Botë

Netanyahu: Palestinezët duhet të kenë mundësinë të qëndrojnë në Gaza apo të largohen

Published

on

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se palestinezët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin nëse duan të qëndrojnë në Rripin e Gazës apo të largohen.

Nëse duan të qëndrojnë, mund të qëndrojnë, por nëse duan të largohen, duhet të jenë në gjendje të largohen. Ky nuk duhet të jetë burg. Njerëzve duhet t’u jepet e drejta e zgjedhjes së lirë,” tha Netanyahu gjatë një konference për media me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Netanyahu shtoi se palestinezët duhet të kenë të drejtën të vetëqeverisen, por disa kompetenca, përfshirë sigurinë, duhet të mbeten nën kontrollin izraelit. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e presidentit Trump, duke theksuar se “paqa rajonale është e mundur nën udhëheqjen e tij” dhe se bashkëpunimi mund të çojë në një marrëveshje të gjerë që përfshin gjithë Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan Donald Trump, nga ana e tij, foli për bisedimet e planifikuara me Iranin, duke deklaruar se “Irani është i gatshëm të bisedojë” pas tensioneve të fundit.

Ne planifikuam bisedime dhe ata duan të flasin. Ata kanë marrë një goditje të madhe,” tha Trump. I pyetur për mundësinë e një sulmi tjetër ndaj Teheranit, ai theksoi: “Shpresoj të mos detyrohemi për këtë.

Presidenti amerikan shtoi se në kohën e duhur mund të shqyrtohet edhe heqja e sanksioneve ndaj Iranit.

Trump po ashtu njoftoi se SHBA ka hequr disa sanksione ndaj Sirisë me kërkesë të vendeve të rajonit dhe të kryeministrit Netanyahu, për t’i dhënë një mundësi administratës së Damaskut. Ai tha se ishte “i impresionuar” nga presidenti sirian Ahmed al-Sharaa, duke e vlerësuar për sfidat me të cilat është përballur.

Ndërkohë, lidhur me situatën në Ukrainë, Trump konfirmoi se SHBA do të dërgojë më shumë armë. “Ata duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten. Ukraina është nën sulme të ashpra dhe ne do t’i mbështesim,” deklaroi ai.

Në përfundim, Netanyahu bëri të ditur se e ka nominuar presidentin Trump për Çmimin Nobel për Paqe, duke ia dorëzuar personalisht letrën e nominimit.

Botë

3 të vdekur e 13 të lënduar pas shpërthimit në Rumani

Published

on

By

Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë apartamentesh me tetë kate në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, shkaktoi rrëzimin e kateve, duke vrarë tre persona dhe plagosur të paktën 13 të tjerë të premten, raportuan mediat lokale, sipas The Guardian.

Më shumë se një duzinë automjete emergjence, përfshirë 11 makina zjarrfikëse dhe katër njësitë mobile të kujdesit intensiv, u dërguan në vendngjarje në Calea Rahovei, në Sektorin 5 të Bukureshtit.

Shpërthimi të premten preku katin e pestë dhe të gjashtë të ndërtesës me tetë kate, sipas Inspektoratit të Situatave Emergjente të kryeqytetit. Ministria e Shëndetësisë më vonë njoftoi se një nga të vdekurit u gjet i bllokuar nën një pllakat betoni në katin e gjashtë të ndërtesës.

“Pas shpërthimit, një tjetër ndërtesë apartamentesh pranë u prek gjithashtu, ku u vunë re elementë ndërtimi të shkëputur nga fasada e ndërtesës”, thanë autoritetet e emergjencës në një deklaratë. Të paktën 13 persona janë transportuar në spitale për lëndime, përfshirë politrauma dhe djegie./KP

Continue Reading

Botë

Putin mbledh Këshillin e Sigurisë pas telefonatës me Trumpin

Published

on

By

Presidenti rus Vladimir Putin  ka mbledhur Këshillin e Sigurisë të vendit të tij pas telefonatës me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, raportuan të hënën agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar këshilltarin e politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.

Sipas Ushakov, Putin u dha anëtarëve të Këshillit të Sigurisë një informacion të gjerë mbi bisedën e tij me Trump.

Trump dhe Putin ranë dakord mbrëmjen e djeshme që të mbajnë një samit mbi luftën në Ukrainë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pas një bisede telefonike prej dy orësh me shefin e Kremlinit, tha se “telefonata ishte shumë produktive dhe u shënuan përparime të mëdha”.

Presidenti amerikan shtoi më tej se bisedime të këshilltarëve të nivelit të lartë do të mbahen që javën e ardhshme, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.

Unë dhe Putini do të takohemi më vonë në një lokacion të përcaktuar në Budapest të Hungarisë, për të vlerësuar nëse mund t’i japim fund kësaj lufte të palavdishme”, vijoi Trump.

Ai theksoi se kishte marë përgëzimet e Presidentit rus për marrëveshjen e madhe të paqes në Lindjen e Mesme. “Më tha se ishte diçka të cilën ai e ka ëndërruar për shekuj”, ishin fjalët e Trump./EO

Continue Reading

Botë

Qeveria e kryeministrit të riemëruar francez i mbijeton dy votimeve të mosbesimit

Published

on

By

Qeveria e re e Kryeministrit të riemëruar të Francës, Sebastien Lecornu, i mbijetoi dy votave të mosbesimit radhazi të enjten, ku të dyja nuk arritën shumicën prej 289 votash të nevojshme për të rrëzuar një qeveri.

Mocioni i parë dështoi me 271 deputetë që votuan pro dhe 18 kundër mocionit të mosbesimit, duke bërë që Asambleja Kombëtare të refuzonte mocionin e partisë së ekstremit të majtë France Unbowed (LFI). I dyti, i propozuar nga Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë, pati rezultate edhe më të këqija, me vetëm 144 vota kundër qeverisë, shkruan Anadolu.

Olivier Faure, sekretari i parë i Partisë Socialiste, e cila ka sinjalizuar se mund të paraqesë një mocion të veçantë mosbesimi, tha se nuk do ta censurojë qeverinë “për sa kohë që Parlamenti respektohet”.

Qëndrimi i partisë së qendrës së majtë erdhi pasi Lecornu njoftoi se do të pezullonte zbatimin e reformave të diskutueshme të pensioneve deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke iu përgjigjur një kërkese kyçe nga e majta opozitare./KP

Continue Reading

Botë

Trump thotë se Izraeli mund të rifillojë operacionet në Gaza nëse Hamasi nuk zbaton kushtet e armëpushimit

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se do të shqyrtonte mundësinë e rifillimit të një fushate ushtarake në Rripin e Gazës nga Izraeli nëse Hamasi nuk arrin të zbatojë kushtet e marrëveshjes së tij të armëpushimit.

“Çfarë po ndodh me Hamasin, kjo do të sqarohet shpejt”, tha Trump për CNN në një intervistë telefonike.

“Izraeli do të kthehet në ato rrugë sapo ta them fjalën. Nëse Izraeli do të mund të hynte dhe t’i shkatërronte, do ta bënte këtë”, u përgjigj Trump kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Hamasi refuzonte të çarmatosej.

“Më duhej t’i mbaja prapa”, shtoi ai.

Trump tha se lirimi i 20 pengjeve të gjallë izraelite ishte “i një rëndësie të madhe”, por Hamasi tani duhet të përmbushë angazhimin e tij për të kthyer eshtrat e të tjerëve dhe për t’u çarmatosur.

Ndërkohë, grupi palestinez tha të mërkurën se do të dorëzojë eshtrat e dy robërve të tjerë izraelitë në Gaza më vonë, sipas marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin./KP

Continue Reading

Të kërkuara