Aktualitet

Nesër mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë

Në pjesën e dytë, nxënësit do t’iu nënshtrohen pyetjeve nga Matematika, Informatika, Shkencat Natyrore, Fizika dhe Kimia.

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nesër organizon pjesën e dytë të Testit të Arritshmërisë, të cilit do t’i nënshtohen mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në 176 qendra të testimit, për të cilin, të angazhuar për mbarëvajtje procesit janë rreth 1600 administrues.

Sipas njoftimit të ministrisë, në pjesën e dytë, nxënësit do t’iu nënshtrohen pyetjeve nga Matematika, Informatika, Shkencat Natyrore, Fizika dhe Kimia.

“Ndërsa, sa i përket pjesës së parë të testimit, e cila është mbajtur më 4 qershor 2022, MAShTI ka nxjerrë një raport në të cilin janë evidentuar problemet që e kanë përcjellë procesin e mbajtjes së testimit, të cilat janë: mospërmbajtja e rregullave dhe udhëzimeve nga komisionerët dhe administruesit e Qendrave të Testimit dhe përdorimi i telefonave celular nga nxënësit. Lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve gjatë mbajtjes së pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, MAShTI ka marrë të gjitha informatat nga terreni dhe ka marrë masat adekuate në mënyrë që në pjesën e dytë të testimit të eliminohen të gjitha papërgjegjësitë që janë evidentuar në pjesën e parë. MAShTI njofton se, bazuar në legjislacionin në fuqi janë ndërmarrë masa ndaj 6 administruesve, ndërsa nxënësve të cilët kanë përdorur telefonin nuk do t’u lejohet të përsërisin pjesën e parë të testimit, pra atyre do t’u llogariten pikët vetëm nga lëndët në pjesën e dytë të Testit. Ndër të tjera, MAShTI kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të marrin të gjitha masat e nevojshme, të cilat do të sigurojnë që pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë të organizohet sipas standardeve dhe rregullave të përcaktuara. Në mënyrë që pjesa së dytë e testimit të shkojë mirë, MAShTI ka krijuar një Grup Punues i cili do të bëjë monitorimin e procesit, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë nga krimet kibernetike, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe DKA-ve. MAShTI, gjithashtu kërkon nga DKA-të që në pjesën e dytë të Testit të sigirohen që: administruesit të arrijnë më kohë në Qendrën e Testimit, të kenë me vete Udhëzuesin me rregullat për administrimin e Testit, të respektojnë rregullat e administrimit të Testit sipas udhëzuesve të shpërndarë nga DVSM-MAShTI, të njoftojnë nxënësit për rregullat që duhet të respektojnë gjatë procesit të testimit, të mos lejojnë nxënësit që të hyjnë me telefon në Qendër të Testimit, të njoftojnë administruesit se do të përjashtohen nga procesi në rast të mos respektimit të përgjegjësive dhe se ndaj tyre do të ndërmerren masa sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Vendi

Kurti: Zgjedhja e presidentit është emergjente, moszgjedhja na pamundëson mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të ri është një çështje emergjente, pa të cilën Kosova nuk do të mund t’iu ndihmojë katër ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelimit të dënimit të tyre nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kurti theksoi se vendi ka nevojë të menjëhershme për një strategji shtetërore e kombëtare, e cila duhet të trajohet gjatë këtij muaji dhe jo vitin e ardhshëm. Sipas tij, nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet presidenti, Kosova rrezikon të mbetet me muaj të tërë pa institucione funksionale për shkak të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm kjo, ajo na kufizon edhe mundësinë që të merremi me strategjinë shtetërore dhe me çështjen e apelit. Pa President, Kosova rrezikon të mbetet pa institucione funksionale”, u shpreh Kurti. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

PDK kërkon nënshkrimet e opozitës dhe shumicës për seancë të jashtëzakonshme për Specialen

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, me qëllim votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë një konference për media, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të ditur se deri më tani janë siguruar 29 nënshkrime – 22 nga grupi parlamentar i PDK-së dhe 7 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme sipas Rregullores së Kuvendit nevojiten së paku 40 nënshkrime.

Hamza konfirmoi se i kanë dërguar ftesë zyrtare kryetares së Kuvendit dhe u kanë kërkuar mbështetje me nënshkrime deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje si dhe komuniteteve joshumicë joserbe.

“PDK-ja po pret dhe po kërkon që të thirret seanca në mënyrë që të aprovohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Iu kemi dërguar ftesë të gjithë deputetëve të VV-së, LDK-së dhe komuniteteve joshumicë joserbe që të na japin nënshkrimet, meqë kërkojmë me ngulm që ky ligj të miratohet”, deklaroi Hamza. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Mblidhet grupi parlamentar i LVV-së, pritet caktimi i seancës për presidentin

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mblidhet sot në orën 14:00, mëson Ekonomia Online nga burimet e saj brenda këtij subjekti politik.

Mbledhja e parlamentarëve të shumicës vjen në një moment të tensionuar politik, kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar një orar zyrtar për mbajtjen e seancës plenare.

Sot është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri deri në mesnatë, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

UBT ofron 20% bursë studimi për Masterin në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit

Published

on

By

Në një kohë kur siguria ushqimore përbën një nga sfidat më kryesore globale, UBT ka hapur aplikimet për programin Master në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit, duke ofruar 20% bursë studimi përmes skemës “Engaged Scholarship” për të gjithë kohëzgjatjen e studimeve.

Bursa vlen për një sere profesionistësh të fushës, përfshirë teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.

Programi është i ndërtuar sipas standardeve të universiteteve më të avancuara evropiane dhe synon përgatitjen e kuadrove udhëheqëse për tregun e punës. Përmes punës praktike në laboratorë modernë, studentët trajnohen në kontrollin e cilësisë, inxhinierinë e përpunimit, kiminë e mikrobiologjinë ushqimore, si dhe zhvillimin e produkteve inovative në përputhje me legjislacionin dhe normat ndërkombëtare.

Përveç komponentës teoretike dhe praktike, ky program vë fokus të veçantë te kërkimi shkencor dhe zgjidhja e problemeve reale me të cilat përballet industria ushqimore sot. Studentët aftësohen për të analizuar parametrat dietikë, për të optimizuar linjat e prodhimit industrial me eficiencë energjetike dhe për të garantuar qëndrueshmëri mjedisore në çdo fazë të përpunimit të ushqimit.

Gjithashtu, mjedisi interaktiv, stafi akademik me përvojë ndërkombëtare dhe rrjeti i gjerë i partneriteteve u mundësojnë studentëve përfitimin e kompetencave të nevojshme për pozita drejtuese e ekzekutive në sektorin publik dhe privat, si dhe për vazhdimin e studimeve të doktoraturës.

Për më shumë informata mbi aplikimin dhe përfitimin e bursës prej 20%, të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë hapësirave të UBT-së apo faqeve zyrtare të këtij institucioni.

Continue Reading

Të kërkuara