Sport

Neymar i dehur në stërvitje të PSG-së, Paqueta i del në përkrahje

Neymar ka shkelur disa rregulla disiplinore të klubit.

Published

on

Lucas Paqueta e ka përkrahur Neymarin drejt akuzimeve të rrejshme që ylli brazilian ishte i dehur në seancën stërvitore të Paris Saint-Germain, duke iu adresuar këtyre spekulimeve si të pavërteta.

Dyshja, të cilët janë rivalë në Ligën 1 të Francës dhe bashkëlojtarë te Kombëtarja e Brazilit, gjenden në kampin stërvitor me kombëtaren para ndeshjeve kualifikuese drejt Botërorit “Katar 2022” kundër Kilit dhe Bolivisë.

Siç raportohet nga “RMC Sport”, Neymar ka shkelur disa rregulla disiplinore të klubit, ku është shfaqur në stërvitje në gjendje të dehur. Por në një konferencë për media, mesfushori i Lyonit, Paqueta, i ka hedhur poshtë këto spekulime, duke e cilësuar bashkëkombësin e tij si një profesionistë të madh.

“Absolutisht që është mungesë respekti të thoni ose të transmetoni informacione që janë të pavërteta. Sigurisht, Neymar nuk ka komentuar për këtë gjë, dhe besoj që kjo është një gënjeshtër. Njerëzit flasin shumë dhe kjo gjë ndikon paksa te ne, nuk duhet të besoni se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Besoj që Neymar është një profesionist i madh”, tha Paqueta.

“Mbi të gjitha, Neymar është një person i mirë, një profesionist i madh, i cili ka talent të mrekullueshëm, dhe pa dyshim që është lojtari më i mirë në Kombëtaren e Brazilit. Ta kesh atë në skuadër është privilegj, veçanërisht për mua, kur kam Neymarin përkrah meje ndjehem shumë më i fortë, ashtu sikurse të gjithë bashkë-lojtarët e mi”, shtoi më tej ylli i Lyonit.

Momentalisht, Paqueta dhe Neymar gjenden në grumbullim me Kombëtaren e Brazilit, e cila këtë të premte do të përballet si vendase me Kilin, kurse më 30 mars do të jetë mysafire e Bolivisë.

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Luis Enrique drejt historisë: Fiton Superkupën e 3-të evropiane

Published

on

By

Paris Saint-Germain ka triumfuar ndaj Aston Villës me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Evropës, një sukses ky që po e dërgon trajnerin Luis Enrique drejt rekordeve të reja në futbollin botëror.

Në këtë përballje, Khvicha Kvaratskhelia hapi serinë e golave për parisienët, Brian Madjo barazoi përkohësisht shifrat për Aston Villën, ndërsa goditja e saktë nga Désiré Doué siguroi fitoren 2-1 dhe trofeun për kampionët në fuqi.

Për timonierin e PSG-së, ky është trofeu i 13-të në krye të gjigantit francez që prej marrjes së drejtimit në verën e vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, spanjolli ka fituar nga tri herë kampionatin dhe Superkupën e Francës, nga dy herë Kupën e Francës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe një herë Kupën Ndërkontinentale.

Me triumfin e fundit, Enrique arrin kuotën e gjashtë trofeve evropianë në karrierën e tij si trajner (tri Superkupa Evropiane dhe tri Liga të Kampionëve).

Sipas rrjetit të statistikave Opta, me gjashtë trofe evropianë, Luis Enrique u është afruar vetëm dy emrave që qëndrojnë mbi të në historinë e futbollit evropian: Pep Guardiolës me 7 trofe dhe Carlo Ancelottit me 10 sosh. /E.A/

Continue Reading

Sport

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Të kërkuara