Sport

Neymar jashtë fushës 6-8 javë

PSG, 5 ndeshje në Ligue 1 e një në Champions pa brazilianin.

Published

on

Është i rëndë dhe do ta mbajë larg fushës gati dy muaj dëmtimi i pësuar nga Neymar, i cili doli me barelë dhe i përlotur në ndeshjen ndaj Saint-Etienne. “Testet e kryera mbrëmjen e kaluar konfirmojnë se Neymar Jr ka pësuar një ndrydhje të kaviljes së majtë me dëmtim të ligamenteve – raportoi PSG -. Pritet të mos jetë i disponueshëm nga 6 deri në 8 javë. Një përditësim i ri do të bëhet brenda 72 orëve për të qartësuar diagnozën”.

Viti 2021 i Neymar ka përfunduar këtu. Kampioni brazilian do të jetë i detyruar të qendrojë jashtë fushës të paktën deri në mesin e janarit dhe do të tentojë të rikthehet për ndeshjen e 16 janarit ndaj Brestit. Ndrydhja e kyçit të këmbës do ta detyrojë atë të humbasë ndeshjet e Ligue 1 kundër Nice, Lens, Monaco, Lorient dhe Lyon dhe ndeshjen e Champions League kundër Bruges, ndeshja e fundit para fazës me eliminim direkt.

Continue Reading

Sport

Tri përballje interesante në program sot dhe pas mesnate

Published

on

By

Kampionati Botëror 2026 vazhdon sot me tri ndeshje të fazës së 1/16 së finales, ku në fushë zbresin disa prej kombëtareve favorite. Tifozët në Kosovë do të kenë mundësi të ndjekin duele interesante, dy prej të cilave zhvillohen pas mesnate sipas orës lokale.

Programi i ndeshjeve sipas orës së Kosovës:

20:00 – Australi – Egjipt

00:00 – Argjentinë – Kepi i Gjelbër

03:30 – Kolumbi – Ganë

Të tre përballjet janë të vlefshme për fazën eliminatore të Botërorit, ku skuadrat synojnë një vend në çerekfinale. Vëmendja më e madhe pritet të jetë te ndeshja mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër, ndërsa Kolumbia dhe Gana pritet të zhvillojnë një duel mjaft të fortë në orët e para të mëngjesit.

D.L

Continue Reading

Sport

Yll Gashi vazhdon me Bayern Munich deri në vitin 2028

Published

on

By

Talenti me prejardhje nga Kosova, Yll Gashi, ka zgjatur zyrtarisht kontratën me Bayern Munich, duke u lidhur me klubin bavarez deri në verën e vitit 2028. Lajmi u bë i ditur nga Bayern Campus, i cili konfirmoi se sulmuesi 18-vjeçar do të vazhdojë zhvillimin e tij në radhët e kampionëve të Gjermanisë.

Gashi, i cili iu bashkua akademisë së Bayernit në vitin 2022, ka spikatur me paraqitjet e tij te grupmoshat e klubit. Sezonin e kaluar ai realizoi 11 gola dhe 5 asistime në garat e të rinjve, ndërsa debutoi edhe me ekipin e dytë të Bayernit.

Me këtë rinovim, Bayern konfirmon besimin e madh që ka te një prej talenteve më premtues me rrënjë kosovare, duke i ofruar mundësinë të vazhdojë rrugëtimin drejt ekipit të parë.

D.L

Continue Reading

Sport

Spanja kalon tutje, përballja e radhës me Portugalinë

Published

on

By

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar një fitore bindëse 3-0 ndaj Austrisë, duke siguruar me meritë kalimin për në 1/8 e finales të Kupës së Botës. Me këtë triumf, “La Roja” konfirmon formën e saj të lartë dhe përgatitet për një super-sfidë në fazën tjetër, ku do të përballet me Portugalinë, e cila më herët eliminoi Kroacinë.

Ndeshja nisi me dominimin e spanjollëve, të cilëve fillimisht iu anulua një gol spektakolar me volej nga Marc Cucurella për shkak të një faulli në sulm. Megjithatë, epërsia u zhbllokua në minutën e 36-të, kur Mikel Oyarzabal shënoi pas një asistimi të saktë nga po i njëjti Cucurella.

Në pjesën e dytë, Spanja e rriti presionin dhe në minutën e 66-të dyfishoi shifrat me anë të Pedro Porros, i shërbyer bukur nga Alex Baena. Austria u përpoq të reagonte, madje David Alaba shpëtoi një gol të sigurt mbi vijën e portës pas një goditjeje të Lamine Yamal. Krejt në fund të takimit, në minutën e 89-të, Oyarzabal shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Spanjën, pas një tjetër asistimi nga Cucurella, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.

Ky sukses e dërgon Spanjën drejt një prej dueleve më të pritura të turneut, ku në fazën e 1/8-ave do të masë forcat në një derbi iberik kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos. /E.A/

 

Continue Reading

Sport

Zvicra kalon në 1/8 e finales së Botërorit pas fitores ndaj Algjerisë

Published

on

By

Breel Embolo dhe Dan Ndoye shënuan nga një gol në fitoren 2:0 të Zvicrës ndaj Algjerisë, në ndeshjen e luajtur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, duke siguruar kualifikimin për në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Granit Xhaka udhëhoqi sërish Zvicrën si kapiten në fushë, duke e çuar përfaqësuesen drejt një tjetër suksesi në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Zviceranët e nisën ndeshjen me vrull dhe kaluan në avantazh që në minutën e 10-të falë golit të Embolo-s, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Ndoye dyfishoi shifrat në 2:0, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit.

Me këtë kalim grupi, Zvicra përsërit suksesin e tre Botërorëve të kaluar ku arriti në 1/8 e finales, por këtë herë synon të thyejë tabunë dhe të avancojë edhe më tej në turne./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara