

Kulturë
Nesër vendoset për lokacionin e shtatores së Anton Çettës
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e nesërme do të marrë vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së Anton Çettës. Këtë e ka konfirmuar ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e cila u shpreh se me këtë shtatore nderohet figura e tij.
“Muajit të Anton Çettës i shtohet një vendim i rëndësishëm i Komunës së Prishtinës. Kuvendi Komunal i Prishtinës, nesër në mbledhjen që do të mbahet nga ora 10:00, do të marr vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së profesor Anton Çettës.Me këtë shtatore do t’i bëjmë nderë figurës së shquar të një njeriu të madh, familjes së tij por dhe vetvetes si bartës e përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të Kosovës”, shkroi Dumoshi në Facebook./UBTNews
Muajit të Anton Çettës i shtohet një vendim i rëndësishëm i Komunës së Prishtinës. Kuvendi Komunal i Prishtinës,…
Posted by Vlora Dumoshi on Wednesday, November 4, 2020
Magazinë
Arsyeja se pse Henry Cavill u largua nga roli i Superman-it
Published
3 minutes agoon
July 11, 2025By
UBT News
Pas më shumë se një dekade, “Superman” kthehet në ekranin e madh, këtë herë me aktorin David Corenswet në rolin kryesor.
Filmi i ri titullohet “Superman” dhe është pritur mirë nga publiku dhe kritikët. Ai ka arritur një vlerësim prej 83 për qind në Rotten Tomatoes e rekord prej 96 për qind nga audienca, ndërsa pritet të sjellë mbi 200 milionë euro vetëm gjatë fundjavës së hapjes.
Henry Cavill
Ky sukses ka ngjallur debatin mes fansave: pse nuk u rikthye Henry Cavill në rolin e Supermanit, sidomos pasi më 2022 kishte njoftuar se do rikthehej. Vetëm dy muaj më vonë, gjithçka ndryshoi. James Gunn dhe Peter Safran u emëruan drejtues të rinj të DC Studios dhe vendosën të ndërtonin një drejtim të ri për universin kinematografik të DC – që do të thoshte edhe largimin përfundimtar të Cavill nga roli i Supermanit.
David Corenswet
Megjithëse filmat ku Cavill luajti si “Man of Steel” dhe “Batman v Superman”, kishin fitime të mëdha në arkë, nuk arritën të fitonin zemrat e kritikëve dhe mbetën të ndarë edhe në mesin e fansave.
Pra, edhe pse Cavill ishte i dashur për shumë fansa dhe përfaqëson një periudhë të rëndësishme të DC Universe, versioni i tij nuk përputhej me vizionin e ri të James Gunn, i cili synon të ndërtojë një fillim të freskët për DC, me një Superman më të lehtë, më shpresëdhënës dhe më afër versionit klasik të këtij heroi.
Magazinë
Jennifer Aniston: Romancë e re për aktoren?
Published
3 hours agoon
July 11, 2025By
UBT News
Jennifer Aniston është lidhur me burra të ndryshëm gjatë viteve, por këtë herë i dashuri i saj i ri i supozuar nuk është nga showbiz, ose të paktën jo në mënyrën që e imagjinojmë ne.
Sipas thashethemeve të publikuara nga Page Six, ajo është duke u takuar me Jim Curtis, një hipnotizues me mbi gjysmë milioni ndjekës në Instagram.
Të dy u fotografuan së bashku me pushime në Mallorca me miqtë e yllit të Morning Show, Jason Bateman dhe gruan e tij Amanda Anka.
Si u takuan?
Aniston zbuloi në prill se kishte vendosur të provonte hipnozën për të kapërcyer frikën e saj nga fluturimi, pa specifikuar nëse kishte punuar me Curtis.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ajo është parë nga media me këtë hipnotizues. Sipas informacionit të publikuar nga InStyle, ata kishin qëndruar më parë së bashku në qershor në një hotel luksoz në Kaliforni.
Aniston ka qene e martuar më parë me Brad Pitt (2000-2005), me të cilin ajo u divorcua kur ai filloi një lidhje me Angelina Jolie, dhe më pas me Justin Theroux (2015-2018).
Magazinë
Orlando Bloom postoi foto me Katy Perry-n sikur të mos ishin ndarë
Published
19 hours agoon
July 10, 2025By
UBT News
Orlando Bloom dhe Katy Perry duket se kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tyre, pas muajsh spekulimesh që u shtuan sidomos pas paraqitjes vetëm të aktorit në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia. Megjithatë, një foto në Instagramin e Bloom duket se flet për një përmirësim të marrëdhënies mes tyre, ose mbase një raporti miqësor e të shëndetshëm, sidomos për hir të fëmijëve.
Pak ditë pas ceremonisë luksoze të Bezos dhe Sánchez, Bloom publikoi në Instagram një seri fotosh nga pushimet familjare në Bregun e Amalfit në Itali, ku shfaqej i lumtur së bashku me vajzën 4-vjeçare, Daisy, që ka me Katy Perry, dhe djalin e tij 14-vjeçar, Flynn, nga lidhja e mëparshme me Miranda Kerr. Në njërën nga fotografitë, ata duken duke buzëqeshur të gjithë së bashku në një varkë, duke dhënë përshtypjen se gjithçka mes tyre është e qetë dhe pa drama.
Lidhja mes Bloom dhe Perry filloi më 2016, pasi u panë së bashku në një festë pas ndarjes së çmimeve Golden Globes. Pas një ndarjeje të shkurtër në 2017, u rikthyen dhe u fejuan në Ditën e Shën Valentinit të vitit 2019. Vajza e tyre, Daisy Dove Bloom, lindi në vitin 2020.
Lajmi për ndarjen u konfirmua përmes një deklarate të përbashkët nga përfaqësuesit e çiftit, e cila u publikua disa ditë më parë:
“Për shkak të interesit të shtuar publik dhe diskutimeve të vazhdueshme rreth marrëdhënies së tyre, përfaqësuesit konfirmojnë se Katy dhe Orlando kanë ndryshuar natyrën e marrëdhënies së tyre gjatë muajve të fundit, duke u përqendruar te bashkëprindërimi i vajzës së tyre.”
Pavarësisht ndarjes, ata po ruajnë raport të shëndetshëm familjar dhe fansat mund të shohin më shumë nga këto momente në postimin e fundit të Orlandos.
Magazinë
A do të rikthehet “Squid Game” me sezon të katërt? – “Loja ka mbaruar” thotë regjisori i serialit
Published
1 day agoon
July 10, 2025By
UBT News
Finalja e sezonit të tretë të “Squid Game” vjen me një mesazh të qartë: “Game over (Loja mbaroi)”.
Në episodin e fundit, personazhi i njohur si Front Man aktivizon protokollet e evakuimit, teksa rojet me uniforma rozë braktisin dhomën e kontrollit dhe, më pas, edhe vetë ishullin. Në ekranet e qendrës komanduese shfaqet fjalia e famshme: “Loja mbaroi”, kjo nuk vlenpër ngjarjen në serial, por për vetë serialin.
“Squid Game” nuk do të ketë sezon të katërt, shkruan Netflix.
Kjo është konfirmuar nga regjisori, Hwang Dong-hyuk, i cili verën e kaluar publikoi një letër për fansat e tha: “Jam i emocionuar që fara që u mboll me krijimin e ‘Squid Game’ ka rritur një pemë që tani po jep frytin përfundimtar të kësaj historie”.
Ai shtoi se sezoni i tretë do të jetë i fundit dhe finalja do të transmetohet në vitin 2025. Tashmë, gjashtë episodet e fundit janë në dispozicion për t’u parë dhe përfaqësojnë fundin e udhëtimit të Gi-hun dhe gjithë lojës.
Hwang nuk kishte planifikuar që protagonisti Gi-hun të vdiste në sezonin e tretë, por gjatë shkrimit, realizoi se kishte nevojë për fund domethënës:
“E ndjeva se ishte koha ta mbyllja udhëtimin e Gi-hun dhe t’i përcillja publikut një mesazh: Nëse ndjekim vetëm interesin tonë të menjëhershëm, pa vetëpërmbajtje, pa sakrifica dhe pa bashkëpunim, nuk kemi të ardhme”.
Ky mesazh final u përçua përmes një episodi emocional e kuptimplotë, ku zbulohet se kush fiton, kush humb dhe kush mbijeton nga loja.
Krijuesi i serisë tregon se realizimi i 22 episodeve ka qenë rrugëtim i lodhshëm, por i paharrueshëm:
“E ndjej një ndjesi të ëmbël dhe të hidhur që gjithçka mori fund. Do të më mungojnë skenat si konvikti me krevate trefish që më shkaktonin ankth, shkallët labirintike ku gjithmonë humbja rrugën për të dhënë udhëzime, apo arenat e lojërave që më dhembte t’i shembnim pas xhirimeve”.
Ai shton: “Madje edhe lodhja fizike nga ditët e gjata në set do të më mungojë. Por më shumë se gjithçka tjetër, do të më mungojnë kujtimet që krijuam së bashku”.
Hwang e përmbyll me një reflektim emocional: “Ajo që mbetet në thelb është gëzimi që ndjenim kur krijonim diçka. Kur pashë që ajo që kisha vizualizuar në mendjen time po merrte jetë përpara syve të mi — edhe më mirë sesa e kisha imagjinuar — ajo ndjesi ishte e paçmuar. Do ta mbaj mend gjatë”.
Seriali i plotë “Squid Game” është i disponueshëm për t’u rishikuar në Netflix.

Arsyeja se pse Henry Cavill u largua nga roli i Superman-it

Pse nuk bën të parkosh automjetin në bar të thatë?

Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA

Katër fajtorët e padukshëm për rrudhat: Nga dielli tek ëmbëlsirat

Dy persona arrestohen për zjarrvënie nga pakujdesia, digjen shtatë hektarë tokë me grurë

Punëtori praktike në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit Juridik: “Drejtësia për të Mitur në Praktikë”

Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Apple regjistron rritje të shitjeve të iPhone
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore