Lajmet
Nesër protestojnë punëtorët
Published
2 years agoon
By
Betim GashiPunëtorë të përfaqësuar nga sindikatat në vend do të mbajnë protestë nesër (e mërkurë), me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtoreve. Punëtorët pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre për paga të ulëta, për të drejtat dhe sigurinë në punë.
Për këtë protestë janë bërë bashkë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat. Vetëm gjatë vitit 2023 kanë humbur jetën 11 punëtorë dhe 330 aksidente në vendin e punës.
Paga minimale vazhdon të mbetet ende 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjet, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeçare.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar për KosovaPress se kjo protestë vjen pas mungesës së dialogut social dhe qasjes së gabuar me sindikatat nga ana e qeverisë. Ai shton se numri i protestuesve vetëm nga SBASHK-u pritet të kalojë mbi 1 mijë.
“Jo vetëm arsimin, por edhe sektorët po i gjen në mungesë të dialogut social, me një qasje tepër të gabuar të qeverisë Kurti, dhe në këtë rast për SBAShK-un me një qasje të gabuar të ministres Nagavci, e cila i ka ikur që nga shtatori i grevave të vitit 2022, edhe përkundër kërkesave tona që të takohemi e të bisedojmë për të gjitha çështjet e shqetësimet. Pra, mungon dialogu në mungesë të vullnetit të Qeverisë dhe ja qe më 1 maj do të kemi një protestë, nuk do të jetë në përmasa të mëdha, do të marrin pjesë vetëm kryetaret, gjegjësisht udhëheqësit, duke filluar nga çerdhet, shoqatat që i kemi në çerdhe, arsimi para universitar, universitetet, kryetaret e nivelit komunal të Universiteteve dhe kryesia e SBAShK-ut, e kësaj radhe në këtë protestë do jenë edhe anëtar nga Federata e Sindikatave të Punëtorëve Teknik të sektorit privat, të cilin e udhëheq kolegu, Jusuf Azemi”, thotë Jasharaj.
Ndërsa kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se festa e 1 Majit, nuk po i gjen shumë punëtor në Kosovë. Sipas të dhënave në terren, nga bizneset, ai thotë se vetëm dy muajt e parë të vitit janë mbi 150 mijë punëtor që nuk do të kthehen më në Kosovë, pasi kanë gjetur kushte më të mira në vendet evropiane. Ai shton se gjendja e punëtorëve që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore është e mjerueshme.
“Ka disa ndryshime. Festa e 1 majit shumë punëtorë nuk po i gjen më në Kosovë, ata veç janë jashtë. Punëtorët e kompanive private janë në një gjendje më të mirë që kanë qenë, sidomos në ndërtimtari dhe gastronomi, aty ku është puna më e vështirë dhe mund të kemi lëvizje pozitive. Por, punëtorët në gjendjen më të rëndë gjenden aty ku kompanitë kryen shërbime për institucionet shtetërore, shembull për Rektoratin, UP-në dhe këtu kemi gjendjen shumë të rëndë. Për një muaj kemi kërkuar që të bëhet rritja e pagave të punëtorëve të këtyre punëtorëve dhe për një muaj grevë dolëm me po ato paga që kanë qenë më herët. Sot këta punëtorë marrin pagë 292 euro, një periudhe tranzitore për të cilën duhet gjetur vende tjera më të mira që paguhen më mirë…1:20 Shifrat e ikjes kanë qenë marramendëse, ne e dimë që gjithë ata që kanë ik nga 1 janari, një pjesë e madhe janë kthyer deri te kompletimi i dokumentacionit, por ne konsiderojmë që muajin janar dhe shkurt, diku mbi 150 mijë punëtor nuk do te kthehen më në Kosovë, sepse kanë gjetur vendet e tyre të punës jashtë, duke u nisur nga paga e sigurimet shëndetësore”, thotë Azemi.
Në anën tjetër, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli derisa tregon se do i bashkëngjiten kësaj proteste, thotë se arsyet për të protestuar janë të shumta.
“Me 1 maj sindikatat nuk festojnë, por protestojnë, arsyeja është se kemi për shumëçka të protestojmë. Do të protestojmë për kushtet e punës, për marrëveshjen e përgjithshme kolektive, për Këshillin Ekonomiko-Social që nuk e kemi ende, për sigurimin shëndetësor e shumë gjëra tjera. BSPK e mbështet çdo protestë, dhe patjetër se do jem edhe unë aty nesër në mbështetje të mësimdhënësve, të mësuesve të ndershëm që kemi në Kosovë”, thotë Hykolli.
Lajmet
Rutte nga Shkupi: KFOR-i mbetet garantues i fuqishëm i sigurisë në Kosovë
Published
9 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Gjatë një vizite zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka rikonfirmuar se misioni i KFOR-it do të mbetet i fuqishëm dhe plotësisht i aftë për të përmbushur detyrat e tij në Kosovë.
Rutte vlerësoi lart partneritetin me Shkupin, duke theksuar se ky shtet ka qenë një mbështetës i kahershëm i forcave paqeruajtëse.
“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, deklaoroi Rutte.
Nga ana tjetër, vetë misioni i KFOR-it ka sqaruar se për momentin nuk ka ndryshime rrënjësore në strukturën apo numrin e forcave të saj, por aleanca rishikon dhe përshtat periodikisht praninë e saj në varësi të zhvillimeve në terren.
Për momentin, në Kosovë shërbejnë mbi 4,600 trupa të KFOR-it, ku Italia prin me mbi 900 ushtarë, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë një rol kyç me rreth 600 trupa të dislokuara.
Lajmet
UBT sjell në Kaçanik një reflektim akademik mbi trashëgiminë moderne përmes ekspozitës ‘Modernizmi në Kaçanik 1945–1990’
Published
9 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Në praninë e përfaqësuesve të institucioneve lokale nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Hanit të Elezit, stafit akademik dhe studentëve të interesuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, u bë hapja solemne e ekspozitës “Modernizmi në Kaçanik 1945–1990”, një projekt hulumtues dhe prezantues i kushtuar zhvillimit arkitektonik, urban dhe kulturor të periudhës së modernizmit në qytetin e Kaçanikut.
Ekspozita, e organizuar, punuar dhe kuruar nga profesori Kujtim Elezi në bashkëpunim me një grup studentësh të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqëson një angazhim të drejtpërdrejtë akademik dhe praktik të studentëve në dokumentimin, analizimin dhe interpretimin e trashëgimisë moderne arkitektonike.
Përmes hulumtimeve në terren, mbledhjes së materialeve arkivore, analizave grafike dhe prezantimeve vizuale, studentët kanë sjellë një pasqyrë të strukturuar të transformimeve urbane dhe arkitektonike që kanë shënuar Kaçanikun në periudhën 1945–1990.
Ky projekt dëshmon qasjen bashkëkohore të Departamentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, i cili integron mësimdhënien teorike me punën kërkimore dhe angazhimin praktik në komunitet.
Përmes kësaj ekspozite, studentët jo vetëm që kanë zhvilluar aftësitë e tyre profesionale në analizë urbane dhe interpretim arkitektonik, por kanë kontribuar edhe në ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e ruajtjes dhe rivlerësimit të trashëgimisë moderne. Ekspozita synon të nxisë reflektim akademik dhe diskutim profesional mbi vlerat e modernizmit dhe ndikimin e tij në formësimin e identitetit arkitektonik bashkëkohor, duke e vendosur dialogun mbi trashëgiminë në një kontekst aktual të zhvillimit urban.
Lajmet
REL: Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve
Published
9 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë.
Më 3 mars, një litër naftë në disa pika karburanti arriti në 1.39 euro, ndërsa benzina në 1.38 euro.
Një ditë më parë, çmimet ishin deri në 1.25 euro për naftë dhe 1.24 euro për benzinë.
Lëvizja e shpejtë e tregut vendor nuk është rastësi – ajo pasqyron përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe tronditjen e zinxhirit global të furnizimit me energji.
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino
Rritja u nxit nga tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, që shtynë çmimin e naftës Brent – standardi global i referencës – të rritet deri në 10 për qind më 1 mars.
Pasiguria për ndërprerje të furnizimeve u shtua veçanërisht pas pezullimit të një pjese të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit.
Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon mbi një e pesta e furnizimeve ditore globale me naftë, shërben si arterie eksporti për vende si Irani, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Iraku.
Çdo rrezik për bllokim apo kufizim të qarkullimit përkthehet menjëherë në rritje të kostove të sigurimit dhe transportit dhe, për rrjedhojë, në çmime më të larta në tregjet botërore.
Kosova, plotësisht e varur nga importi
Kosova nuk ka rafineri të saj dhe furnizohet tërësisht nga importet.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, vendi importoi mbi 478 milionë euro naftë dhe më shumë se 51 milionë euro benzinë.
Furnizimet kryesore vijnë nga Gjermania, Hungaria, Greqia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa një pjesë e konsiderueshme hyn përmes terminalit të Porto Romanos në Durrës.
Kjo varësi strukturore e bën tregun vendor jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj lëkundjeve globale.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë për Radion Evropa e Lirë se çmimet mund të vazhdojnë të lëvizin, pasi kompanitë furnizohen sipas çmimeve aktuale të bursës dhe nuk mbajnë rezerva të mëdha.
Ai shton se nuk ka vend për panik dhe se nuk priten mungesa në treg, por thekson se dinamika e çmimeve mbetet e varur nga zhvillimet ndërkombëtare.
Institucionet mes paralajmërimeve dhe masave të përkohshme
Përballë rritjes së shpejtë të çmimeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e Kosovës njoftoi për një intensifikim të inspektimeve dhe përgatitje të raporteve ditore mbi çmimet.
Sipas ministrisë, në rast të rritjeve të pajustifikuara mund të aplikohen masa mbrojtëse dhe rregullim i përkohshëm i çmimeve, me mbikëqyrje nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore.
Një vendim i ngjashëm u mor më 16 dhjetor 2025 nga ministrja e atëhershme Rozeta Hajdari, duke përcaktuar marzhë maksimale tregtare prej 2 centësh për litër në shitje me shumicë dhe prej 12 centësh për litër në shitje me pakicë. Ky vendim qëndroi në fuqi vetëm 30 ditë. /REL/
Lajmet
Mbishkrime nacionaliste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin
Published
10 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Mbishkrime me përmbajtje fyese dhe shoviniste në gjuhën serbe janë vendosur në objektin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.
Për këto veprime ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.
“Mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si ‘Nuk ka dorëzim’, ‘Kosova është Serbi’ dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
MPJD njofton se, pas identifikimit të këtij akti, janë informuar autoritetet gjermane.
“Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve”, bën të ditur Ministria.
Gjithashtu, MPJD ka dënuar këtë akt vandalizmi dhe çdo përpjekje tjetër për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike, si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve”, thuhet në njoftim.
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 3 mars, në vitet ‘90
Rutte nga Shkupi: KFOR-i mbetet garantues i fuqishëm i sigurisë në Kosovë
UBT sjell në Kaçanik një reflektim akademik mbi trashëgiminë moderne përmes ekspozitës ‘Modernizmi në Kaçanik 1945–1990’
REL: Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve
Irani kërcënon Evropën: “Çdo ndërhyrje do të jetë akt lufte”
Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit
MRS shpall kategorizimin e ri të federatave sportive, Xhudoja kryeson listen
Mbishkrime nacionaliste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin
Finalja e tensionuar, Barcelona përballë Atletico Madrid sonte në “Camp Nou”
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Kulturë3 months agoIvanka Trump zbulon librat për historinë shqiptare: Çfarë e tërheq?
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
