemons (The Power of the Dog)
JK Simmons (Being the Ricardos)
Kodi Smit-McPhee (The Power of the Dog)

Efektet vizuale

Dune – FITUES!
Free Guy
Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings
No Time to Die
Spider-Man: No Way Home

Produksioni

Dune – FITUES
Nightmare Alley
The Power of the Dog
The Tragedy of Macbeth
West Side Story

Filmi më i mirë ndërkombëtar

Drive My Car – FITUES
Flee
The Hand of God
Lunana: A Yak in the Classroom
The Worst Person in the World

Kinematografia

Dune – FITUES
Nightmare Alley
The Power of the Dog
The Tragedy of Macbeth
West Side Story

Kënga më e mirë origjinale

Be Alive (King Richard)
Dos Oruguitas (Encanto)
Down to Joy (Belfast)
No Time to Die (No Time to Die) – FITUESE
Somehow You Do (Four Good Days)

Dokumentari me metrazh të shkurtër

Audible
Lead Me Home
The Queen of Basketball – FITUES
Three Songs for Benazi
When We Were Bullies

Dokumentari më i mirë

Ascension
Attica
Flee
Summer of Soul – FITUES
Writing With Fire

Filmi më i mirë i animuar

Encanto – FITUES
Flee
Luca
The Mitchells Vs the Machines
Raya and the Last Dragon

Grimi dhe flokët

Coming 2 America
Cruella
Dune
The Eyes of Tammy Faye – FITUES
House of Gucci

Editimi

Don’t Look Up
Dune – FITUES
King Richard
The Power of the Dog
tick, tick… BOOM!

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër

Ala Kachuu – Take and Run
The Dress
The Long Goodbye – FITUES
On My Mind
Please Hold

Filmi i animuar me metrazh të shkurtër

Affairs of the Art
Bestia
Boxballet
Robin Robin
The Windshield Wiper – FITUES

Skenari origjinal më i mirë

Belfast (Kenneth Branagh) – FITUES
Don’t Look Up (Adam McKay, David Sirota)
Licorice Pizza (Paul Thomas Anderson)
King Richard (Zach Baylin)
The Worst Person in the World (Eskil Vogt, Joachim Trier)

Skenari më i mirë i përshtatur

Coda (Sian Heder) – FITUES
Drive My Car (Ryusuke Hamaguchi, Takamasa Oe)
Dune (Eric Roth, Jon Spaihts, Denis Villeneuve)
The Lost Daughter (Maggie Gyllenhaal)
The Power of the Dog (Jane Campion)

Kompozimi më i mirë

Don’t Look Up
Dune – FITUES
Encanto
Parallel Mothers
The Power of the Dog

Sound

Belfast
Dune – FITUES
No Time to Die
The Power of the Dog
West Side Story

Kostumografia

Cruella – FITUES
Cyrano
Dune
Nightmare Alley
West Side Story

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Çekia diskutojnë bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore

Published

on

By

Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj-Kapitaj, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Republikës Çeke, Naděžda Goryczková, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në fushën e trashëgimisë kulturore.

Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave profesionale ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, me fokus të veçantë në konservimin, restaurimin dhe mbrojtjen e monumenteve.

Përvoja e gjatë e Republikës Çeke në ruajtjen e trashëgimisë kulturore u vlerësua si mundësi e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve dhe avancimin e standardeve të institucioneve të Kosovës në këtë sektor. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara