Lajmet

Netflix po rikthen filmin e njohur horror ‘Fear Street’

Published

on

Këtë të premte do të lëshohet promo parë e Fear Street, një ngjarje filmike me tre pjesë.

Më vonë këtë vit, do të vazhdohet me Halloween Kills, ndërsa në vitin 2022, do të jetë ekskluziv kthimi i filmit Scream, që do të rikthehet me Scream 5, vazhdimi i parë i filmit në më shumë se një dekadë.

Por tani, në vitin 2021, duket se jemi gati për një përsëritje tjetër të zhanrit – Fear Street, i cili merr të gjithë elementët që tani janë bërë klishe dhe i bashkon jo me ironi si Scream, por në vend të kësaj me shumë nostalgji dhe zell.

Fear Street 1994, e para në trilogjinë e filmave të lëshuar gjatë tre javëve në korrik në Netflix, është një kthim prapa i elementeve që bëjnë një shkatërrim, me një kthesë të mbinatyrshme. Pjesa e parë në trilogji fillon me: një qendër tregtare, një telefonatë rrënqethëse dhe një vrasës të maskuar.

Sidoqoftë, ndryshe nga filmat Scream, vrasësi demaskohet menjëherë; identiteti nuk është në të vërtetë thelbësorë. Bazuar në serinë e romaneve, trilogjia është vendosur midis qyteteve të trilluara të ndara të Sunnyvale dhe Shadyside, kjo e fundit e quajtur “Kryeqyteti i Vrasësve në SHBA” për shkak të një historie të ngjyrosur nga vrasje të tmerrshme.

Ka një diçka të keqe që po ndodh në qytet që ka të bëjë me trashëgiminë e shtrembëruar të një gruaje, Sarah Feir, e akuzuar për magji dhe e varur në shekullin e 17-të. Shadyside e ka përqafuar këtë trashëgimi.

Aty ku Fear Street 1994 ka sukses është që në përqendrimin e historisë së saj në përvojën e adoleshencës, ajo megjithatë e përmbys goditjen tradicionale duke i bërë protagonistët llojin e adoleshentëve që zakonisht do të vriteshin në aktin e parë, ose do të shërbenin vetëm si goditje anësore për protagonistët heteronormues, tërheqës konvencionalisht.

Tek protagonistët Deena, Sam dhe Josh nuk qëndron frika bazike tradicionale e adoleshentëve për marrëdhëniet, prindërit dhe shkollën e tyre por janë të ndërthurura me kërcënimin real të jo një, por vrasësish të shumtë.

Në një nivel komercial, rishikimi i vazhdueshëm dhe ri-shpikja e zhanrit mund të zbehet deri në tërheqjen e këtyre filmave me audiencë adoleshente dhe më të rinj, dhe kjo është pikërisht ajo që Fear Street po synon të kapë.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Paradite mot i ngrohtë, pasdite priten reshje lokale e rrufe

Published

on

By

Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C.

Ndërkohë, ato maksimale gjatë ditës pritet të ngrihen duke arritur nga 28°C deri në 32°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 m/s.

Ndryshim i lehtë i motit parashihet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku në vende-vende priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Breshëri dëmton rreth 90% të të mbjellave në Istog

Published

on

By

Stuhia e fuqishme e breshërit që goditi komunën e Istogut ka shkaktuar dëme materiale në sektorin e bujqësisë.

Siç raporton RTK, vlerësimet fillestare të autoriteteve lokale tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në këtë territor mund të jenë prekur nga moti i ligë.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Artan Gegaj, bëri me dije për RTKlive se, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore.

Ai njoftoi se nga mëngjesi i së martës do të formohen komisionet përkatëse për të dalë në terren me qëllim evidentimin e saktë të dëmeve dhe identifikimin e fermerëve të prekur.

Sipas Gegës, Komuna e Istogut dhe kryetari Ilir Ferati do të angazhohen për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë procesit të vlerësimit. Gjithashtu, ai i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje emergjente, duke theksuar se “dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”. /RTK/

Continue Reading

Të kërkuara