Lajmet

Nesër nis vaksinimi i personelit shëndetësor në Pejë

Published

on

Në mëngjesin e ditës së nesërme do të nisë vaksinimi i personelit shëndetësor në Pejë, ku tashmë në këtë komunë kanë arritur 1 mijë vaksina.

Komuna e Pejës ka bërë të gjitha përgatitjet për të vaksinuar personelin shëndetësor, e që kjo komunë ka rreth 1 mijë profesionistë shëndetësorë.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Petrit Loci, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të filluar vaksinimin.

“Komuna e Pejës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vaksinimit, si fillim për punëtorët shëndetësorë dhe mund të konfirmojë se vaksinat tanimë kanë mbërritur në komunën e Pejës dhe vaksinimi pritet të fillojë në mëngjesin e ditës së nesërme për punëtorët shëndetësorë”, tha ai.

Komuna e Pejës nga 24 mijë vaksina sa kanë arritur në Kosovë, ka përfituar 1 mijë të tilla, e që Loci thotë se janë të mjaftueshme vetëm për personelin shëndetësor.

“Janë 1 mijë vaksina që kanë arritur momentalisht në qytetin e Pejës dhe besojmë që në qoftë se kemi kërkesa të tjera për sasi të caktuar na është shprehur gatishmëri që të na furnizojnë, pasi që dihet se është edhe një numër i kufizuar, për momentin gjithsej 24 mijë vaksina që kanë arritur për tërë vendin dhe komuna e Pejës ka përfituar aq sa është edhe numri i punëtorëve shëndetësorë”, tha ai.

Loci u shpreh se përveç personelit shëndetësor, nëse do të kenë mundësi do të vaksinojnë edhe pacientët e hemodializës.

“Përveç personelit shëndetësor si fillim është menduar, se nëse do të kemi ndonjë zbrazësi, pra ka persona të cilët nuk do të vaksinohen apo të cilët kanë kaluar COVID-in muajin e fundit, atëherë do të përfshihen disa kategori. Si fillim është menduar që të përfshihen pacientët e hemodializës dhe do të shohim hap pas hapi se si do të rrjedhë ecuria, në mënyrë të vendoset si do të procedojmë me grupet tjera”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës tha se edhe në këtë komunë ka rritje të rasteve pozitive me COVID-19, por në përgjithësi gjendja është nën kontroll.

“Kemi rritje të rasteve në javët e fundit si në tërë territorin e Kosovës ashtu edhe në komunën e Pejës, kemi mjaft raste aktive, si dhe raste të cilat dita-ditës po shënojnë rritje në bazë të testimeve, të cilat bëhen qoftë nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare me teste antigjene. Pra kemi shtim të rasteve, por situata është nën menaxhim dhe nën kontroll, përfshirë Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku kemi rreth 80 pacientë të shtrirë. Gjithashtu, kemi një numër të konsiderueshëm të pacientëve ditorë që marrin terapi për COVID. Në total, nëse e marrim parasysh javën e fundit kemi pasur rritje të trendit të të infektuarve, por shpresojmë që me fillimin e vaksinimit dhe nëse ndërmerren masa tjera shtesë, besojmë se do të kemi një stabilizim”, tha ai.

Më 28 mars në Kosovë kanë arritur 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca si donacion nga COVAX.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara