Lajmet

​Nesër nis regjistrimi i popullsisë, për herë të parë regjistrohen dëmet nga lufta

Regjistrimi i popullsisë do të zgjasë deri më 17 maj.

Published

on

Kur ka mbetur edhe një ditë të fillojë procesi për regjistrimin e popullsisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të gjitha përpjekjet që ky proces të fillojë kësaj radhe me kohë. Kështu bën të ditur zyrtarja e lartë për komunikim me publikun në Agjencinë për Statistika të Kosovës, Hazbije Qeriqi, e cila thotë se presin të dhëna cilësore.

Qeriqi thotë se ASK tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar një proces të mbarë të regjistrimit të popullsisë që do të fillojë më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj të këtij viti. Derisa ka treguar më shumë detaje për këtë proces, Qeriqi thotë se diaspora është obliguar të plotësojë pyetësorët online.

“ASK tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar një proces të mbarë të regjistrimit të popullsisë që do të fillojë më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj të këtij viti…Në këtë proces të regjistrimit janë pyetësorët e veçantë…me pyetësorin ER 1, do të regjistrohen të gjitha ndërtesat, të gjitha objektet mbi tokë në gjithë territorin e Kosovës. Ndërkohë, që me pyetësorin ER2, do të regjistrohen të gjitha ekonomitë familjare, shtëpitë, banesat dhe kushtet e jetesës në të cilat jetojnë qytetarët e Kosovës. Pastaj vjen pyetësori ER3, që do të përfshijë pyetësorë individual, d.m.th secila familje do t’i plotësojë pyetësorët individual për anëtarët e familjes së saj. Ndërkaq, pyetësori ER4, është një pyetësor i veçantë që për herë të parë futet në regjistrimin e popullsisë, që është për dëmet nga lufta, në njerëz dhe demet materiale. Pastaj vjen pyetësori ES1, që është për popullatën që jetojnë jashtë Kosovës për diasporën tonë, si dhe janë dy pyetësor të tjerë, që janë banesat kolektive dhe me këto banesat, personat që jetojnë në burgje, shtëpia e pleqve e kështu”, deklaron Qeriqi.

Për dallim nga vitet e kaluara, Qeriqi shprehet se këtë vit intervistat bëhen përmes pyetësorëve elektronik dhe jo vetëm në letër siç ka qenë më herët, derisa shton se presin të marrin të dhëna më cilësore.

“Nga ky regjistrim ne presim që do t’i marrim të dhënat më cilësore se në regjistrimin e kaluar, për shkak se për dallim prej regjistrimit të kaluar kur pyetësorët kanë qenë vetëm në letër dhe janë bërë intervistat me shkrim, tani intervistat bëhen përmes pyetësorëve elektronik, tableteve. Ne kemi përgatitur edhe harta digjitale, tabletet janë siguruar, janë instaluar programet dhe në momentin kur regjistruesi e kryen një intervistë, atëherë kontrollohet nga mbikëqyrësi i tij dhe automatikisht ato të dhëna vinë në serverët tanë në qendër dhe nuk mund të bëhen më ndryshime kur aprovohen. Kjo na si8guron neve që kemi marrë të dhëna siç janë deklaruar qytetarët”, shton Qeriqi.

Sa i përket komunave në veri të vendit, Qeriqi thotë se janë bërë përgatitjet e nevojshme, megjithatë shton se në atë pjesë të Kosovës mund të fillojë me disa ditë vonesë. Sipas saj, periudha prej gjashtë javësh është e mjaftueshme të regjistrohen të gjitha komunitetet, përfshirë shumicën dhe pakicat.

“Edhe në atë pjesë ne kemi bërë përgatitjet për gjithë territorin e Kosovës dhe kësaj radhe kemi regjistrues që kanë aplikuar të punojnë si regjistrues, kanë ap0likuar të punojnë edhe si mbikëqyrës dhe i kanë kryer trajnimet. Deri më tani procesi është duke shkuar normalisht dhe ne po presim që edhe qytetarët do t’i përgjigjen thirrjes sonë për të marrë pjesë në regjistrim…Besoj se po (fillon me datën 5) meqenëse ata kanë kërkuar edhe një trajnim shtesë, ndoshta mund të merr kohë disa ditë derisa ë trajnohen edhe njëherë disa persona. Por, sigurisht se periudha prej gjashtë javësh, nga 5 prilli deri me 17 maj është e mjaftueshme që brenda këtij afati kohor të regjistrohen të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe shumicat dhe pakicat”, thotë Qeriqi.

Sa i përket diasporës, ajo thotë se është e obliguar të bëjë regjistrimin përmes pyetësorëve online, pa qenë e obliguar të jetë prezentë këtu.

“Diaspora jonë është e obliguar që të bëjë regjistrimin e tyre përmes pyetësorëve online. Kemi pyetësorin ES1 që me deklarimet e familjareve regjistrohen ata. Ata do të regjistrohen si banorë jo rezident të Kosovës, ndërkaq me pyetësorët tanë do të mblidhen të dhënat e banoreve rezident”, thotë Qeriqi.

Nga fluksi i madh i punës, Qeriqi thekson se janë detyruar të punojnë përtej orarit, madje siç thotë ajo edhe vikendeve.

“Meqenëse ne kemi filluar që në 2019, shumica e punëve siç janë legjislacioni, pastaj pyetësorët dhe punët tjera, përgatitjet teknike janë bërë, janë bërë tre teste dhe një pilot në terren. Ndërkohë, që kohët e fundit që kur kanë filluar edhe trajnimet me mbikëqyrës fillimisht me stafin e statistikës, pastaj me një ekip të veçantë si ekspert të fushës, trajnimet me mbiçkyrës, me regjistrues, ne kemi filluar që të punojmë edhe jashtë orarit të punës, sidomos edhe vikendeve, dhe festave. Pra, këta muajt e fundit, ne vazhdojmë të punojmë jashtë orarit të punës dhe vikendeve. D.m.th nuk kemi orar, punojmë edhe nga shtëpia, punojmë edhe në zyre”, thotë Qeriqi.

Regjistrimi i popullsisë është shtyrë disa herë përgjatë viteve të fundit në Kosovë.

Lajmet

Tentativë për vrasje të rëndë në Rahovec: I maskuari me armë të gjatë qëllon mbi veturën e tre personave

Published

on

By

Mbrëmjen e kaluar në Rahovec është raportuar për një tentim vrasje, ku tre burra kanë rënë pre e një sulmi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimat ishin duke lëvizur me veturë kur kanë vërejtur një pengesë në rrugë.

Në momentin që kanë dalë nga automjeti për ta larguar atë, atyre u është afruar një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë, i cili i ka kërcënuar dhe u ka kërkuar para.

Pasi viktimat kanë refuzuar t’i bindren dhe janë futur sërish në veturë për t’u larguar, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke qëlluar rrotën e pasme të automjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e një ndërtese në Pejë

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Viktima, fillimisht është vërejtur i shtrirë në bodrumin e një ndërtese në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar atë në Spitalin e Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është inicuar dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia ka bërë të ditur se rasti ndodhet nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kate Moss përballet me humbjen e 2 milionë eurove të agjencisë së saj “Kate Moss Agency”

Published

on

Kate Moss ka regjistruar humbjen e parë të biznesit të saj prej afro 2 milionë euro brenda një viti në agjencinë e saj të modelingut “Kate Moss Agency” e themeluar në vitin 2016.

Modelja britanike themeloi “Kate Moss Agency” me dëshirën për të mbështetur talente në një mënyrë ndryshe teksa kishte shprehur lodhjen nga pagesa e komisioneve të larta për agjentët.

Agjencia e saj ka përfaqësuar ndër vite modele, artistë dhe figura të njohura, duke u fokusuar në zhvillimin e karrierave dhe menaxhimin e imazhit të tyre.

Modelja 52-vjeçare vazhdon të jetë aktive në fushatat e markave prestigjioze dhe në eventet më të rëndësishme të modës, ndërsa nuk ka komentuar ende publikisht mbi rezultatet financiare të kompanisë./ / Dosja.al/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet edicioni spektakolar i “Sunny Hill Festival”: Tri net të paharrueshme me yje botërore e vendore

Published

on

By

Mbrëmë është përmbyllur edicioni i sivjetmë i “Sunny Hill Festival”, i cila për tri ditë me radhë nga 31 korriku deri më 2 gusht e shndërroi Parkun e Festivalit në Bërnicë në qendrën e energjisë, muzikës dhe festës. Me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra artdashësve dhe performancave nga emrat më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare e asaj vendore, festivali përmbushi pritshmëritë e organizatorëve për të mirëpritur mbi 100 mijë pjesëmarrës gjatë tërë edicionit.

Nata e parë (31 korrik) mbërriti kulmin me ngjitjen në skenë të superyllit botëror, Katy Perry. Rreth orës 22:30, skena kryesore shpërtheu nga dritat dhe energjia, ndërsa zona përballë saj ishte e stërmbushur me publikun që po e priste me padurim artisten amerikane. Perry bëri një dalje spektakolare dhe e ndezi atmosferën që në momentet e para duke u përshëndetur me turmën: “Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”. Në skenën kryesore dhe skenat e tjera performuan gjithashtu emra të njohur si Dhurata Dora, Manifest, Blanco, Sahati, Salomé Le Chat, Seth Troxler, Tommy Gold, La Fazani, Ilo, Ereza, Jolle, Caboo, Sindicato Del Baile, Malix dhe Uran B..

Nata e dytë (1 gusht) solli një tjetër emër madhështor të skenës ndërkombëtare, këngëtarin e njohur Lewis Capaldi, i cili interpretoi hitet e tij më të mëdha përpara mijëra adhuruesve. Përveç tij, skenat elektrizuan edhe artistët e njohur si Esdeekid, Auxlua, Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta, Eko, Kamelia, Pawsa, Gjin, Asgjë Sikur Dielli, Bana Zahiti, Rreze, Hawolf, Deezy, Locky, Halfpint dhe Artssassin.

Atmosferës elektrizuese të edicionit të sivjetmë i dha vulën në natën e tretë (2 gusht) rikthimi i një prej DJ-ve më të njohur në botë, Martin Garrix. Ylli holandez, i cili është shpallur pesë herë numri një në botë dhe ishte pjesë e “Sunny Hillit” që në edicionin e parë në vitin 2018, u rikthye për të dhuruar spektakël me hitet e tij globale si “Animals”, “Scared to be Lonely” dhe “In the Name of Love”. Në këtë natë përmbyllëse performuan edhe Tyson O’Brien, Roya, Bees & Honey, Kim Turnbull, Adam Port & Rampa, Carlita, Sytë, The Milk Snatchers, Sancet, Disco Magic Band, Caboo, Us Two B2B Nautica, Us Two, Nautica dhe Anitë.

Përgjatë tri netëve, me një gërshtim të përkryer mes emrave me famë botërore dhe artistëve më të pëlqyer lokalë, “Sunny Hill Festival” dëshmoi edhe një herë statusin e tij si ngjarja më e madhe kulturore e muzikore në rajon. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara